A lejohet dhënia e sadakasë për të vdekurin?

Pyetje: A mund të jap sadaka në emër të babait tim të vdekur? A i shkon sevapi atij?

Përgjigje: Po. Lejohet dhënia e sadakasë (lëmoshës) për babain e vdekur dhe shpërblimi i arrin atij me lejen e Allahut.

Transmetohet nga Aisheja (radijallahu anha) se: Një grua erdhi te Pejgamberi (salallahu alejhi veselem) dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, nëna ime ka vdekur pa lënë testament. Dhe mendoj se sikur të kishte folur (të kishte lënë testament), do kishte porositur të japim për të sadaka. A ka ajo shpërblim, nëse jap unë për të sadaka? Tha: Po.“ (Buhariu dhe Muslimi)

Dhe për lejimin e dhënies së sadakasë për të vdekurin, Imam Neveviu ka përmendur Ixhma‘ (pajtim dhe koncensus të të gjithë dijetarëve).

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami
Artikulli paraprakA paguhet zekati i stolive sipas çmimit të blerjes apo vlerës aktuale?