“Njohja është fillimi i ndryshiniit, ndryshimi është fillimi i përparimit.”
Dr. Ibrahim el-Fekij
Në vitin 1956 një grup arkeologësh, në mesin e tyre edhe arkeologu japonez Joko, shkuan në Afrikën Jugore për të gjetur diamante dhe gur të çmuar.
Joko punonte çdo ditë duke filluar nga ora pesë e mëngjesit deri në 10 të mbrëmjes. Punoi me këtë orar plotë 10 ditë, por nuk gjeti gjë nga gurët e çmuar që ai kërkonte. Një ditë Joko u ndie i lodhur dhe vendosi të kthehet në hotelin ku ai ishte vendbsur. Në ora 5 të pasdites gjatë rrugës për në hotel, Joko takoi një fëmijë që nuk ishte më shumë se dhjetë vjeç dhe në dorë kishte një gur të çmuar nga ato gurë për të cilët arkeologët kishin ardhur nga vende të ndryshme të botës për t’i gjetur. Iu afrua Joko fëmijës dhe e pyeti për atë që kishte në dorë, ndërsa ai iu përgjigj: “Nuk e di se ç’është, por e gjeta buzë detit.” Joko i kërkoi që t ia japë gurin dhe fëmija i tha: “Do të ta jap gurin, por ti ç’do të më japësh në kundërvlerë?”
Joko i tha: “Do të të jap të holla. Sa kerkon?”
Femija ia ktheu: “Nuk e di sa kushton nje gur si ky, por a ke dicka tjeter me vete?”
Joko shpejtoi t’i thoshte: “Po, kam nje embelsire. Nese me jep gurin, une te jap embelsiresn.”
Fëmija ia dha gurin dhe shkoi shumë i lumtur, dërsa Joko shkoi me vrap në hotel për ta futur gurin në mjetet e tij dhe për të vërtetuar se ishte një gurë i cmueshëm. E analizoi, e vërtetoi dhe prapë e analizoi për të dytën herë duke mos u besuar syve të vet. Nuk i besohej se në dorë kishte një diamant, një gur të cmueshëm që kushtonte miliona dollarë!
U mendua Joko dhe tha: “Ai fëmijë në duar kishte pasurinë e jetës së vet, sikur ta dinte se ç’kishte në duar nuk do ta shiste për dy kokrra dhe!”
Kjo ngjarje është shembulli më i mirë për ta kuptuar këshillën tonë të katërt e që është njohja e vetvetes. Sikur ta dinte ai fëmijë vlerën e asaj që kishte në duar do të bëhej milioner. Është pikërisht si shumë njerëz që nuk e njohin veten dhe nuk i dinë përparësitë aftësitë dhe veçoritë që ata posedojnë. Prandaj sheh shumicën prej tyre të humbasin kohën duke fajësuar veten me ankesa, me imitime dhe me krahasime (duke kahasuar veten me ata që janë të suksesshëm dhe duke u demoralizuar nga këto krahasime). Dhe pikërisht sikurse ai fëmijë edhe këta e shesin pasurinë e tyre (ate që posedojnë) për dy kokrra ose për një bonbone!
Në një anketë që bëri Universiteti “George Town” për njohjen e vetvetes, doli se më shumë se 90 % nga veprimet që njerëzit bëjnë nuk i mendojnë fare dhe nuk e dinë pse i bëjnë ashtu siç i bëjnë.
Mendimi im personal është se njohja e vetes është 50 % e ndryshimit (nga negativ në pozitiv ose nga pasiv në aktiv). Për shembull: duhanxhiu që nuk e di dëmin që duhani i shkakton, duhani mund ta vrasë atë, vazhdon ta konsumojë duhanin. Sikur ta dinte, sikur ta njihte veten dhe dëmin, do të ishte në gjysmën e rrugës drejt ndryshimit, pra drejt braktisjes së duhanit. Po ashtu, njeriu që i kafshon thonjtë e vet nuk e di dëmin e kësaj shprehie negative, sikur ta njohë veten dhe ta dijë dëmin do të jetë në gjysmën e zgjidhjes së këtij problemi.
Tani më lejo të të pyes:
- A e njeh veten? A i di vlerat e tua?
- A e di se All-llahu të ka krijuar në formën më të mirë dhe të ka vënë në shërbim çdo gjë që ka kjo gjithësi?
- A e di se forca jote është e pakufishme dhe a e di se mendja jote ka mbi 150 miliard qeliza mendore edhe se mendja është më e shpejtë se drita? Dhe a e di se mendja jote është në gjendje të memorizojë më shumë se dy milionë njohuri në një sekondë të vetme? A e di që, së paku, ti ke aftësinë për të menduar, mundësinë për të zgjedhur dhe se vendimmarrja është kë duart e tua?
Njohja e vetvetes dhe futja në praktikë e asaj njohjeje të bën të kesh jetë të lumtur dhe ta kesh kokën të qetë nga problemet. Andaj të sugjeroj ta njohësh veten, vendose që t’i largosh mendimet negative dhe t’i kthesh në mendime pozitive. Ta dish se ndryshimi i vërtetë fillon në mendimet e njerëzve dhe që të ndryshojë njeriu duhet t’i dijë dhe t’i njohë mendimet e veta.