I pari që e ka hartuar këtë strategji në një libër, është Albert Mehrabian, një psikolog në Universitetin e Californisë, në Los Angelos, dhe kjo strategji na ndihmon me disa informacione:
– Pjesa vizuale “Visual”, përfaqëson 55% të komunikimit me të tjerët.
Lëvizjet e trupit dhe shprehitë e fytyrës janë shumë të rëndësishme në komunikimin me të tjerët. Kur flet, duhet të ekzistojë diçka që quhet “përputhje”, që do të thotë se intonacioni i zërit, fjalët që ti thua, dhe lëvizjet e shprehitë e tua, të thonë të gjitha të njëjtën gjë, të gjitha të jenë në përputhje me njëra-tjetrën. Në shërbimin ndaj klientit, nëse dëshiron t’i ndihmosh njerëzit, duhet ta ngresh zërin pjesërisht, dhe kështu energjia e pranishme, dhe fjalët që ofrojnë ndihmë, e bëjnë personin të ndihet i sigurt se përpara tij ka një person të fortë, që do ta ndihmojë vërtetë. Por, nëse ka heshtje, ai do të tensionohet më shumë, do të ndjejë shqetësim dhe mungesë sigurie.
– Fjalët përfaqësojnë 7% të komunikimit.
Fjalët përfaqësojnë 7%, sepse ato mund të ndryshojnë, për shkak se kur personi i zgjeron horizontet e tij, mund t’i ndryshojë edhe fjalët e tij. Fjalët nuk kanë asnjë kuptim tjetër përveç kuptimit që ia përcolle bashkëbiseduesit. Fjala që del nga goja jote, ti nuk e di se si e percepton atë fjalë, ai që ti e ke përballë. Në fakt, në shërbimin ndaj klientit, fjala e parë del në mënyrë spontane pa e menduar, sepse 90% e sjelljeve tona janë spontane.
-Intonacioni i zërit përfaqëson 38% të ko munikimit tonë me të tjerët.
Intonacioni i zërit përfaqëson 38% të komunikimit, sepse ai i jep kuptim fjalëve, dhe nëpërmjet tij kupton gjendjen e personit që ke përballë teje. Toni i zërit, mprehtësia dhe fuqia e tij, i japin zërit kuptim dhe forcë.
Nëse ty nuk të pëlqen zëri jot, atëherë pse do ta duan atë njerëzit… As ata nuk do ta duan! Prandaj, njëra nga gjërat e rëndësishme në shërbimin ndaj klientit është ta trajnosh zërin tënd… siç duhet ta trajnosh edhe trurin dhe personalitetin tënd, gjithashtu!
Faza më e lartë e komunikimit është pajtueshmëria, miqësia dhe harmonia e plotë me njerëzit, atëherë kur ti e ndjen veten rehat me të tjerët.
Personi më fleksibil, bën dy gjëra: Ai e kontrollon jetën e tij dhe i realizon objektivat e tij.
Njerëzit më të mirë mes jush, janë ata që ju shërbejnë më mirë, dhe shërbimi ndaj klientëve të ndihmon në një masë të madhe t’i realizosh objektivat dhe t’i shtosh fitimet e tua.
Dr. Ibrahim el-Fekij