Pjesa më e madhe e sipërmarrësve janë ekzekutues të zot, por duhet ta themi, performanca nuk mjafton.
Edhe konkurrentët janë po aq të aftë. Dhe në të shumtën e rasteve kanë më shumë burime në dispozicion. Për të ecur përpara ne duhet të jemi ekzekutuesit kryesorë.
Më poshtë janë shtatë hapa se si t’ia dilni mbanë:
Dëshira – Do të thotë të jesh i vëmendshëm dhe këmbëngulës në të bërit e diçkaje, të kesh vendosmëri në mënyrë të vazhdueshme, të bësh përpjekje konstante, të jesh i palodhur, aktiv, të kesh shpejtësi, zell dhe të jesh i përpiktë.
Bindja – Do të thotë të jesh absolutisht i sigurt, të kesh besim dhe të mos kesh asnjë dyshim. E kundërta e bindjes është mosbesimi, dyshimi, skepticizmi, pasiguria, frika.
Guximi – Do të thotë të jesh i patrembur, të mos kesh frikë, veçanërisht në beteja dhe situata të rrezikshme. Marrja në sy e vështirësive.
Dija – Do të thotë të kesh informacion se si funksionojnë gjërat, veçanërisht informacione të fituara nëpërmjet vëzhgimit, identifikimit, përshkrimit, hetimit, përvojës dhe shpjegimit.
Vetëdisiplina – Do të thotë të korrigjosh apo rregullosh veten për hir të përmirësimit.
Durimi – Është aftësia për të refuzuar të heqësh dorë. Bindja juaj për të realizuar atë qe keni vendosur të bëni do të vihet në provë nëpërmjet zjarrit. Kur ato ditë të vështira vijnë, kur pengesat t’ju dalin para në rrugëtimin tuaj drejt suksesit, aty durimi do të vihet në provë.
Dashuria dhe vullneti i mirë – Pa dashuri dhe vullnet të mirë ju kurrë nuk do të arrini suksesin. Dashuria dhe vullneti i mirë, respekti dhe mirësjellja nuk kushtojnë asgjë.
Ky është investimi më i mirë që mund të bëni, i cili ka përfitime të mëdha. /eo/