Ekonomia Islame

Kur’ani dhe Suneti nuk përmendin termat “ekonomia islame”. Në këtë kuptim koncepti ekonomi islame është një zhvillim i kohëve të fundit në fjalorin Islamik. Megjithatë në Kur’an dhe Sunet, ka një sërë urdhëratash që trajtojnë aspektet ekonomike të jetës njerëzore. Për ta thënë me pak fjalë, ekonomia islame është ajo ekonomi që zbaton këto mësime në jetën publike dhe lehtëson individët t’i praktikojnë ato në jetën private. Mësimet që merren me jetën ekonomike janë pak, meqënëse i lënë hapësirë të gjerë ligjeve njerëzore, mendimit te pavarur dhe intepretimit nisur nga kërkesat e çdo brezi dhe periudhe. Kështu që nuk mund të ketë një formë standarte të ekonomise islame.

 

Ajo ndryshon bazuar në kushtet e secilit brez. Muslimanët e çdo epoke duhet të gjejnë formën e ekonomisë duke u bazuar në kërkesat e tyre. Gjëja e vetme thelbësore është zbatimi i mësimeve bazë me qëllim arritjen e objektivave të Tiara’s (makasid el –Sheria’ah). Në jetën publike, objektivat e Sheri’atit mund të përmblidhen në krijimin e një shoqërie ku vlerat e lirisë, besimit reciprok, këshillimit, dhënies llogari, drejtësisë, mirëqënies publike, interesave publike, transparencës në politikë, sundimi i ligjit dhe eliminimi i padrejtësisë, korrupsionit dhe mashtrimit janë më të lartat. Ne jetën private, Sheriati mëson thjeshtësinë, maturinë, vetëmohimin, mëshirën, vëllazërinë dhe bujarinë. Këto norma dhe vlera japin një kuader të përgjithshëm për ekonomine islame. Njerëzit në çdo epoke janë të lirë t’i zbatojne ato ne politikat dhe institucionet përkatese. Kjo nuk nënkupton se në një ekonomi islame gjithësecili është i mbrujtur me këto vlera.              Në fakt këto janë ideale që ekonomia islame duhet të realizojë.

Ndërsa pershkruajnë konturet e ekonomise islame, shpesh ekonomistët myslimane më shumë kanë kaluar në idealizëm se sa kanë qenë realiste. Ata kanë përvetësuar te gjitha llojet e nocioneve romantike mbi besimin, ndershmerinë, integritetin, dashurinë, mëshirën, vllazninë dhe durimin e qytetarve në një shtet islamik, duke e ditur fare mirë se kjo është një botë e përkohshme dhe këto kategori nuk janë asgjë tjetër veçse shpresa të vagta. Natyrisht ka patur shume kritika të ashpra, por të drejta mbi këto hipoteza. Edhe nëqoftëse i mënjanojmë këto hipoteza dhe supozojme një ekonomi islame në botën e sotme, ka pak tipare dalluese që e bëjnë atë islamike. Përveç kësaj nuk ka shumë kuptim të diskutohet koncepti i ekonomisë islame. Nuk është objekt i këtij shkrimi të riprodhojë literaturën e kësaj teme, ku konturet e ekonomisë islame janë përshkruar gjërësisht. Mjafton të themi se në shekullin që po vjen, nëqoftëse ndonjë vend aspiron ta transformojë ekonominë mbështetur në besimin islam, së paku duhet të bëjë ndryshimet e mëposhtme:

Heqja e interesit nga të gjitha llojet e transaksioneve financiare.

Futja e sistemit të zekat dhe ushrit. Fuqizimi i sistemit me një sistem të përshtatshëm sigurimi social për zvogëlimin e

pabarazise në të ardhurat, që ka ardhur si rrjedhojë e mosfunksionimit të sistemit të zekatit gjatë shekujve.

Zbatimi i ligjeve të Islamit mbi pronën dhe trashëgiminë.

Fillimin e një reforme të përshtatshme të tokës duke kufizuar masën e zotërimit të tokës dhe rregulluar sistemin e qiramarrjes.

Përpunimin e një kuadri ligjor për rregullimin e tregut të lirë.

Krijimin e institucioneve për disiplinimin e monopoleve të sektorit publik dhe privat si dhe për rregullimin e korporatave të biznesit që furnizojnë me mallra dhe bëjnë shërbime sociale e publike.

Nxjerrja e ligjeve të nevojshme dhe krijimi i institucioneve për mbrojtjen e ambientit.

Futjen e sistemit të el-hisbës (dhënies llogari) dhe të kuadrit ligjor për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.

Adaptimi i një politike monetare dhe fiskale për stabilizimin e çmimeve

Krijimi i një shoqërie civile që i detyron funksionarët publikë të zbatojnë normat e etikës islame dhe interesit të përgjithshëm.

Artikulli paraprakBILL GATES: TË RRITEN TAKSAT PËR TË PASURIT
Artikulli tjetërIndustria nxjerrëse prin me rritje