Hong Kongu po kalon recesionin më të keq në vitet e fundit, ndërkohë që tregu i tij i pasurive të patundshme vazhdon të lulëzojë.
Konkretisht, një apartament i ri prej 313 metra katrorë sapo është shitur atje për 49 milion euro, që është një çmim rekord prej 156,000 euro për metër katror.
Apartamenti me pesë dhoma, i vendosur në rrethin elitar të Hong Kongut në kodrën Midle-Levels, u ble për 459.4 milion dollarë, por kjo nuk është rekord kur bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme në këtë rajon special administrativ të Kinës.
Çmimi i tij për metër katror është i pashembullt dhe pasqyron kontrastet në pasuri në ish-koloninë britanike.
Pas muajsh protestash gjatë vitit 2019, ekonomia e Hong Kongut po ndjen peshën e plotë të efekteve të pandemisë dhe mbylljes së kufijve.
PBB-ja e këtij rajoni gjysmë-autonom të Kinës në vitin 2020 ra me një rekord 6.1 përqind, dhe shkalla e papunësisë aktualisht është 6.6 përqind, më e larta në 16 vjet.
Hong Kong është pa dyshim një qytet me kontraste të jashtëzakonshme.
Nga njëra anë, një përqendrim makinash luksoze ekstravagante mund të vërehet në rrugët e tij, dhe nga ana tjetër, një numër i madh i të moshuarve që mbledhin mbetjet e kartonit për t’i marrë ato për riciklim dhe për të fituar para vetëm për mbijetesë.
Sidoqoftë, me këtë shitje, Hong Kongu po përpiqet të konfirmojë se nuk po kalon një krizë.
Çmimi për metër katror i paguar nga një blerës i panjohur për këtë pronë theu një rekord të mëparshëm nga 2017. /tesheshi.com/