Motivimi i jashtëm

Motivimi i jashtëm:

Për këtë lloj të motivimit, burimi është bota e jashtme. Ai burim mund të jetë, për shembull, një ligjërues i shkëlqyer, ose një shok yti, ose ndonjë anëtar i familjes sate, ose ndonjë revistë, libër, ose ndonjë nga kryetarët tanë të punës, etj… Por, problemi i motivimit të jashtëm qëndron në atë se ai venitet shpejt.

Më lejo të të bëj një pyetje: A të ka ndodhur të marrësh pjesë në ndonjë ligjëratë, me qëllim që t’i gjallërosh shtysat-motivet psiko logjike?

Nëse përgjigjja është “po”, sa ishte masa e entuziazmit tënd pas një jave nga ligjërata?… Sa ishte masa e këtij entuziazmi pas një muaji, po pas gjashtë muajsh nga ligjërata? Natyrisht, niveli i entuziazmit shkonte në rënie… A nuk është kështu?

Një pyetje tjetër: Nëse shefi në punën ku ti punon të pret me buzëqeshje të këndshme, kjo pritje e tij, a ka ndikim në ditën tënde të punës?… Po nëse ndodh e kundërta, dhe ai të pret në një mënyrë të ftohtë, pa përshëndetje apo buzëqeshje, a ndikon kjo në ditën tënde?… Sigurisht që kjo do të ndikojë në ditën tënde, dhe është e mundur të ndikojë për një kohë të gjatë edhe në gjendjen tënde shpirtërore e psikologjike.

Për fat të keq, njeriu mbështetet shumë mbi motivimin e jashtëm. Ai ka nevojë ta ndjejë vlerësimin e shefave të tij, të shokëve dhe të anëtarëve të familjes së vet. Ne kemi gjithmonë nevojë për vlerësimin e të tjerëve. Neve na pëlqen të jemi gjithmonë të vlerësuar, dhe duam që të tjerët të na shohin me respekt, që jetë ta ndiejmë vlerën e vetes sonë. Kjo mund jetë arsyeja se pse ne nganjëherë bëjmë veprime që nuk janë në përputhje me dëshirat tona, dhe se pse bëjmë gjëra që jo domosdo na burojnë nga brenda.

Shkrimtari amerikan, Benjamin Franklin thotë: “Shikimet e të tjerëve ndaj nesh, janë ato që na rrënojnë… Nëse të gjithë që më rre thojnë do të ishin të verbër, përveç meje, nuk do të kisha nevojë për rroba elegante, as për banesë të bukur, as për mobile luksoze.”

Psikologu amerikan, William James thotë: “Nëse do të prisja vlerësimin e të tjerëve, do të përballesha me një mashtrim të madh.”

Nëpërmjet ligjëratave që i mbaj në shumë qendra dhe kompani rreth botës, dhe nëpërmjet disa hulumtimeve që kam bërë, kam zbuluar se shumica e kompanive të sigurimit organizojnë gara vjetore mes agjentëve të vet të shitjeve. Agjenti që realizon më shumë shitje, fiton një udhëtim në çift, përfshirë të gjitha shpenzimet, në një nga ishujt e bukur nëpër botë. Nga një studim rreth kësaj, doli se agjenti që mund të realizonte shitje të mëdha gjatë garës, pra që bënte punë të madhe për të fituar çmimin e garës, shitjet e tij rriteshin, por pas një jave pas mbarimit të garës, shitjet e tij bi nin 50%!!!

Cila ishte arsyeja për këtë? Megjithëse agjenti ishte i njëjti dhe punonte në të njëjtën kompani, si dhe shiste të njëjtin artikull në të njëjtin treg, por ishte motivimi, ai që ndryshonte. Në fakt, ky është pikërisht problemi i motivimit të jashtëm, të cilit i venitet shpejt ndikimi.

Një shembull tjetër… Pasi isha emëruar drejtor i përgjithshëm i një hoteli të madh, prita të marr urime të shumta, por pritja ime zgjati ndryshe nga sa e kisha parashikuar. Shefi i im i kompanisë ku punoja, erdhi të më vizitonte në zyrën time dhe pa aty një buqetë të bukur me lule, dhe më pyeti: Ç’janë këto lule të bukura? Kush t’i ka dërguar?

Ai lexoi kartën që gjendej sipër buqetës së luleve, ku shkruhej: “I shtrenjti Ibrahim! Urimet më të përzemërta për ty! Unë jam shumë krenar për suksesin tënd!”… Dhe poshtë shënohej: Ibrahim El-Fekij!!!

Shefi im, me një habit të madhe në fytyrë, më pyeti: Ç’është kjo? Mos vallë ti vetë ia ke dërguar vetes sate këto lule?

Përgjigjja ime ishte kjo: Natyrisht! Unë po prisja të më vinte ndonjë buqetë me lule si urim, por kur pritja zgjati, vendosa që unë vetë ta bëja këtë, ngaqë nuk gjeta kënd tjetër të më vlerësonte më shumë sesa vetja ime.”

Për habinë time, ditën tjetër më erdhën tri buqeta me lule, por këtë radhë nuk ishin dërguar prej meje, por nga disa nëpunës të hotelit.

Mark Twain thotë: “Ti mund të presësh duke uruar të ndodhë diçka që të të bëjë të ndihesh i kënaqur për veten dhe për punën tënde, por ti mund ta sigurosh lumturinë, duke ia dhënë ti vetë atë, vetes sate.”

Pas përfundimit prej njërës nga ligjëratat e mia në Montreal, njëra nga pjesëmarrëset e mori këtë këshillë për jetën e saj private, dhe sa herë që arrinte të kryente diçka me sukses, ose realizonte ndonjërin nga qëllimet e saj, ajo e ftonte veten për darkë, ose i blinte vetes rroba të reja, ose i dërgonte vetes një buqetë të bukur lulesh, dhe në këtë mënyrë ajo e nxiste dhe e inkurajonte veten në vazhdimësi.

Edhe ti gjithashtu, mund të bësh të njëjtën gjë, dhe do të gjesh një ndryshim të madh të nivelit tënd të entuziazmit.

Konfuçi, një nga njerëzit e mençur të Kinës, pati thënë: “Çfarë kërkon njeriu i lartë, e gjen në veten e tij, dhe çfarë kërkon njeriu punëtor i thjeshtë, e gjen tek të tjerët.”

 

/10 Çelësat e suksesit/

Artikulli paraprak12 Këshilla produktiviteti, të cilat me siguri nuk po i përdorni
Artikulli tjetërAftësitë e kërkuara nga punonjësit ndërkohë që punojnë nga shtëpia