Visa bashkëpunon me mbi 50 kompani kriptomonedhash për të lejuar klientët të shpenzojnë dhe konvertojnë monedhat dixhitale

Visa njoftoi se po bashkëpunon me mbi 50 kompani kriptovalutash duke përfshirë FTX dhe Coinbase për të lejuar klientët të shpenzojnë dhe konvertojnë monedhat dixhitale përmes programit të saj të kartave.

Partneriteti do ta bëjë të lehtë për klientët që të konvertojnë dhe të shpenzojnë monedha dixhitale në 70 milionë tregtarë në të gjithë botën, madje edhe ata që nuk pranojnë asete dixhitale.

“Tregtarët nuk kanë pse të ndryshojnë asgjë,” tha Cuy Sheffield, kreu për kriptomonedhat në Visa. “Do të jetë njësoj si çdo transaksion tjetër Visa për ta. Por në pjesën pas, pasuritë e kripto konvertohen menjëherë në para.”

“Kemi një numër në rritje të konsumatorëve me pasuri në platformat kripto, duke tregtuar kripto, duke mbajtur kripto dhe pastaj miliona tregtarë që nuk kuptojnë në të vërtetë kripto. Ata nuk duan të përditësojnë pikat e tyre të shitjeve dhe të kuptojnë se çfarë është një blockchain,” tha ai.

Ndër funksionalitetet që ofrohen, megjithëse do të varet nga platforma e kriptovalutave, është lejimi i përdoruesve të shpenzojnë para dhe të fitojnë kriptomonedha si shpërblim, i ngjashëm me mënyrën se si përdoruesit mund të grumbullojnë para, milje ajrore ose pikë për hotele.

Sheffield gjithashtu tha se ka më shumë se 1 miliard dollarë të shpenzuara në kartat Visa të lidhura me kripto në gjysmën e parë të 2021, ai është optimist se e ardhmja premton më shumë.

Më 29 Mars, firma e pagesave njoftoi se do të mundësojë përdorimin e monedhës USD për të shlyer transaksionet e pagesave në platformën e saj. Visa pilotoi opsionin e pagesës përmes platformës së pagesave Crypto.com dhe bankës dixhitale të aseteve Anchorage.

“Ne duhet të jemi në gjendje të mbështesim një monedhë dixhitale dhe të konvertohemi midis versionit dixhital dhe versionit tradicional të një monedhe fizike,” tha ai.

/businessinsider

Artikulli paraprakKush është Andy Jassy, njeriu që erdhi në krye të Amazon?
Artikulli tjetërLuftimi i ekonomisë joformale, 65 për qind e qytetarëve thonë se është përgjegjësi e tyre