G20 me rimëkëmbje të fuqishme ekonomike në tremujorin e tretë

Ankara

Megjithëse Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në zonën e G20-ës u kthye përsëri me 8,1 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2020, ai ende qëndroi nën nivelin e lartë para pandemisë, theksoi organi ekonomik global, transmeton Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, PBB-ja në zonën e G20-ës si tërësi mbeti dukshëm nën nivelet e të njëjtit tremujor të një viti më parë (minus 2,0 për qind), ku vetëm Turqia dhe Kina shënuan rritje pozitive me 5,4 për qind, përkatësisht 4.9 përqind, ndërsa Britania shënoi rënien më të madhe me 9,6 për qind, tregoi raporti i fundit i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), organizata ekonomike ndërqeveritare me 37 vende anëtare.

“Një imazh i ngjashëm shfaqet kur krahason aktivitetin ekonomik në tremujorin e tretë me nivelet para-pandemike, siç përafrohet me normën kumulative të rritjes për tre tremujorët e parë të vitit 2020”, potencoi OECD.

India ishte vendi që regjistroi rritjen më të fuqishme me 21,9 për qind, pas një rënieje prej 25,2 për qind në tremujorin e dytë, rënia më e fortë e regjistruar ndonjëherë.

PBB-ja gjithashtu regjistroi kthim në tremujorin e tretë, pas një rënieje në tremujorin e dytë, në Francë me 18,7 për qind, pas një tkurrjeje prej 13,8 për qind.

Kjo pasohet nga Italia dhe Turqia me ekonomitë e vendeve që shënuan 15,9 për qind dhe 15,6 për qind rritje, pasi regjistruan rënie prej 13 për qind dhe 10,8 për qind.

Shifra u rrit gjithashtu në ekonomitë e tjera të mëdha si Kanadaja, Gjermania, Brazili dhe SHBA-ja me 8,9 për qind, 8,5 për qind, 7,7 për qind dhe 7,4 për qind. /AA/

Artikulli paraprakÇfarë mund t’ju mësojë një martesë e mirë në krijimin e një kompanie të suksesshme
Artikulli tjetërVarank: Turqia me perspektivë më të fortë të prodhimit industrial në tetor