Ballina Fokus Je vonë për në mbledhje? “Paguaje” me një bimë.

Je vonë për në mbledhje? “Paguaje” me një bimë.

 

Grovo, një kompani e bazuar në New York, një firmë e cila merret me krijimin e produkteve trajnuese për forcën punëtore në mjedisin e sotëm teknologjik, është e mbipopulluar nga “miqtë e gjelbër”.

Ky ishte një marifet shumë origjinal i themeluesit të kompanisë Nick Narodny, i cili thotë se e krijoi për të “institucionalizuar” një mënyrë për reduktimin e vonesave: sa herë që një punonjës është vonë për në punë ai/ajo duhet të blejë një bimë për tavolinën e punës së tij/saj.

Politika filloi të implemetohej si një shaka që nisi nga rradhët e stafit të dizenjimit dhe inxhinierimit të produkteve, stafi që e quan veten “The Forest” (Pylli). Ndërsa pjesa tjetër e stafit të kompanisë është vetëquajtur “The ocean” (Oqeani). “Kjo sepse pyjet janë ato që ‘ushqejnë’ ekosistemet në Tokë,” thotë Narodny. Dhomat e konferencave janë pagëzuar me emrat që u shkojnë më për shtat, si “Zabel”, “Driza”, “Toka e humbur”.

Por politika e blerjeve të bimëve, e njohur edhe si “Fondacioni i pyjeve”, doli jashtë autonomisë së Grovo-s. Për shkak se pjesëtarët e stafit mund të vendosnin vetë oraret e tyre kryesore, gjatë të cilave donin të punonin dhe faktit që u kërkohej të punonin në zyrë vetëm pesë orë në ditë, në kompani u shfaqën probleme vonesash që i bënin të vështira mbledhjet e stafit.

 

“Kështu zyrat tona janë të mbushura me bimë të të gjitha formave dhe përmasave,” thotë Narodny. “Sidomos një ose dy tavolina të punës të cilat janë të tejmbushura nga bimët.” Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, por në limitet e caktuara sigurisht.

Studimet tregojnë se të zbukurosh zyrën e punës me bimë të gjelbra mund të rrisë produktivitetin deri në 15%.

Dhe ashtu siç na konstaton vetë Narodny, kjo politikë duket se ka dhënë frytet e dëshiruara deri tani. Pavarësisht se nuk është e detyrueshme t’i bindesh kësaj politike pasi është më tepër në formë loje dhe jo ndëshkimi, “punonjësit nuk vijnë më me vonesë”. Aspekti “negativ” i të ardhurit vonë në punë u është injektuar si një tentativë lozonjare për të ndërtuar marrëdhëniet brenda grupit.

Për më tepër, sipas Entrepreneur politikat unike të Grovo-s e kanë katapultuar atë në vendin e 14-të në listën e kompanive me kulturën më të mirë në organizatë.

Artikulli paraprakBorxhi publik i Kosovës arriti në 1 miliardë e 682 milionë euro më 2021
Artikulli tjetërGjermani: Shtrenjtimi i energjisë nxit deindustrializimin

Comments are closed.