Ballina Financa ATK ATK tejkalon pritshmërit për të hyrat tatimore, inkason 11.7 milion euro më...

ATK tejkalon pritshmërit për të hyrat tatimore, inkason 11.7 milion euro më shumë se plani

Vazhdon të rritet performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës, ku vetëm për muajin Janar-Mars 2021 nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 134.7 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 16.2 milion euro. Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 11.7 milion euro më shumë të hyra apo 9.6% më shumë se plani.

Rezultat për rritjen e të hyrave është përkushtimi dhe puna profesionale e stafit të ATK-së, avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.

ATK i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve që të vazhdojnë t’i kryejn obligimet e tyre tatimore, pasi që vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të ketë stabilitet fiskal.

Artikulli paraprak4 mënyrat si të fitoni më shumë duke punuar më pak
Artikulli tjetërPublikohen treguesit e statistikave të shërbimeve