Etika në parim ka të bëjë me thelbin e biznesmenit, do të thotë me personalitetin, veprat dhe sjelljet e tij.
Në qoftë se biznesmeni arrin ta brumos karakterin e tij në bazë të këtyre etikave të drejta, ai do të korrë suksese në kuptimin e dobive dhe shpërblimeve të kësaj dhe botës tjetër. Formacioni i etikës dhe karakterit ndajnë lidhje të forta. Në etikë, karakteri përqafon vlerat e sjelljes dhe moralit, dhe për më tepër, fokusohet në aktivite- tet të cilat biznesmeni i kryen nga perspektiva e lejuar dhe e ndaluar. Ajo i nxjerrë në përfundim normat të cilat i rregullojnë marrëdhëniet e tij me kolegët, personat që bëjnë biznes me të dhe nëpu- nësit e tij. Ekzistojnë zotime të përshkruara për biznesmenin, të cilat e përmirësojnë përforman- cën, promovojnë cilësinë e mallrave dhe produk- teve, regjistrojnë marrëdhëniet, marrëveshjet dhe kontratat, dhe përmbushin menjëherë detyrat ndaj Allahut të Lartësuar dhe punëtorëve e tërë shoqërisë. Brenda kësaj fushe ekzistojnë disa praktika të ndaluara, të cilave biznesmeni duhet larguar, si: shmangien nga dyshimi, dinakërinë dhe ligësinë. Kjo arrihet duke u dhënë llogari kufizimeve dhe ndëshkimeve të imponuara mbi biznesmenët në rast të cenimit të pikave të këtij kodi.
Pikat e sugjeruara për çështjet e mëparshme përmenden në këtë kapitull si udhëzim, bazë për vlerësimin dhe arritjen e progresit, si dhe referencë për ekzekutimin e ndëshkimit.