Turqia me rekord historik në eksportet e vitit 2020

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, deklaroi të martën se Turqia e mbylli vitin 2020 me një rekord historik në eksporte dhe se ky është një sukses i eksportuesve turq.

Duke cituar të dhëna paraprake, Pekcan tha se eksportet e Turqisë arritën në 169,5 miliardë dollarë në vitin 2020.

“Me 17,8 miliardë dollarë në dhjetor dhe me një rritje prej 16% nga viti i kaluar, Turqia regjistroi shifrën më të lartë të eksportit mujor të të gjitha kohërave”, theksoi ajo gjatë Takimit Vlerësues të Tregtisë së Jashtme – 2020, mbajtur në kryeqytetin Ankara të vendit.

“Në çerekun e fundit të vitit të kaluar është thyer rekordi i eksportit më të lartë për një periudhë tremujore me një eksport prej 51,2 miliardë dollarësh”, shtoi ministrja.

Sipas saj, në vitin 2020 janë thyer rekorde të eksportit në 44 shtete, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe Korenë e Jugut të renditura në treshen e parë.

Po ashtu importet e Turqisë u rritën me 4,3% në vitin 2020 duke arritur në 219,4 miliardë dollarë.

“Kështu, raporti i mbulimit të importeve nga eksportet në Turqi arriti në 77,3% në vitin 2020”, potencoi ministrja Pekcan duke sqaruar se ky raport shkon në 85,8% nëse përjashtohet importi i arit.

Artikulli paraprakApple MacBook pritet të arrijë 15.5 milion dërgesa
Artikulli tjetërSateliti i ri turk 5A do të lançohet nga SpaceX