Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kroacisë (PBB) u rrit me 16.1% në tremujorin e dytë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi të premten Zyra Kroate e Statistikave.
Rritja më e madhe që nga viti 1996 u shkaktua nga rënia e madhe e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2020 (14.4%), dhe rritja e konsumit dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve.
Konsumi i familjeve në tremujorin e dytë ishte 18.4% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe eksporti i mallrave dhe shërbimeve ishte 40.9% më i lartë.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha të premten se rritja e PBB-së tregon se ekonomia po rimëkëmbet më shpejt se sa pritej.
Sipas qeverisë, Kroacia ka regjistruar 7.7% rritje të PBB-së në gjysmën e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020, kur ekonomia u tkurr me 8%