Tri aftësitë që duhet të ketë një punonjës i mirë, sipas Jeff Bezos

Në këto 24 vite që nga themelimi i gjigantit “Amazon”, shefi Ekzekutiv, Jeff Bezos, ka parë që kompania e tij është rritur nga një librari modeste në një nga kompanitë më me vlerë në botë.

Bezos gjithmonë priste gjëra të mëdha nga kompania e tij e re. Në letrën e tij vjetore për aksionarët e “Amazon”, Bezos përshkroi se çfarë kërkonte ai nga punonjësit e tij.

“Kur i intervistoj njerëzit unë ju them: ‘Ju mund të punoni shumë orë, fortë apo në mënyrë të zgjuar, por në Amazon.com ju nuk mund të zgjidhni midis këtyre të trijave,” shkruan Bezos në një letër që daton prej vitit 1997.

“Elementi më i rëndësishëm i suksesit të Amazon.com është, dhe do të vazhdojë të jetë, standardet e larta në punësimin e njerëzve të rinj”.

Në një raport të vitit 2015 nga “New York Times”, tregohet se sa mbytës është ambienti i punës në “Amazon”. Punonjësit zakonisht punojnë deri vonë; ata inkurajohen të kritikojnë idetë e kolegëve gjatë mbledhjeve dhe shpesh i gjen duke qarë në tavolinat e tyre. “Amazon” i ka mohuar shumë nga këto deklarata.

“Nuk është e lehtë të punosh këtu,” thotë Bezos. “Por ne po punojmë për të ndërtuar diçka të rëndësishme që vlen për klientët tanë, diçka të cilën në të ardhmen mund t’ua rrëfejmë nipërve tanë.”

Ai vazhdon duke thënë se “Gjëra të tilla nuk janë të lehta. Ne jemi shumë me fat që kemi një grup të tillë, me punonjës të dedikuar, sakrificat dhe pasioni i të cilëve ngritën Amazon.com”. (BusinessInsider)  /eo/

Artikulli paraprakBëjeni punën që ju pëlqen dhe bëni para…
Artikulli tjetër5 gabimet “vdekjeprurëse” për bizneset