Sipas Shoqërisë për menaxhimin e Burimeve Njerëzore (2016):
- 26% e punonjësve në ShBA ndjejnë që kultura e kompanisë është një aspekt jetësor për kënaqësinë në punë.
- 59% mendojnë se mundësia për rritje personale ose avancim është një aspekt i rëndësishëm në punë.
- 14% janë të mendimit që trajnimet specifike në punë dhe dhe zhvillimi i aftësive është i nevojshëm për kënaqësinë që marrim nga puna.
- 6 faktorë që shkojnë përtej rrogës.
Kur peshoni një punë mos u mahnisni apo llahtariseni nga rroga – përfitime të tjera mund të jenë më të rëndësishme nga sa mendoni.
- Vendndodhja
Nëse jeni duke ndryshuar vendodhjen rajonale të një pune, si do të ndikojë ky ndryshim te ju? Nëse jeni duke u vendosur me punë në një zonë krejtësisht të re, sa do të jetë kostoja e jetesës tuaj?
Pyesni punëdhënësit e mundshëm
- Do të ndihmojë kompania në pagimin e kostove për planin e zhvendosjes që ka?
- A janë zhvendosjet e punonjësve të brenshëm të mundura brenda kuadrit të kompanisë?
- Mundësia për t’u rritur
Ju dëshironi një punë që të nxjerrë në pah talentin që keni dhe të zhvillojë karrierën tuaj.
Pyesni punëdhënësin e mundshëm
- Çfarë trajnimi ofrohet me punën që do të bëni?
- A ndihmon kompania me tarifat e shkollimit për kualifikimet profesionale?
3. Kultura e kompanisë
Mbani në konsideratë çfarë kulture e kompanisë përshtatet me personalitetin tuaj –psh një kompani e vogël apo një korporatë e strukturuar ndërkombëtare.
Pyesni punëdhënësin e mundshëm
- Si ndërveprojnë departamentet e ndryshme?
- Çfarë aspektesh të kompanisë tuaj ju bëjnë të shijoni punën atje?
- Pushimet dhe puna fleksibël
Puna juaj duhet të ketë një balancë të shëndetshme jetë/punë, duke ju lejuar të shijoni kohën tuaj të lirë dhe të manipuloni përgjegjësitë që keni.
Pyeni punëdhënësin e mundshëm
- Sa ditë pushim janë të lejuëshme?
- Ofroni ju orar fleksibël dhe mundësi të punuari nga shtëpia?
- Programi i mirëqënies
Një punëdhënës i mirë do të investojë në mirëqënien tuaj duke subvencionuar anëtarësimin tuaj në palestër ose programet e shëndetit të sponsorizuar nga punëdhënësi.
Pyesni punëdhënësin e mundshëm
- Çfarë opsionesh për sigurimet shëndetësore janë të mundura?
- Mundësoni plane fitnesi?
- Përfitimet vullnetare
Sigurimet e jetës, sigurimet e invaliditetit, kujdesi për fëmijët, kujdesi për të moshuarit janë thelbësore për një punonjës të kohëve moderne.
Pyesni punëdhënësin e mundshëm
- Cilat gjëra që përfitoj falas përfshihen mbi pagën që marr?
- Ka mënyra të tjera me të cilat ju mbështesni punonjësit tuaj?
Këshillë: Nëse jeni duke parë për një ndryshim në kompani gjithmonë shikoni përtej pagës tuaj. Ndoshta kjo do të rrezikojë pagën tuaj, por përfitimet e tjera do t’ju bëjnë një njëri më të lumtur në punën që bëni. /eo/