Sigurisht që ju keni pasur një punonjës, një klient ose një koleg i cili është i talentuar dhe punon shumë. Por ky person në fund është një dështim për shkak të komunikimit.
Është gabim të lini mënjanë dëmin që komunikuesit e dobët mund të shkaktojnë. Ata nuk promovohen, kështu që ngecin. Ata zemërojnë konsumatorët. Kanë vështirësi në menaxhimin e njerëzve. Nuk shkojnë mirë me ekipin. Nuk mund të shesin dhe shkaktojnë hutime dhe gabime.
Është vështirë për të gjithë, veçanërisht për personin i cili pushohet nga puna, por është gjithashtu e dhimbshme për të gjithë njerëzit të cilët kanë vuajtur gjatë zotërimit të atij personi. Dhe e vështirë për biznesin. Zëvendësimi kushton.
Por është tërësisht e shmangshme, sapo të vendosni të ngritni aftësitë dhe artin e komunikimit në ndërmarrjen tuaj. Ju duhet të bëheni gramatikanë dhe fjalorë, që të fitoni një redaktor të mirë brenda minutave.
Ja se çfarë dua të them:
Jini të sinqertë
Ose për ta thënë ndryshe, flisni nga zemra.
Cila është e kundërta e sinqeritetit? Ato ‘’biseda biznesi’’ të cilat zbulojnë fjalorin e dobët. Gjithmonë fjalë pasive duke shmangur qartësinë. Ato janë të padeshifrueshme, dhe edhe më keq, të pasinqerta.
Në zemrën e çdo komunikimi të mirë është sinqeriteti. Shumë njerëz mendojnë se nuk mund të mësohet, dhe nëse nuk e ndjeni atë, atëherë po gënjeni. Por sinqeriteti mund të mësohet si çdo virtyt tjetër si ndjeshmëria, respekti, bujari ose mirësjellja. Sinqeriteti është gjithashtu njëri prej tipareve më të pëlqyeshme që një person mund të ketë.
Mbani një buzëqeshje në zërin tuaj
Buzëqeshja juaj ndryshon qëndrimin dhe zërin tuaj. Shkenca thotë se buzëqeshja juaj nxit aktivitetet në zonën e trurit tuaj aty ku lumturia regjistrohet. Ne nuk jemi shkencëtarë të trurit, por nëse vetëm buzëqeshja ju bën më të lumtur, si mund që ‘’tingulli’’ i buzëqeshjes tuaj të mos ketë efekt në personin i cili po ju dëgjon?
Edhe përmes telefonit, një buzëqeshje mund të dallohet dhe të ndikojë në kolegët dhe konsumatorët. Mund të rrisë vetëbesimin, të qetësojë frikën, të zvogëlojë zemërimin, të ofrojë ndjeshmëri dhe të zbusë hezitimin. Ka fjalë të cilat e bëjnë këtë gjithashtu, por për të qenë bindëse, ato duhet të riforcohen dhe të vlerësohen nga një emocion përkatës në tingullin e një buzëqeshjeje. /Entrepreneur
(Autor i ‘The Time Bandit Solution’ dhe bashkë-themelues i Cohen Brown Management Group) /eo/