Edhe më tej rritet numri i familjeve nga skemë sociale

Statistikat e Mirëqenies Sociale, TM4 2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM4 2020

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë tremujorit të katërt (TM4) 2020: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 679 familje, me gjithsej 103 189 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale, familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, kanë përfituar 2 436 familje.

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës ishin 142 280 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës ishin 49 451 përfitues; nga skema për pensionet familjare ishin 3 712 përfitues; nga skema për pensionet invalidore ishin 81 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës ishin 2 341 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishin 1 166 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës ishin 583 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër ishin 1 848 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ishin 19 266 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ishin 2 797 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishin 13 550 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës ishin 38 216 përfitues.

Gjatë TM4 2020 janë braktisur 5 fëmijë.

Artikulli paraprakKE po konsideron mundësinë që punonjësit online të kenë të njëjtat të drejta me të punësuarit e tjerë
Artikulli tjetërStrategjia e motivimit të fortë