Jini pozitivë dhe mirënjohës, i bën mirë shëndetit dhe karrierës

Tendenca e brendshme drejt negativitetit dhe përpjekja për të qenë sa më pozitivë në jetë, është një sfidë me të cilët përballet secili prej nesh.

Dhe pengesa më e madhe ndodhet në trurin tonë, sepse ai në mënyrë instiktive punon dhe përqendrohet kryesisht tek ato gjëra që përbëjnë kërcënim dhe rrezik, një mekanizëm mbijetese ky i përdorur kryesisht në fillimet e njerëzimit.

Prandaj të mundohemi të jemi sa më pozitivë është një sfidë shumë e madhe e cila kërkon përqendrim dhe vëmendje shumë të lartë.

Kjo edhe për faktin se të pasurit e je qëndrimi sa më pozitiv nuk është vetëm në të mirë të shëndetit tuaj, por edhe me performancën profesionale.

Por si të jemi sa më pozitivë edhe në jetë?

  • Hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të qenë sa më pozitiv është që të ngrini një mur ta lartë dhe të mos i pranoni mendimet negative në kokën tuaj. Sa më shumë që ju t’i mendoni ato, aq më shumë fuqi i jepni atyre.
  • Përcaktoni gjërat pozitive. Edhe në ditët më të zymta, mendoni dhe gjeni sikur edhe një gjë të vogël që të ketë qenë pozitive dhe do ta shikoni që çdo gjë do të bëhet më e lehtë për t’u përballuar.
  • Kultivoni tek ju ndjenjën e mirënjohjes. Në këtë mënyrë, jo do të jeni me humor të mirë, energji pozitive dhe përjetonin më pak ankth se njerëzit që nuk ishin aspak mirënjohës.
Artikulli paraprakEfektiviteti i pakos fiskale varet nga dizajnimi i saj
Artikulli tjetërSi ta nxisni kreativitetin në zyrë