Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të zvogëluar ndikimin e maskave në mjedis duke i kthyer ato në rrugë. Rreth 6.8 miliardë maska që përdorën për të mbuluar fytyrën në të gjithë botën çdo ditë gjatë pandemisë, vetëm për të përfunduar në mbeturina duke ndotur oqeane.
Por një studim i ri nga Instituti i Teknologjisë Royal Melbourne (RMIT), Australi, ka gjetur një mënyrë për të ricikluar deri në 3 milion maska për çdo 1 kilometër të prodhuar të një rruge me dy korsi. Kjo mund të kursejë deri në 93 ton mbeturina. Hulumtimi është i pari i këtij lloji për të studiuar potencialin e përdorimit të maskave të disponueshme kirurgjikale në ndërtimin civil.
Pa u bërë teknikë, rrugët përbëhen nga katër shtresa: nënshtresa, baza, nën-baza dhe asfalti – shtresa e sipërme. Në studim, maska të copëtuara të fytyrës u përdorën në shtresat bazë.
Të tre shtresat bazë të një sipërfaqe rruge mund të bëhen të gjitha nga ajo që quhet agregat betoni i ricikluar ’(RCA). Një përzierje prej 1 përqind maskë dhe 99 përqind RCA u gjet se ishte përzierja optimale, duke siguruar një material bazë super të qëndrueshëm për rrugët, të cilat plotësojnë të gjitha kërkesat e inxhinierisë civile.
Studiuesit e RMIT gjithashtu kanë parë përdorimin e maskave të copëtuara si një material i përgjithshëm për prodhimin e betonit. Edhe ky studim pati rezultate të hershme premtuese. Profesor Jie Li drejton ekipin kërkimor të Institutit RMIT të Inxhinierisë, i cili përqendrohet në riciklimin dhe ripërdorimin e materialeve të mbetjeve për ndërtime civile.
“Ne e dimë që edhe nëse këto maska hidhen siç duhet, ato do të përfundojnë në mbeturina ose do të digjen”, thotë ai.
Pandemia COVID-19 jo vetëm që ka krijuar një krizë globale shëndetësore dhe ekonomike por gjithashtu ka pasur efekte dramatike në mjedis.
Nëse mendojmë për këtë problem masiv të mbeturinave, ne mund të zhvillojmë zgjidhje të zgjuara dhe të qëndrueshme që mund të na shërbejnë.”