Bëni ditën e hënë më të lehtë: 10 thënie që do t’ju motivojnë në punë

Pas fundjavës relaksuese vjen e hëna, e cila përfaqëson rikthimin në realitet dhe hyrjen në rutinën e detyrimeve të biznesit. Që nga zgjimi herët, grumbujt e emaileve, klientët e padurueshëm, takimet, si dhe një orar i ngarkuar gjatë javës është zakonisht i vështirë për shumë njerëz.

Kjo është arsyeja pse njerëzve të biznesit shpesh u mungon motivimi të hënën, i cili është “motori lëvizës” me të cilin arrihen qëllimet ditore dhe javore.

Për t’ju motivuar dhe për ta bërë më të lehtë ditën tuaj të parë të punës të javës, ne kemi zgjedhur 10 citate që pasqyrojnë anën e mirë të së hënës, pra fillimin e ri.

10 thënie që do t’ju motivojnë të hënën

“E di që është e hënë. Por është gjithashtu një ditë e re dhe një javë e re. Dhe këtu qëndron një mundësi e re që diçka e veçantë të ndodhë” – Michael Ely.

“Çdo ditë sjell zgjedhje të reja” – Martha Beck

“Të gjitha ëndrrat tona mund të realizohen nëse kemi guximin t’i ndjekim ato” – Walt Disney.

Çdo mëngjes keni dy zgjedhje: Të vazhdoni të flini me ëndrrat tuaja ose të zgjoheni dhe t’i ndiqni ato” – Christine.

“Ose ju drejtoni ditën, ose dita ju udhëheq” – Jim Rohn.

“Beso se mundesh dhe je në gjysmë të rrugës” – Theodore Roosevelt

“Talenti juaj përcakton se çfarë mund të bëni.” Motivimi juaj përcakton se sa jeni të gatshëm të bëni. Qëndrimi juaj përcakton se sa mirë e bëni atë.” – Lou Holtz.

“Sekreti i përparimit është fillimi” – autor i panjohur.

“Frymëzimi vjen nga ju. Njeriu duhet të jetë pozitiv. Kur je pozitiv, ndodhin gjëra të mira” – Deep Roy.

“Mendimet tuaja të hënën në mëngjes vendosin tonin për të gjithë javën.” Shikoni veten duke u forcuar dhe jetoni një jetë më të përmbushur, më të lumtur dhe më të shëndetshme” – Germani Kent.

studentet.mk

Artikulli paraprakPako e veçantë mbështetëse për punëtorët dhe bizneset
Artikulli tjetërNamazi: FOKUSI ynë në epokën e shpërqendrimit