Varank: Turqia me perspektivë më të fortë të prodhimit industrial në tetor

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank deklaroi se perspektiva më e fortë për prodhimin industrial në tetor është e Turqisë.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank deklaroi se perspektiva më e fortë për prodhimin industrial në tetor është e Turqisë.

Varank në një postim në llogarinë e tij në Twitter vlerësoi të dhënat e prodhimit industrial për tetorin.

Duke vënë në dukje se prodhimi industrial tejkaloi pritjet e tregut në tetor dhe u rrit me 10,2 për qind në vit, Varank tha: “Midis vendeve të njoftuara në të dhënat e tetorit, perspektiva më e fortë i përket vendit tonë. Ne presim një ngadalësim në prodhimin industrial për shkak të uljes së shkallës së rritjes së kredisë në periudhën e ardhshme dhe valës së dytë të epidemisë së koronavirusit (COVID-19). Qëllimi ynë është të zgjerojmë prodhimin e vlerës së shtuar duke përshpejtuar transformimin teknologjik dhe digjital në industri. Për të arritur këto qëllime, ne do të forcojmë stabilitetin financiar duke përmirësuar më tej parashikueshmërinë me një koordinim të fortë në menaxhimin ekonomik”.

Sipas grafikut të ndarë nga Ministri Varank, Turqia u rendit e para, duke tejkaluar shumë vende me rritje të prodhimit industrial, përfshirë Tajvanin, Kinën, Belgjikën dhe Indinë, me një rritje vjetore prej 10,2 për qind në prodhimin industrial në tetor.

Në këtë muaj tërheq vëmendjen rënia e prodhimit industrial të vendeve të zhvilluara përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rusinë, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë dhe Japoninë.

Artikulli paraprakG20 me rimëkëmbje të fuqishme ekonomike në tremujorin e tretë
Artikulli tjetërGjermania vazhdon me ndërtimin e gazsjellësit të kontestuar