Ministri i punëve të jashtme u bën thirrje muslimanëve indianë të ngrihen për mbrojtjen e të drejtave të tyre themelore

Ministri i Jashtëm Shah Mahmood Qureshi u ka kërkuar muslimanëve indianë të ngrihen për mbrojtjen e të drejtave të tyre themelore.

Në një deklaratë të mërkurën, ai tha se fushata e persekutimit nuk do të ndalet nëse muslimanët do të heshtin.

Ministri i Jashtëm dënoi ashpër ndalimin e hixhabit në institucionet arsimore në Karnataka. Ai tha se bartësit e flamurit të të drejtave të njeriut duhet ta marrin parasysh këtë dhe të flasin për të drejtat e studentëve vajza muslimane, të cilave po privohet nga e drejta e tyre themelore e arsimimit.

Duke shprehur shqetësime për keqtrajtimin e pakicave në Indi, Shah Mahmood Qureshi tha se Pakistani po pret sesionin e 48-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OIC dhe do të diskutojë çështjet me të cilat përballet umeti musliman, duke përfshirë mosmarrëveshjet e Palestinës dhe Kashmirit, si dhe islamofobinë./Radio Pakistan – Ekonomia Islame/

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakDerrat nxisin debat në Gjermani
Artikulli tjetërRekord i remitencave nga diaspora në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2021 dërguan 1.44 miliard euro.