Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM2 2021 (2017=100)
Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2021, ka rritje në: sektorin e industrisë përpunuese (C) me 36.57%; sektorin e indusrisë nxjerrëse (B) me 33.61%; dhe sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 26.10%.
Ndërsa, ulje kishte në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me (-13.72%).
Ndërkaq, krahasuar me TM2 2021 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2020), ka rritje në: sektorin e furnizmit me ujë dhe veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 75.20%; sektorin e industrisë përpunuese (C) për 43.56%; sektorin e industrisë nxjerrese (B) për 12.69%; sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për 9.56%.