Lajmet e rreme – Çfarë janë në fakt dhe si mund t`i dalloni ato?

49

Dezinformimi dhe lajmet e rreme kanë qenë pjesë e shoqërisë për mijëra vjet, por ndoshta kurrë nuk kanë qenë më të përhapura që nga zgjedhja e presidentit aktual në SHBA.

Donald Trump përdori frazën “lajme të rreme” për të sulmuar njerëz të ngjashëm të rrjetit amerikan CNN dhe New York Times kur ata i bën pyetje që nuk i pëlqyen. Në fakt, përdorimi i tij i termit e ndihmoi atë që të bëhet Fjala e Vitit të Collins Dictionary për vitin 2017, ndërsa përkrahësit e presidentit i bënin jehonë skepticizmit të tij ndaj mediave.

Ndërkohë që mandatit të tij presidencial po i vie fundi me vetëm një mandat, Trump po akuzohet vetë për përhapjen e lajmeve të rreme.

Ai ka shtyrë vazhdimisht pretendime të pabaza se zgjedhjet ishin “manipuluar” dhe inkurajoi ndjekësit e tij të “ndalonin vjedhjen”, gjë që ata u përpoqën dhe nuk arritën ta bënin ndërsa sulmuan ndërtesën Capitol Hill javën e kaluar, shkruan e përdtishmja britanike The Telegraph.

Rreziku i keqinformimit dhe lajmeve të rreme u zbulua ndërsa skenat kaotike u shpërfaqën në Uashington ndërkohë që adhuruesit e Trump u futën brenda në Kongres me brohortije lidhur me pretendimet e pabaza të Trump për mashtrim të votuesve.

Vetë protestuesit besuan se kishin qenë viktima të lajmeve të rreme me protestuesit e dhunshëm gjatë javës së kaluar duke i fyer gazetarët dhe shkatërruar kamerat televizive. Veprimet e tyre vijnë pasi Trump i quajti gazetarët “armiq të popullit” dhe i sulmoi “mediat më tradicionale”.

Në vitin 2019, një raport voluminoz mbi dezinformimin dhe lajmet e rreme, Komiteti Dixhital, Kultura, Media dhe Sport tha se ligji elektoral nuk ishte “i përshtatshëm për qëllimin” dhe duhet të azhurnohej për të reflektuar lëvizjen në fushatën politike “mikrotargjente” në internet. Një vit më vonë, deputetët janë ende duke kërkuar emërimin e një rregullatori të ri për trajtimin e “infodemisë” së lajmeve të rreme.

E megjithatë, askush nuk është dakord me atë që po ndodh tani, përmasën e problemit dhe se si saktësisht ta zgjidhim atë. Ja gjithçka që duhet të dini.

Foto: Getty Images

Origjina e lajmeve të rreme

Qeveri dhe individë të fuqishëm kanë përdorur informacionin si një armë për mijëvjeçarë, për ta rritur mbështetjen e tyre dhe për t`i shuar mospajtimet.

Perandori romak, Octaviani, e kishte përdorur një fushatë të famshme dezinformimi për të ndihmuar fitoren e tij mbi politikanin dhe gjeneralin romak, Marc Antony, në luftën e fundit të Republikës Romake. Pas kësaj, ai ndryshoi emrin e tij në Augustus dhe dërgoi një imazh lajkatues dhe rinor të vetvetes në të gjithë Perandorinë, duke e mirëmbajtur këtë gjatë pleqërisë së tij.

Në shekullin e 20-të, format e reja të komunikimit masiv lejuan që shkalla e propagandës dhe fuqia bindëse të rritet, veçanërisht gjatë kohës së luftës dhe në regjimet fashiste.

Kjo lloj propagande u financua dhe kontrollohej kryesisht nga qeveritë, por paragjykimi i qartë që ajo mbartte u zbeh ndërkohë që betejat ideologjike u bën më pak evidente. Duke i shtuar kësaj, ndërkohë që popullatat mësoheshin më shumë në komunikimin masiv, ata mund të shihnin më lehtë përmes tij.

Si i ndryshoi gjërat interneti dhe mediat sociale?

Para internetit, ishte shumë më e shtrenjtë shpërndarja e informacionit, krijimi i besimit zgjati me vite dhe kishte përkufizime shumë më të thjeshta se çfarë përbënin lajmet dhe mediat, duke e bërë më të lehtë rregullimin ose vetë-rregullimin.

Mirëpo rritja e mediave sociale i ka thyer shumë nga kufijtë që parandaluan përhapjen e lajmeve të rreme në sisteme me demokraci. Në veçanti, i ka lejuar çdokujt që të krijojë dhe shpërndajë informacione, veçanërisht ato që janë provuar më të afta në “lojërat” se si funksionojnë rrjetet sociale.

Facebook dhe Twitter u kanë dhënë mundësi njerëzve të shkëmbejnë informacion në një shkallë shumë më të madhe sesa asnjëherë më parë ndërkohë që publikimi i platformave si WordPress i dha mundësinë gjithësecilit që të hapë me shumë lehtësi një faqe interneti. Me pak fjalë, pengesat për krijimin e lajmeve të rreme kanë pushuar së ekzistuari.

Përveç kësaj, aplikacionet e bisedave si WhatsApp janë bërë qendra për dezinformim dhe lajme të rreme, duke e shtyrë rrjetin më të madh social, Facebook-un, që ta reduktojë numrin e njerëzve që përdoruesit mund ta përcjellin një mesazh në pesë sosh. Aplikacione të tjera si aplikacioni i enkriptimit Telegram gjithashtu ka lejuar që informacioni i rremë të përhapet më lehtë.

Ndikimi i Rusisë, zgjedhjet e SHBA 2016 dhe Donald Trump

Në 2019, Trump zbuloi fituesit e “Fake News Awards” të tij të shumëkërkuar, duke përshkallëzuar sulmet e tij tashmë të vazhdueshme ndaj një numri mediash të mëdha amerikane.

Presidenti republikan i bëri publike dhjetë “të nderuarit” duke përdorur mediumin e tij të preferuar Twitter, duke bërë ndërlidhje me listë të botuar në faqen e internetit të Partisë Republikane, faqe kjo e cila ra nga rrjeti disa minuta pas zbulimit të tij të madh.

Llogaria e Presidentit Trump në Twitter u bë qendër për lajme të rreme dhe dezinformata duke e shtyrë Twitterin që të marrë vendimin për etiketimin e tweet-ve të tij vitin e kaluar. Në majin e vitit të kaluar, Twitter etiketoi tweet-at (cicërimat) e z. Trump për shfaqjen e mediave të manipuluara. Ai gjithashtu kufizoi postimet e tij për “glorifikimin e dhunës” pasi në Twitter ai shkroi “kur plaçkitja fillon, fillojnë edhe të shtënat” gjatë protestave të Black Lives Matter.

Sidoqoftë, mashtrimet dhe gënjeshtrat janë shoqëruar me internetin që nga ditët e tij të hershme, por vetëm në tre vitet e fundit janë shfaqur fushata të organizuara, sistematike të keqinformimit, shpesh të lidhura me qeveritë, dhe efekti i tyre në demokraci dhe shoqëri po futet nën një skanim të gjërë.

Zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA janë parë si mundësi e mirë për lajmet e rreme. Disa e vlerësojnë retorikën anti-establishment të Presidentit Trump dhe mosbesimin ndaj mediave kryesore. Të tjerët e fajësojnë zgjerimin e partisë, që nënkuptonte se lexuesit ishin më të prirur të besonin dhe të tregonin histori që u përshtateshin bindjeve të tyre.

Ngritja e mediave sociale në vete është parë gjithashtu si kruciale. Faqet si Facebook akuzohen për krijimin e “fluskave të filtrit”, fenomenin e të shfaqurit tek njerëzit gjëra me të cilat ata pëlqejnë ose kanë tendencë të bien dakord, dhe fshehjen e atyre që nuk i bëjnë.

Kritikët e Facebook dhe Twitter thonë se faqet janë krijuar për të përhapur dezinformata, duke krijuar histori të varura nga aftësia e tyre për t’u bërë virale – diçka që shpesh varet nga sensacionalizmi dhe reagimet emocionale më shumë sesa vetë e vërteta.

Kryetitujt e tillë si “Papa mbështet Trumpin”, “Hillary i shiti armë ISIS”, “Agjenti i FBI i Dyshuar në E-mailat e rrjedhur të Hillary Email është gjetur i vdekur” u bën virale në Facebook në prag të zgjedhjeve, duke u shpërndarë me mijëra herë.

Mirëpo lajmet e rreme shkojnë përtej ShBA. Sipas Freedom House, 30 qeveri të identifikuara këtë vit paguajnë “formësues opinionesh” për të promovuar propagandën në internet.

Çfarë saktësisht është lajmi i rremë?

Një nga problemet e të bërit gjithçka në lidhje me lajmet e rreme është se ato vijnë në shumë variante, nga aktorë të ndryshëm dhe me motive të ndryshme. Këto variante përfshijnë, porse nuk kufizohen në:

  • Përmbajtje të bujshme e të menaxhuara nga komercialiteti: Histori që nuk drejtohen ideologjikisht, por shumë shpesh nuk kanë absolutisht asnjë bazë në fakt. Qëllimi i tyre kryesor është ta menaxhojnë trafikun në internet dhe, si rezultat, të gjenerojnë të ardhura nga reklamat. Uebsajtet pop-up të drejtuara nga adoleshentë maqedonas hyjnë në këtë kategori.
  • Dezinformimi i sponsorizuar nga shteti: Qëllimi këtu nuk janë të ardhurat, por ndikimi. Portalet në Rusi ose diku tjetër mund të prodhojnë përmbajtje për të ndryshuar opinionin publik, për të mbjellë ndarje ose për të dhënë iluzionin e mbështetjes për një kandidat ose ide të caktuara, brenda ose jashtë vendit. Historitë e trilluara shpesh mund të përzihen me ato të vërteta ose të bujshme.
  • Faqet e lajmeve me ndikim të madh partiak: Këto mund të bashkojnë fakte dhe mendime, janë shumë mbështetëse ndaj një pikëpamjeje politike ose partie, dhe shpesh pozicionohen si alternativa ndaj mediave kryesore.
  • Mediat sociale: Një mori robotësh në Twitter që postojnë foto të doktruara ose mashtruese, reklama në Facebook të paguara nga portale të inteligjencës ruse, video në YouTube që pretendojnë se incidentet terroriste janë mashtrime. Këto nuk janë linqe jashtë mediave sociale por janë pjesë e vetë rrjeteve sociale.
  • Satira ose parodia: Publikme të gëzueshme të tilla si The Onion dhe Daily Mash kanë ekzistuar shumë përpara se lajmet e rreme të shiheshin si një problem në vete.

Foto: AFP

Ka edhe të tjera, duke mos i përmendur lajmet nga media kryesore që rezultojnë të jenë mashtrime ose gabime, por që kanë qëllime vërtet të mira prapa bërjes publike.

Dhe sigurisht, është Donald Trump, i cili vazhdimisht i referohet mediave të tilla si CNN dhe New York Times si “lajme të rreme”. Administrata e tij gjithashtu shpiku termin “fakte alternative” kur u shfaqen me prova të pjesëmarrjes së ulët në inaugurimin e Trump.

Këto përkufizime dhe motive të ndryshme e bëjnë tepër të vështirë luftën në mënyrë efektive ndaj lajmeve të rreme. Disa lloje, të tilla si faqe interneti të rreme me qëllime komerciale, janë vërejtur duke i prerë reklamat, por kjo nuk ndikon në fushatat e keqinformimit, për shembull. Paralajmërimet për storiet e mundshme të lajmeve të rreme janë prezantuar nga Facebook, por kjo bën pak për të luftuar përmbajtjen që ekziston në vetë faqen.

A ka pasur ndonjë ndikim?

Është e vështirë të thuhet. Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg fillimisht ka deklaruar se ideja që keqinformimi në Facebook ka qenë ndikues në zgjedhje ishte një “ide e çmendur”, porse është zmbrapsur pastaj, duke thënë se ai pendohet për komentet e bëra.

Shkalla e gjërë e shtrirjes së Facebook dhe Twitter – respektivisht 2 miliardë dhe 330 milionë përdorues – dhe orët e kaluara në to çdo javë sugjerojnë që shumë persona janë vënë në kontakt me lajme të rreme ose fushata dezinformimi.

Sipas një studimi nga Universiteti Stanford, faqet e internetit të lajmeve të rreme kishin 159 milionë vizita gjatë muajit të zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA dhe hulumtime të tjera kanë treguar se lajmet më të shpërndara gjatë zgjedhjeve ishin lajmet e rreme. Shumica prej tyre  ishin gjithashtu pro-Trump.

Ka më pak prova të lajmeve të rreme që ishin prezente në Mbretërinë e Bashkuar gjatë votimit për Brexit ose zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti, megjithëse ka prova që programet automatike janë përdorur në të dyja zgjedhjet.

Sidoqoftë, ekziston një ndryshim midis arritjes dhe ndikimit. Kjo e fundit është një gjë shumë e vështirë për t’u matur dhe kjo ka qenë e vërtetë për mediat për vite me radhë – sa shtytëse për bindjet janë mediat, dhe sa i pasqyron ato bindjet?

Një efekt më pak i matshëm mund të ketë qenë që sasia e madhe e lajmeve të rreme mund të ketë reduktuar besimin në mediat kryesore – nëse rritet skepticizmi për atë që njerëzit lexojnë në internet, ata mund të mos dinë se çfarë të mendojnë. Në këto situata, njerëzit priren t’i përmbahen paragjykimeve të tyre.

Në mars, hulumtimi zbuloi se Facebook ishte furnizuesi më i keq i lajmeve të rreme, sipas një studimi të botuar në revistën Nature: Human Behavior. Studimi i Universitetit Princeton zbuloi se Facebook ishte faqja referuese për burime të rreme, shumë më e ulët se norma e referimit në Twitter.

Çfarë po bëhet në lidhje me të? 

Pas kritikave të përhapura se kompanitë nuk po merren me lajme të rreme, Twitter, Facebook dhe Google kanë njoftuar për ndërmarrjen e të gjitha masave për ta goditur dezinformimin në internet.

Facebook, i cili është përballur me inspektim më të mirë, ka listuar kontrollues të fakteve për t`i markuar storiet e diskutueshme, duke i ndërprerë të ardhurat nga reklamat në faqet e lajmeve të rreme dhe duke i rishikuar më mirë reklamat në këtë faqe. Gjigandi i teknologjisë së Mark Zuckerberg gjithashtu filloi një fushatë për të ndihmuar njerëzit se si t`i zbulojnë lajmet e rreme ndërkohë që kjo kompani u vu nën presion nga reklamuesit për të mos bërë aq sa duhet për të kontrolluar dezinformimin e përhapur.

Twitter thotë se është bërë më i mirë në trajtimin e robotëve automatikë dhe gjithashtu prezantoi një sistem të ri etiketimi. Twitter tani do t’u tregojë përdoruesve nëse pretendimet janë të diskutueshme dhe gjithashtu inkurajon njerëzit ta lexojnë artikullin para se ta ribotojnë atë.

Diku tjetër Google është zotuar të prezantojë algoritme më të mira në politikat e YouTube. Kompania rregullisht boton azhurnime të detajuara të llogarive dhe kanaleve që janë hequr dhe fshirë për promovimin e informacionit të rremë. /kallxo/