Pyetje: Zekati a i jepet fëmijve të tu, të cilët janë të martuar, dhe të ndarë nëpër shtëpitë e tyre, qoftë vajzës apo djalit?
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
➖ Rregulli i përgjithshëm lidhur me këtë çështje është se:
“Nuk lejohet që zekati t’i jepet atyre personave që e ke obligim mbajtjen e tyre, dhe shpenzimin për to”.
🔘 Personat që është obligim shpenzimi për to janë dy ketegori:
A- Prindërit, prindërit e prindërve, e kështu (gjyshërit dhe stërgjyshërit) sado që të jenë gjallë.
B- Fëmijët, fëmijët e fëmijve, fëmijët e fëmijëve të fëmijëve, derisa sado që të vazhdojë lindja.
🔘 Këto persona babai e ka detyrë mbajtjen dhe kujdesin për to nga ana financiare.
Në lidhje me fëmijët shpenzimi për to është i kufizuar derisa djali të arrijë moshën e pjekurisë dhe të jetë i aftë që të mbajë veten e tij. Kurse vajza babai e ka detyrë ta mbajë derisa të martohet.
Nëse fëmijët janë të rritur, të martuar, dhe të ndarë nëpër shtëpitë e tyre, por janë të varfër, dhe nuk i përballojnë dot shpenzimet, a e ka detyrë babai të shpenzojë për to? Apo i lejohet ti japë nga zekati?
➖ Sipas mendimit më të saktë në këtë rast babai e ka detyrë ti ndihmojë dhe të shpenzojë për to sipas mundësisë, dhe nuk lejohet që t’u japë nga zekati.
Por a lejohet që babai tia japë zekatin dhëndrit të tij, (burrit të vajzës) nëse janë të varfër?
➖ Këtu shikohet; nëse kjo dhënje nuk përdoret si hile, dhe shmang’je që të mos shpenzojë për vajzën e tij, në këtë rast in sha Allah lejohet që tia japë zekatin dhëndrit të tij. Sepse origjina është se lejohet që dhëndrit t’i jepet zekati nëse është i varfër, duke qënë se nuk është prej personave që e ke detyrë shpenzimin për to. Por nëse përdoret si hile nuk lejohet.
Allahu e di më mirë.
/HarizAllkoci