Sipas një studimi është vlerësuar se mbi gjysmë milioni punonjës në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga stresi në punë, depresioni dhe ankthi. Gjithashtu gjysma e bizneseve nuk bëjnë asgjë për të lehtësuar nivelet e stresit të punëtorëve.
Nëse dhe ju vuani nga stresi në punë, ju nevojitet diçka që të rimerrni sërish kontrollin e situatës.
Pranojeni problemin
Hapi i parë për t’u bërë më mirë është të pranojmë se çfarë po ndodh në të vërtetë. më pas do të jetë më e lehtë të merrni hapat e duhura për ta rregulluar.
Mendoni gjatë për të marrë kohë pushim
Ata që vuajnë nga stresi në vendin e punës është se ju nuk keni nevojë të gjeni një punë të re, të hiqni dorë nga puna ose të mos punoni krejtësisht për ta luftuar atë. Por mund të merrni periudha pushimi apo të bëni një pushim dreke në punë ën mënyrë që të mund të relaksoni mendjen.
Planifikojeni ditën tuaj
Ngarkesat e punës janë arsyeja kryesore për stresin e punës. Prandaj mbani një program të qartë gjatë ditës dhe kohës se kur duhen kryer ato në mënyrë që të shmangni stresin dhe humbjen kot të kohës.
Ndërtoni marrëdhënie me kolegët tuaj
Kur keni marrëdhënia të mira me kolegët e punë do të keni mundësinë e një bashkëpunimi, komunikimi madje edhe një pushimi më të këndshëm me to. Bashkëbisedimi me një mik apo koleg largon stresin dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve.
Lëreni punën në zyrë
Mos e merrni atë me vetë në shtëpi. Mbyllni emailet dhe telefoni dhe shijoni një ambient të ngrohtë dhe relaksues familjarë.