Publikohen treguesit e statistikave të shërbimeve

Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, TM4 2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë të parë rezultatet e Statistikave Afatshkurtra të Shërbimeve, për periudhën TM4 2020 (2017=100)

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për indekset e treguesve në: tregti, transport, magazinim dhe postë, bar-restorante, dhe në informacion dhe komunikacion.

Indekset e treguesve në tregti, në tremujorin e katërt (TM4) 2020, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie për (-22.34%), krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2019); Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie për (-16.38%), krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2019).

Indekset e treguesve në transport, magazinim dhe postë, në TM4 2020, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie për (-10.46%), krahasuar me TM4 2019; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie për (-18.19%), krahasuar me TM4 2019.

Indekset e treguesve në bar-restorante, në TM4 2020, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie për (-21.89%), krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2019); Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 15.01% në TM4 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2019).

Indekset e treguesve në informacion dhe komunikacion, në TM4 2020, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 9.87% në TM4 2020, krahasuar me TM4 2019; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie për (-18.70%) në TM4 2020, krahasuar me TM4 2019.

Artikulli paraprakATK tejkalon pritshmërit për të hyrat tatimore, inkason 11.7 milion euro më shumë se plani
Artikulli tjetërLeksioni nga bllokimi i Kanalit të Suezit