Indeksi i Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi, 2015-2020 (2015=100)

Indeksi i Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi, 2015-2020 (2015=100)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi për periudhën 2015-2020.

Sipas metodologjisë së Eurostatit, ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazik të indeksit të Çmimeve të Inputeve në Bujqësi nga 2010=100 në 2015=100.

Për të bërë krahasime dhe për t’i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për vitet 2015-2020 dhe për vitin bazik  2015, (2015 =100).

Publikimi është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe në vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) në ASK.

Produktet, të cilat e përbëjnë bazën për Indeksin e Çmimit të Inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2). Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtje e materialeve, mirëmbajtje e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera. Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesat dhe të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punët tjera përveç përmirësimit të tokës).

Në vitin 2020 indeksi vjetor i inputeve ka rënie  për -3.2 % për Input 1 i krahasuar me periudhën e njëjtë të viti 2019. Indeksi për Input 2 ka rritje për 1.5% mes viteve 2020 dhe 2019. Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 +Input 2) ka rënie për krahasuar me periudhën e njëjte te vitit 2018 për -1.0%.

Në vitin 2020 indeksi vjetor i Inputeve ka është rënie për – 7.3 % për Input 1 krahasuar me vitin 2015. Indeksi për Input 2 ka rritje për 11.5 % në mes viteve 2015 dhe 2020. Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 + Input 2) ka  rritje për 1.1 % krahasuar me vitin 2015.

Artikulli paraprakEfektet anësore të smart working, këshilla për t’u ndier më mirë
Artikulli tjetërKarburanti i jetës – Energjia