HISTORIA E MILIONERIT

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Shoku im ishte një burrë i mirë. Ndoshta ka lexuar ndonjëherë rukje të ligjëruar tek disa të sëmurë. Një herë më tregoi:

Një ditë më ra zilja e telefonit. Ishte djali i një prej tregtarëve më të mëdhenj. Më thotë: “O shejh, babai im është sëmurë. Kërkojmë që të vish për vizitë tek ai dhe t’i lexosh rukje atij.”

Shkova atje dhe ja, kur pashë një kështjellë të lartë ku derdhej mirësia nga muret e saj. Më mikpritën djemtë e tij ashtu si i takonte pritja e një miku. Luksi dukej i qartë në fytyrat e tyre. I pyeta ata për sëmundjen e babait. Njëri prej tyre më tha: “Babai ynë ka qenë i goditur me hemorragji cerebrale në mëlçi. Zbuluam përpara disa ditësh se i ka filluar kanceri në gjak. Doktori na tha se rezultatet mjekësore tregojnë se nuk i ka ngelur atij për të jetuar vetëm se disa ditë të numëruara, por Allahu e di se si është realiteti.” Vazhdova të shkoj me ta për tek babai i tyre. Kur sapo arritëm tek ai më tërhoqi njëri prej tyre dhe më tha: “O shejh, më fal, harruam të të themi se babai ynë nuk e di të vërtetën e sëmundjes së tij. Kur morëm përgjigjen e analizave u frikësuam se mos i shtohet mërzitja dhe sëmundja. I kemi thënë atij se ka infeksion në bark.” U mbështeta tek Allahu dhe hymë në dhomën e babait të tyre. Një dhomë e gjallëruar, në të një krevat mbi të cilin ishte një burrë që i kishte kaluar pak të pesëdhjetat. Dalloheshin tek ai shenjat e mirësisë. I sëmurë, por trupi i tij vazhdonte të ishte i mbajtur. E takova me butësi dhe u ula tek koka e tij edhe djemtë u ulën përreth tij. U kthye nga ata dhe i urdhëroi që të dilnin. Dolën dhe e mbyllën derën e dhomës e mbeta unë dhe ai. Ktheu kokën e tij dhe qëndroi pak i heshtur, më pas u përlot dhe filloi të qante. U kthye nga unë dhe lotët rridhnin në faqet e tij dhe tha: “Ah mor shejh! Çfarë ke? – e pyeta. Tha: “Mallkuar qoftë kjo dynja e cila kam tridhjetë vjet që e mbledh, aq sa më angazhoi nga namazi, leximi Kuranit dhe mësim i dijes. Sa herë që më këshillonte ndokush: ‘O filan, kujdesu pak për ahiretin tënd, namazin e xhumasë, agjërimin vullnetar, edukimin e fëmijëve dhe leximin e Kuranit’. I thosha se unë do të mbledh pasuri derisa të arrij mosha ime gjashtëdhjetë dhe kur të arrij gjashtëdhjetë vjeç do të jap dorëheqje nga pasuria dhe do t’ia ngarkoj atë ndonjë tjetri dhe do ta angazhoj veten në shpenzimin e asaj që mblodha dhe në adhurim. Sikurse e shikon tani më ka sulmuar mua sëmundja e cila po shkon çdo ditë keq e më keq. Më pas u shtua qara e tij. I thashë: “Mos bëj kështu more burrë, do të shërohesh me lejen e Allahut dhe do ta përkujtosh Atë. Në qoftëse Allahu bënë rrizk për ty vdekjen dije se të gjithë ne do të vdesim. Pasuria jote do të bëjë dobi ty pas saj, djemtë e tu nuk do të harrojnë, do të ndërtojnë për ty xhamia, do ndihmojnë jetimët, do japin lëmoshë e do luten për ty.” Më bërtiti dhe tha: “Boll! Mjaft!” Dhe vazhdoi të qante si fëmijë i vogël. Më pas po përsëriste: “Fëmijët e tu do japin lëmoshë për ty. Do ndërtojnë xhamia!! Ti nuk i njeh ata ndyrësira.” E pyeta i habitur: “Pse?” Tha: “Djemtë e mi, ata të cilët shfaqin dashurinë dhe keqardhjen për mua, ishin mbledhur mbrëmë këtu tek unë, u zgjat ulja e tyre dhe doja t’i nxirrja. Bëra që ata të kuptonin se unë isha në gjumë dhe fillova të gërhisja. Menduan se unë isha me të vërtetë në gjumë. Nuk kaluan disa minuta dhe filluan të flisnin për pasurinë time sa do tu ngeli atyre nga trashëgimia. Ata të gjithë janë injorantë nga ana e trashëgimisë. Po debatonin me njëri-tjetrin, u shtua debati i tyre derisa u grindën për një ndërtesë timen e cila është në një vend shumë të veçantë. Çdo njëri e donte atë në pjesën e tij.” Më pas vazhdoi burri të qante aq sa më erdhi keq për të. Dola prej tij dhe unë përsërisja me vete: “Pasuria s’më bëri aspak dobi mua. Fuqia ime dhe pushteti më kanë ikur!” El Haka, 28-29.

Me të vërtetë, njerëzit më të dashur për njeriun pas vdekjes së tij do të mblidhen për të ndarë pasurinë e tij dhe jo për të ndarë punët e tij. Vdes njeriu dhe e ndjekin atë pas tri gjëra: pjesëtarët e familjes, pasuria dhe puna e tij. Kthehet familja me pasurinë të cilën e grumbulloi ai e me të cilën kënaqen të tjerët dhe mbetet puna e tij. Po, po, mbetet puna e tij. Por, kush është ajo punë që do të ngelet dhe do të hyj në varr me të? Namazi i natës! Dhënia e lëmoshës! Ndërtimi i xhamive! Apo lënia pas dore e fesë, ndjekja e kanaleve televizive dhe shoqërimi me të pamoralshmit? Dije se Allahu nuk i bënë padrejtësi askujt.

Përgatiti: Bledar Haxhiu

Artikulli paraprakGabimet e Rekrutuesve gjatë Procesit të Rekrutimit
Artikulli tjetërStrategjitë e segmentimit