“Fitch Ratings” rrit parashikimin për rritjen ekonomike të Turqisë në vitin 2021

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë “Fitch Ratings” rriti pritjen e saj të rritjes ekomomike për Turqinë në 10,5% këtë vit.

“Fitch Ratings” bëri vlerësime për ekonominë turke në një deklaratë me shkrim.

Duke kujtuar se prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në Turqi u rrit me 1,8% kur pandemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) filloi të ndikojë tërë botën në vitin 2020, deklarata në fjalë thekson se ekonomia e vendit pritet të rritet me 10,5% në vitin 2021.

Në Raportin mbi Perspektivën Ekonomike Globale të publikuar në shtator, “Fitch Ratings” parashikoi se ekonomia turke do të rritej me 9,2% këtë vit.

“Parashikimi për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2022 është rritur në 3,6%, nga 3,5% që ishte parashikuar më parë”, shtoi agjencia.

Deklarata vuri në pah gjithashtu se rritja ekonomike e Turqisë është e fortë në krahasim me atë të vendeve të ngjashme.

Artikulli paraprakRritet për 39% eksporti nga Kosova në Gjermani!
Artikulli tjetërMonopoli në tregun e arkave fiskale: ATK tregon se a kanë aplikuar operatorë të rinj