Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitë publikimin e radhës “ Statistikat e Tregtisë me Pakicë – TM1/2021 ”, me të dhëna mbi Tregtinë me Pakicë TM1-2021.
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.
Në tremujorin e parë të vitit 2021 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020 rritje kanë: Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 30.4%,Tregtia me Pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 16.8%, si dhe Tregtia me Pakicë në dyqane jo të specializuara 3.7% .
Derisa rënie ka shënuar: Tregtia me Pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara ka shënuar (25.7%), Tregtia me Pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (25.2 %), Tregtia me Pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (14.6%), Tregtia me Pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (10.0%) si dhe Tregtia me Pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (7.8%).