Instutucionet mikrofinanciare që veprojnë në Kosovë, kanë arritur që gjatë muajit janar t’i fitojnë 1.3 milionë euro profit neto.
Si rezultat i normave të larta të interesit në këto institucione, ato kanë arritur të grumbullojnë 4.1 milionë euro vetëm nga normat e interesit, kurse 4.4 milionë i kishin gjithsej të hyrat, përcjell Buletini Ekonomik.
Në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) rreth “Informatave mujore të sistemit financiar për muajin janar 2022”, thuhet se shpenzimet e këtij sektori kishin arritur në 3.1 milionë euro, prej të cilave 0.5 milionë kishin shkuar për shpenzime të interesit kurse 1.9 milionë për shpenzime të përgjithshme dhe administrative.
Kreditë e dhëna nga Mikrofinancat në janar kishin arritur vlerën e 241.4 milionë eurove, prej të cilave 157.6 milionë ishin kredi për ekonomitë familjare dhe 83.8 milionë për korporatat financiare. Ndërsa vlera e gjithsej aseteve të këtij sektori është 341.3 milionë.
Ndërkohë, normat e interesit në kredi nëpër këto IMF, në janar ishte e shprehur më një përqindje të lartë prej 19.9%. /Buletini Ekonomik/