Ekziston një shprehje e vjetër: “Më trego me kë rri, të tregoj kush je”.
Sot mund të themi: “Më trego kë e ndjek në rrjetet sociale, të tregoj kush je”.
Një numër i madh i atyre që ndjeken në media sociale, e që konsiderohen si të “famshëm“, janë matrapazë që më shumë kërkojnë para dhe famë, së sa që janë promovues të ndonjë përmbajtje të dobishme.
Ndikimi i tyre në mendimet, moralin dhe qëndrimin e ndjekësve nuk duhet injoruar! Shembull: Instagrami qe ne e konsiderojmë thjesht një aplikacion për postimin e fotove tona personale, që nga fillimi i tij në 2010, ka më shumë se disa qindra milionë përdorues, më shumë se 70 milionë foto të reja në ditë dhe miliarda pëlqime e komente, natyrshem do të shtrohet pyetja, kush janë të “famshmit“ që përfitojnë nga ky aplikacion?
Tani mund ta merrni me mend se sa fiton një person i njohur (duke mos dashur të përmend emra të përveçem) në Instagram.
Ai që ka një numër mesatar, në rangun e 500,000 ndjekësve, mund të mbledhë një shumë nga 2000 deri në 3000 dollarë për çdo foto që i bën vetes, me një produkt të markës, duke i preferuar audiencës së tij, ndërsa vlerësohet se disa vajza që janë të interesuara për modën fitojnë për një foto 8000 dollarë nga kompanitë apo shtëpitë e modës.
Tani shtrohet pyetja? Nëse të famshmit fituakan kaq shumë, çfarë fitojmë ne!?