Algjeria mbështet me 30 milionë dollarë rindërtimin e qytetit Jenin në Palestinë

Algjeria mbështet me 30 milionë dollarë rindërtimin e qytetit Jenin në Palestinë
Algjeria do të japë mbështetje financiare prej 30 milionë dollarësh për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit Jenin pas sulmeve të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Algjeria do të japë mbështetje financiare prej 30 milionë dollarësh për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit Jenin pas sulmeve të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare algjeriane të lajmeve APS, presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune vendosi të mbështesë me 30 milionë dollarë ndihmë financiare “për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit pas sulmeve barbare në qytetin dhe kampin e Jeninit nga forcat pushtuese cioniste”.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, presidenti palestinez Mahmoud Abbas shprehu falënderimet dhe vlerësimin e tij për homologun e tij Tebboune, qeverinë e tij dhe popullin e Algjerisë për mbështetjen e tyre financiare.

Sulmet e nisura nga Izraeli në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, i pushtuar nga Izraeli, më 3 korrik vazhduan për rreth 48 orë dhe shkaktuan shkatërrime të mëdha në rajon.

Nga sulme humbën jetën 12 palestinezë, mes të cilëve 4 fëmijë ndërsa u plagosën rreth 120 palestinezë tjerë, 20 prej tyre në gjendje të rëndë.
/aa/

Artikulli paraprakKosovë, ATK inkasoi 423 milionë euro në gjashtë muajt e parë të vitit
Artikulli tjetërTOMTAS: Rihapet pas 7 dekadash fabrika e parë e avionëve në Türkiye