Rënia e komunizmit dhe ngritja e kapitalizmit

Socializmi dhe komunizmi janë shembur nën barrën e gabimeve të veta. Faktorët e jashtëm ishin gjithashtu të rëndësishëm. Xhihadi në Afganistan ishte goditja përfundimtare. Tërheqja ruse (1979) nga Afganistani shënoi fundin e periudhës sovjetike dhe shpërbërjen përfundimtare të superfuqisë sovjetike. Çlirimi i vendeve të Evropës Lindore dhe shembja e Perandorisë Sovjetike janë ngjarje kryesore të kohës sonë. Megjithatë, do të ishte e drejtë të sugjerohet se, padyshim, ishin kontradiktat e brendshme të sistemit si dhe dështimet politike, sociale, morale dhe ekonomike, ato që çuan në rënien e tij përfundimtare. Si pasojë e rënies së komunizmit, kapitalizmi dhe liberalizmi konsiderohen si sistemet e vetme dominuese në botës. Megjithatë, problemet reale të shoqërisë njerëzore, që e nxorrën kërkimin për alternativa ndaj kapitalizmit dhe lindjen e socializmit dhe fasçizmit, janë ende aty. Kontradiktat e kapitalizmit mbeten të pazgjidhura. Të gjitha fjalët e kota për ‘fundin e historisë’ dhe ‘superioritetin e kapitalizmit liberal’, kanë mbetur pretendime bosh pa substancë reale. Pamja e shëmtuar e kapitalizmit global po bëhet gjithnjë e më ofenduese dhe kundërshtimi popullor ndaj tij po bëhet gjithnjë e më i artikuluar. Seattle, Uashington, Pragë, Davos, Kajto, Quebec dhe vala e fundit e sulmeve terroriste 9/11 në New York po bëhen simbole të rebelimit popullor kundër shfrytëzimit global nga pakica. Stabiliteti i sistemit është në rrezik. Valët e recesionit po rriten në pjesë të ndryshme të botës kapitaliste. Kolapsi monetar po bëhet një fenomen që përsëritet. Papunësia është rritur në përmasa kërcënuese, madje edhe në shumë vende të zhvilluara. E ardhmja nuk është aq e ndritshme sa ishte parashikuar.

Artikulli paraprakEkonomiksi Klasik
Artikulli tjetërShfrytëzimi kolonial