Statistikat e Tregtisë së Jashtme të Mallrave, Janar 2021
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2021.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (0.5%) në muajin janar 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 193,2 milion euro krahasuar me deficitin 192,2 milion euro në vitin 2020. Eksporti mbulon importin (18.0%).
Eksporti i mallrave në muajin janar 2021 kishte vlerën 42,5 milion euro, ndërsa importi 235,8 milion euro, është një rritje prej (47.1%) për eksport si dhe (6.6%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (36.5%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (18.4%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (11.3%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (7.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (5.4%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (4.4%) produktet minerale, etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (13.5%) produktet minerale, (12.8%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (12.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (9.5%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.1%) mjetet e transportit, (7.8%) produkte të industrisë kimike, (6.7%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-27 arritën në 14,9 milion euro, ose rreth (35.0%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (15.5%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Italia (12.3%), Gjermania (8.4%), Holanda (3.4%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-27 ishin rreth 112,3 milion euro, ose (47.6%) e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (3.2%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.9%), Sllovenia (6.0%), Italia (4.6%), Greqia (4.4%), etj.
Në muajin janar 2021, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 13,9 milion euro, ose (32.7%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (44.1%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (17.6%), Maqedonia e Veriut (8.4%), Serbia (4.1%), Mali i zi (1.6%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin janar 2021, arritën në 35,9 milion euro, ose (15.2%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (42.9%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Serbia (6.0%), Maqedonia e Veriut (4.9%), dhe Shqipëria (3.1%).
Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 13,7 milion euro, ose (32.3%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: SHBA (12.3%), dhe Zvicra (7.5%).
Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 87,5 milion euro, ose (37.1%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.0%) dhe Kina (11.8%).