Warren Buffett beson se 3 zgjedhje në jetë ndajnë fituesit nga humbësit

Warren Buffet ka thënë shumë gjëra të mençura dhe ka dhënë shumë këshilla të dobishme. Përtej urtësisë në investime, shumë nga këshillat e Buffet janë gjëra që mund të ketë mësuar apo dëgjuar kohë më parë, nga prindërit e mësuesit.

Po sa prej nesh i kanë për zemër këshillat e tij dhe i zbatojnë në jetë, në rolet udhëheqëse apo në procesin e vendimmarrjes në biznes? Kjo mund të bëjë ndryshimin midis të qenët një fitues apo humbës.

Këto janë tre këshilla që i rezistojnë kohës…

 

1. Mësoni njohuri, ditë pas dite

Fakti që Buffet ka arritur kaq shumë në jetë do të thotë se këshillat e tij janë mjaft të vlerësuara. Ai mendon se çdokush mund të bëjë të njëjtën gjë nëse ndjek një rregull të thjeshtë: formulën e Buffett. Sipas tij, çelësi i suksesit është të vini kokën në krevat çdo ditë në mënyrë pak më të zgjuar.

Buffett nënvizoi se ka një ngjashmëri të madhe me investimin kur thotë: “Në këtë mënyrë krijohen dijet. Si interesi kompleks.” Një nga mënyrat më të mira për të fituar njohuri është leximi. Shumë. Buffett është i famshëm pasi kalon 80% të rutinës së përditshme duke lexuar, nëse keni ose jo kohë për një objektiv kaq ambicioz, është e parëndësishme. Qëllimi i formulës së Buffett është që të bëni çfarëdo progresi të mundshëm për të përmirësuar jetën e përditshme.

 

2. Mos e komprometoni integritetin tuaj

Buffet e kupton më së miri se gjithë vendimet inteligjente të udhëheqjes dhe biznesit kanë në bazë integritetin. Sepse pa integritet, duhet ta pranojmë, është gati e pamundur të fitosh reputacion të mirë.

 

3. Mateni suksesin tuaj me “testin vendimtar” të Buffett

Dua të largohem nga ky planet pasi të kem matur suksesin tim me një nga testet më të fuqishme të Buffett. Orakulli i Omaha, një herë tha:

“Kur të arrini në moshën time, do të masni me të vërtetë suksesin tuaj në jetë në bazë se sa nga njerëzit që doni t’ju duan me të vërtetë, ju duan. Kjo është prova vendimtare se si e keni jetuar jetën tuaj. Sa më shumë dashuri jepni, më shumë merrni”.
Ka shumë të ngjarë që nëse zemra juaj është në vendin e duhur, i doni punonjësit, i doni klientët dhe e doni vizionin që po ndiqni.

Nga momenti që biznesin apo rrugëtimin e karrierës që keni zgjedhur e keni për zemër, jeni i motivuar nga dashuria, e cila ju nxit t’u jepni shumë të tjerëve. Ju nuk jeni duke punuar mjaftueshëm për t’u bërë të suksesshëm nëse nuk e bëni atë që doni. Kur bëni atë çfarë doni, doni njerëzit rreth jush që mbështesin përpjekjet tuaja në biznes. Dashuria udhëton në gjithë drejtimet në shërbim të të gjithë palëve të interesuara në mbështetje të misionit tuaj. Dhe dashuria ju kthehet pas me dhjetë herë më shumë. Në fund të rrugës, kjo do të thotë të kalosh “provën vendimtare” të Buffett.

*Marcel Schwantes
Burimi: INC

Artikulli paraprakBie vlera e aksioneve të Coca-Cola. Shkaku Cristiano Ronaldo
Artikulli tjetërCilët mërgimtarë çojnë më shumë para në Kosovë?