Transfertat bankare

Transfertat bankare dhe grykësia njerëzore…

Historia ka treguar se ari dhe argjendi ka qenë dhe do të jetë baza e marrëveshjeve tregtare, ndërsa nga ana tjetër qëndron babëzia dhe grykësia njerëzore për pasuri. Urtësia e të qenit e tyre si bazë themelore e transaksioneve të ndryshme nuk e ka humbur vlerën e vet edhe sot. Zekati i pasurisë përllogaritet në bazë të vlerës së arit e argjendit në tregun valutor ndërkombëtar. Nga ditët e para të historisë për të cilën kemi njohuri ari e argjendi kanë qenë nga vlerat themelore e transaksioneve njerëzore. Janë munduar ta kufizojnë grykësinë njerëzore nëpërmjet veprimesh të ndryshme, por sprova vazhdon edhe në ditët tona.

Likurgu njëri nga ligjvënësit e antikitetit greko-romak e bëri detyrim në Spartë, që njësia monetare më e vogël të ishte prej hekuri dhe në madhësinë e një disku, pra kur të dilje në treg për të blerë diçka duhej t’i merrje paratë me qerre, dhe kështu duke ua vështirësuar në këtë drejtim. E gjithë shoqëria spartane e drejtoi vëmendjen te vlerat, si familja, ruajtja e rendit dhe e qeverisjes, shërbimi ushtarak, dominimi spartan në të gjithë Greqinë ndaj rivales së vet Athinës etj. Pas një periudhe dy apo tre shekullore erdhën në drejtim mbretër që i zhvlerësuan këto vlera dhe Sparta e mbylli ciklin e vet si fuqi dominuese. Porse babëzia për pushtet dhe para vazhdoi të jetë nxitësja kryesore te njerëzit dhe ekonomia mbështetej tek marrëdhëniet tregtare me monedha floriri qysh nga antikiteti e deri në Mesjetë, e deri vonë. Një letërsi e tërë në nivel botëror u prodhua nga një plejdaë shkrimtarësh, e kështu kemi rrëfimet e Sinbad Detarit dhe thesareve të mbledhur prej tij, historira me piratët e Karaibeve që mbledhin thesare dhe i fshehin në vende nga më sekretet, kemi Eldoradon amerikane, Kontin e Montekristos, Ethet e Arit të Çarli Çaplinit dhe e gjitha kjo bazohej në vështirësinë e marrëdhënieve tregtare për të bërë transfertat e nevojshme me ar. Pse? Po pra, në momentin kur ari apo edhe argjendi në formë monedhash fillonte të transferohej dilte pirati i famshëm Xhek Sperrou për të cilin qarkullon versioni që ka qenë musliman dhe e grabiste, apo Hajredin Barbarosa dhe vllai i vet Oruxh beu piratë, që u bënë tmerri i Mesdheut dhe u bënë Admiralë të Flotës Osmane, apo versioni i tyre anglez sër Frensis Drejk, të cilin Mbreti Britanik nga kapiten pirat e bëri admiralin e vet të deteve. Të gjithë këto figura njëkohësisht tërheqëse dhe tmerruese dilnin në skenë dhe grabisnin arin e argjendin e kundërshtarit. Pra, qysh herët lindi nevoja e rregullimit të transfertave të parasë, ato që ne i njohim sot TRANSFERTA BANKARE. Muslimanët ishin të parët që përdorën sistemin e havalesë, pra një sasi të caktuar monedhash e dorëzonin te një tregtar X dhe ia bënin havale (ia ngarkonin personit) dhe ky tregtar i një qyteti X, zakonisht nëpër porte kishte shokun e vet gjegjës në qytetin Y dhe me një copë letër nga X ti shkoje te Y dhe tërhiqje paratë. Këtë sistem pune e morën kryqtarët me urdhrat e tyre Kalorësit e Shën Gjonit, Templarët etj. dhe u shfaq çeku, i cili ishte një letër me një vlerë të caktuar monetare, dhe nuk po zgjatem më tej. Mirëpo ari dhe argjendi vazhduan të jenë në bazë të të gjithë ekonomive dhe shteteve në të gjithë botën. Shfaqja e parasë letër i lehtësoi transaksionet, por në të njëjtën kohë edhe mashtrimet e pirateritë vazhduan të jenë edhe më të sofistikuara me falsifikimin e parasë. Nga lufta e grabitjeve me armë u kalua në një front tjetër atë të piratimit virtual me letër dhe një nga historitë e trishtuara, që na përket edhe neve Shqiptarëve është momenti i krijimit të Bankës tonë Kombëtare dhe Ahmet Zogut, i cili ju kërkoi ndihmë të gjithë tregtarëve dhe bejlerëve për faktin që asokohe në trojet tona qarkullonin sasi të pallogaritshme monedhash ari në formën e dupjeve të Spanjës, Napolonit Francez (apo gjelave siç ju thoshin), mexhiteve prej ari e argjendi osmane (mexhitja e bardhë për ditë të zezë), korona ari e letre austriake etj. Mirëpo asnjëri nga tregtarët apo bejlerët nuk pranoi të bëhej pjesëtar, si aksioner në këtë nismë dhe Ahmet Zogu, i cili kishte nisur reformat drejt modernizimit të vendit dhe që i duhej domosdoshmërisht një Bankë Kombëtare u detyrua të merrej vesh me Italianët dhe e ndërtoi Bankën Shqiptare me ndihmën e dy bankave italiane, megjithëse kishte të trashëguar një kastë nëpunësish bankarë dhe degë bankare osmane, qysh nga koha e sulltanit. Banka e re, cila kishte nevojë edhe për ar e argjend, që të garantohej monedha e re bëri një transaksion, që për një napolon ar ta thyente me 21 franga letër, ndërkohë që po ta thyente me ar të jepte 20 franga ari. Njëkohësisht u lejuan të kryejnë aktivitetin e tyre bankar edhe banka greke  e serbe. E në këtë çast edhe Shqiptarët hynë në modernitet dhe ne e dimë më pas, që u bënë rrugët, hynë automobilat, rryma elektrike, nafta, ndërtimet e reja etj. etj. Procesi jonë i modernizimit pësoi një frenim të ndjeshëm me kalimin tonë pas perdes së hekurt, ndërkohë që bota vazhdoi të përparojë me transfertat bankare dhe lëvizjet masive të parasë, porse pak nga pak garantimi i parasë kaloi nga ari e argjendi tek prodhimi bruto e neto kombëtar. Me daljen e faxit dhe më pas të internetit transfertat e parasë u virtualizuan më tej, e po ashtu piratimi i bankave dhe grabitja e tyre. Për shkurt, që të mos e zgjas sot kemi bitcoin dhe mining për të bërë pasuri virtuale dhe transaksione, dhe që bitcoin po përdoret gjerësisht nga të gjithë për pastrimin e parasë së pisët. Ajo që nuk ka ndryshuar, është babëzia dhe grykësia njerëzore, si dhe ari e argjendi si vlera universale pasurie. P.S. ky shkrim vjen si rezultat i një bashkëbisedimi virtual me vllain dhe mikun tim gazetarin Roland Zili… Me selam, se kjo është një gjë shumë e vogël e mund ta vazhdosh sa të duash këtë temë!
[11:17, 2/16/2021] Dardan Veseli Gjilan: Ja se si lideri mund të fitojë besueshmërinë e punonjësve

 

Nga të gjitha tiparet që e bëjnë një udhëheqës të vlerësohet dhe të njihet ka një tipar, që qëndron mbi të tjerat:  Besueshmëria.

Që dikush të ndjekë një lider nëpër rrugëtimin e vështirë drejt suksesit, natyrisht që duhet të ketë ambicie. Sigurisht që udhëheqësi duhet të nxisë, të përqendrohet, përkushtohet dhe të jetë këmbëngulës.

Por pa besueshmëri dhe pa një ndjenjë të thellë besimi, që ky person ia vlen të ndiqet, asgjë tjetër nuk do t’i bëjë njerëzit të qëndrojnë me ju. Në fakt, mungesa e besueshmërisë mund të bëjë krejt të kundërtën. Ajo mund t’i kthejë njerëzit kundër jush.

Udhëheqësit e besueshëm nuk fyejnë, manipulojnë ose poshtërojnë askënd – publikisht ose privatisht. Këta udhëheqës janë të vetëdijshëm se respekti është thelbësor, për të fituar besnikërinë dhe respektin e njerëzve. Përmes veprimeve të tyre delikate dhe të vazhdueshme, ata fillojnë të fitojnë besueshmëri si udhëheqës me kalimin e kohës. Ata nuk u tregojnë punonjësve apo partnerëve të tyre se sa të besueshëm janë. Ata thjesht veprojnë në mënyra që e dëshmojnë këtë.

Cilat janë disa mënyra si mund të filloni të fitoni besueshmëri si udhëheqës?

• Bëhuni ekspert në fushën tuaj

Askush nuk dëshiron të ndjekë një drejtues që kontrollon punën e tyre, por nuk ka as informacionin më të vogël, se çfarë po ndodh.

Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz e respektuan (dhe vazhdojnë ta respektojnë) Steve Jobs. Ai nuk ishte një shef ekzekutiv i veshur me kostum, që jepte urdhra për produktet, për të cilat nuk dinte asgjë. Në vend të kësaj, ai kalonte një kohë të konsiderueshme me projektuesit dhe inxhinierët. Ai mbeti një praktikues i vërtetë i zanatit të tij.

Lexoni: Shumica e kompanive mund të punojnë nga shtëpia përgjithmonë

Disa drejtues e fillojnë udhëtimin e tyre si një individ i talentuar, që kërkon të “përshkallëzojë” ekspertizën e tij. Të tjerët janë futur në një pozicion udhëheqjeje dhe duhet të kapërcejnë eksperiencat e hidhura, në mënyrë që të marrin një sens të saktë të produktit ose shërbimit.

Pavarësisht se në cilin drejtim orientoheni si lider, është absolutisht e rëndësishme që kurrë të mos distancoheni shumë nga thelbi i punës. Përndryshe, ju jeni thjesht një “kokë”, që flet.

• Lërini veprimet tuaja të flasin më shumë se fjalët

Askush nuk dëshiron të ndjekë një udhëheqës që bën premtime që nuk mund t’i mbajë.

Disa nga drejtuesit më të këqij, u thonë punonjësve që do t’i promovojnë në pagesë, përpara se ta dinë me siguri nëse kompania mund ta përballojë atë – ose më keq akoma, pavarësisht nëse performanca e punonjësit e garanton atë apo jo. Këto janë momente kur një drejtues kompromenton mundësinë afatgjatë për të fituar besimin afatshkurtër të ekipit.

Por në 9 nga 10 raste, këto vendime bëjnë të kundërtën e krijimit të besimit. Ata përfundojnë duke u dhënë njerëzve arsye që të mërziten – dhe kjo është gjëja e fundit që dëshiron një udhëheqës.

• Tregohuni të përgjegjshëm

Askush nuk dëshiron të ndjekë një udhëheqës, që mund të shohë atë që të tjerët bëjnë gabim, por nuk mund të gjejë asgjë të gabuar në veprimet e tij të përditshme.

Kështu që shumë udhëheqës e ngatërrojnë “marrjen e përgjegjësisë” me paraqitjen e dobët ose të paaftë. Ata mendojnë se nëse thonë, “Unë mund ta kisha bërë atë gjë më mirë”, ata në fakt po tregjnë një dobësi dhe po e nxisin ekipin të mendojë se lideri i tyre nuk është i duhuri.

Në të vërtetë, duke qenë në gjendje të merrni përgjegjësi dhe të pranoni gabimet tuaja, ju po krijoni një mjedis, ku të tjerët mund të bëjnë të njëjtën gjë. Ju po i lini njerëzit të dinë që, si udhëheqës, jeni i gatshëm të ekzaminoni veten dhe të kërkoni mënyra përmirësimi – kjo u tregon njerëzve se si të bëjnë të njëjtën gjë.

Mos harroni: një drejtues që jeton me frazën, “Bëni siç them unë, mos bëni siç bëj unë” nuk është aspak një lider i vërtetë. Roald A. HYSA

INC

Artikulli paraprakÇfarë bëjnë njerëzit “super produktivë” ndryshe nga të tjerët?
Artikulli tjetërJemi të mbikualifikuar, por e duam një punë