Gratë muslimane duhet të kontribuojnë për ngritje të ekonomisë

Gratë në vendet muslimane janë të pakrahasueshme në aftësitë e tyre dhe duhet të kontribuojnë në ngritjen e ekonomisë kombëtare duke marrë pjesë në biznese e kështu me radhë, tha të dielën ambasadori Adam Tugio.

Ai po fliste në punëtorinë e parë hibride ndërkombëtare të fokusuar në fuqizimin ekonomik të grave muslimane.

Ambasadat e Indonezisë, Malajzisë, Jordanisë, Arabisë Saudite, Tunizisë dhe Turqisë bashkëpunuan me Komisionin Kombëtar për Statusin e Grave (NCSW) për të organizuar ngjarjen.

Në seancën e hapjes morën pjesë zyrtarë të ambasadave pjesëmarrëse, komunitetit diplomatik, kryetarja e NCSW Nilofar Bakhtiar dhe kryetarja e Komisionit Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve.

Ambasadori Tugio vuri në dukje rëndësinë e zhvillimit të aftësive të grave për të rritur produktivitetin e tyre dhe përmirësimin e brezit të ardhshëm.

Ngjarja ishte pjesë e një serie diskutimesh për të ndarë praktikat më të mira të udhëheqjes dhe avancimit të grave në çështjet socio-ekonomike, politikë dhe politikëbërje në botën islame.

Arsimi luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e pjesëmarrjes ekonomike të grave dhe thuhet se gratë e arsimuara përbëjnë një komb të arsimuar, tha ambasadorja, duke shtuar: “Ne duhet të rrisim ndërgjegjësimin në të gjitha vendet islame për fuqizimin ekonomik të grave”.

Ndërkohë, ambasadorja tuniziane Borhene El-Kamel ndau me të pranishmit përvojën e fuqizimit të grave në Tunizi.

Ajo tha se e ardhmja e grave në vendin e saj ishte e ndritur dhe gratë ishin të lira për të marrë pjesë në aktivitete ekonomike, duke shtuar se gratë gradualisht po konsolidonin pozicionin e tyre në të gjitha vendet dhe po zinin pozita të rëndësishme.

Znj. Bakhtiar hodhi dritë mbi idenë që qëndron pas nisjes së seminareve ndërkombëtare dhe sugjeroi krijimin e një grupi grash të reja të talentuara sipërmarrëse.

Panelistët theksuan se gratë muslimane kishin dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm ndaj shoqërisë dhe në disa raste shërbyen si lidere të shquara.

Kryetarja e Komisionit Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve, Afshan Tehseen, tha: “Nëse mbështet një grua, ti mbështet një komb të tërë”.

Ambasadori  i Jordanisë, Ibrahim Al Madani theksoi se fuqizimi ekonomik i grave duhet të jetë prioritet në planet kombëtare të zhvillimit.

“Islami i kushton rëndësi të madhe rolit ekonomik dhe social të gruas dhe feja jonë është e lirë në këtë drejtim”, tha ai.

Gratë sipërmarrëse pakistaneze gjithashtu morën pjesë në ngjarje dhe shfaqën vepra të gjalla dhe shumëngjyrëshe si punime artizanale, bizhuteri të punuar me dorë, qilima, piktura dhe sende të tjera interesante.

Puna dhe përkushtimi i tyre u inkurajuan dhe u admiruan nga publiku.

Ngjarja e radhës do të fokusohet në ndarjen e praktikave më të mira për avancimin e rolit të gruas në politikë në vendet me shumicë muslimane, e ndjekur nga roli i ulemasë në promovimin e fuqizimit të grave.

Kjo seri ngjarjesh do të bashkojë studiues, analistë dhe ekspertë islamik nga vendet me shumicë muslimane për të diskutuar dhe ndarë njohuritë, përvojat dhe praktikat më të mira të tyre në promovimin e të drejtave të grave të garantuara nga Islami./dawn/

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakÇfarë do të ndodhte nëse tregjet financiare do të rrëzoheshin?
Artikulli tjetërA ka njeri që e pastron të kaluarën?!