Ekonomia botërore do të pësojë një goditje më të madhe vitin e ardhshëm nga sa ishte parashikuar më parë, për shkak të pasojave të pushtimit rus të Ukrainës, njoftoi Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Në një raport të zymtë të titulluar “Pagimi i çmimit të luftës”, organizata me bazë në Paris vuri në dukje se konflikti ka përkeqësuar presionet inflacioniste, ndërsa kostoja e jetesës është rritur me shpejtësi.
Pandemia e COVID-19 vazhdon të ketë ndikim në ekonominë globale, ndërsa rritja ekonomike është ndikuar edhe nga rritja e normave të interesit, pasi bankat qendrore luftojnë për të ulur çmimet në rritje, tha OECD, transmeton AFP.
Stanjimi i rritjes globale
“Disa tregues janë përkeqësuar dhe perspektiva për rritjen globale nuk është aspak e mirë,” tha OECD në raport.
Rritja globale ngeci në tremujorin e dytë të këtij viti dhe të dhënat në shumë ekonomi “tani tregojnë për një periudhë të zgjatur të rritjes së ndrydhur”, tha ai.
Organizata uli parashikimin e saj të rritjes ekonomike globale për vitin 2023 në 2.2 për qind, nga 2.8 për qind në vlerësimin e saj të mëparshëm në qershor të këtij viti./tesheshi/