SADAKAJA KA DOBl ME KARAKTER TEJKALUES

Dobitë e sadakasë nuk përkufizohen vetëm se me sadaka- dhënësin, po ato tejkalojnë edhe te tjetri dhe përfiton individi po edhe shoqëria në shumë aspekte të jetës. Ndër to më të dalluarat numërojnë:

  • Sadakaja kontribuon në shërimin e problemit të varferisë, edhe atë duke e larguar nevojën e nevojtarëve dhe plotësuar urinë e tyre, duke e ruajtur nderin e tyre, duke i larë borxhet e tyre, duke i lehtësuar vështirësitë dhe brengat e tyre, duke e përmirësuar jetesën e tyre dhe duke futur gëzim në zemrat e tyre, e shumë vepra të tjera në të cilat ka nxitur sheriati dhe kanë ardhur argumente dhe ndër to:

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë:

“Njeriu më i dashur tek Allahu është më i dobishmi për njerëzit, ndërsa vepra më e dashur tekAllahu është gëzimi që ti fut në zemrën e një myslimani, të largosh nga ai ndonjë hall, t’i shlyesh atij ndonjë borxh apo t’ia shuash urinë. Është më e dashur për mua që të shkoj te një vëlla i imi mysliman për t’ia plotësuar nevojën e tij, sesa të bëj një muaj itikaf në këtë xhami, pra, në xhaminë e Medinës, dhe kush efrenon hidhërimin e tij, Allahu do t’ia mbulojë turpin atij. Kush e jrenon mllefin e tij, që nëse do të dëshironte ta shfryente atë, do ta kishte shfryrë, Allahu do t ’ia mbushë zemrën me kënaqësi në Ditën e Kiametit. Dhe kush shkon me vëllain e tij mysliman për t’i plotësuar ndonjë nevojë derisa t’ia mbarojë atë, Allahu i Lartësuar do t’ia forcojë këmbët në Ditën kur do të rrëshqasin këmbët (në Ditën e Kiametit mbi Sirat).”

Me një rast përcillet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e porositi Aishen, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, duke i thënë:

“Aishe ruaje veten nga zjarri qoftë edhe me gjysmë hurme, sepse kjo gjysmë hurme i ndihmon më shumë të uriturit sesa të ngopurit. ”

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë:

“Kujt prej jush Allahu i jep pasuri, le t’i dalë në krah farefisit të tij, le t’i bëjë mirë lypësit, le ta lirojë të burgosurin, le ta ndihmojë udhëtarin, të mjerët, të varfrit, luftëtarët në rrugë të Allahut dhe le të ketë durim me të gjatë fatkeqësive. Me këto cilësi e arrin bujarinë e dynjasë dhe nderin e ahiretit.”

  • Sadakaja kontribuon në përhapjen e solidaritetit shoqëror, vëllazërisë së fortë, përhapjes së dashurisë dhe mëshirës në mes individëve në shoqërinë myslimane, duke e bërë si një familje të bashkuar, ku i forti e mëshiron të dobëtin dhe i afti të paaftin dhe pasaniku të varfrin. Sadakaja e mposht vrullin e zilisë dhe e ul zjarrin e armiqësisë, e cila mundet të jetë prezent te disa nevojtarë e skamnorë, sepse ata e vërejnë ndihmën e vëllezërve të tyre pasanikë për ta

dhe ndiejnë në vete se pasanikët janë me ta në kohët më të vështira dhe më të rënda, andaj edhe ju shtohet dashuria për ta dhe i duan.

  • Prej faktorëve kryesorë që e nxit krimin është varfëria e tepërt; kjo sepse individit i bën presion të shkojë pas veprimit të gjynaheve dhe ndalesave, madje mund që disa t’i çojë deri në zemërim dhe kundërshtim të Allahut dhe pakënaqësi me caktimin e Allahut, prandaj nga ana e kuptimit është i drejtë kuptimi i hadithit: “Fukarallëku mund të të çojë në kufër. ”

Sadakaja dhe bamirësia ndikojnë shumë në pakësimin e këtij fenomeni duke kontribuar në përmirësimin e shoqërisë dhe ruajtjen e individit të saj nga rënia në krim, e veçanërisht të atij financiar, sepse kur një të varfrit i vjen diçka që ia plotëson nevojën dhe ia largon brengën, e sheh se pasaniku që i dha nga pasuria është bamirës ndaj tij dhe në këtë mënyrë nuk paraqet më rrezik për pronat e të tjerëve dhe kështu përhapet dhe dominon në shoqëri rehatia dhe siguria.

Në anën tjetër koprracia dhe mosdhënia e pasuria janë portë hyrëse për gjërat shkatërruese, ashtu siç ka ardhur në hadith:

“Kini kujdes nga koprracia, sepse ajo i shkatërroi ata që ishin para jush derisa i çoi të derdhin gjakun dhe t i lejojnë gjërat e ndaluara. ”

Me një transmetim tjetër:

‘I urdhëroi me padrejtësi andaj bën padrejtësi, i urdhëroi me mëkate andaj shkuan pas mëkateve, i urdhëroi t’i shkëputin lidhjet dhe i shkëputën ato.’

Imam El-Munavij, Allahu e mëshiroftë, në sqarimin e hadithit thotë:

“Koprracia ishte shkak e gjithë asaj që u cek në hadith, sepse në të shpenzuarit e pasurisë dhe në ndihmë të njëri- tjetrit ka dashuri dhe afersi, kurse në mosdhënie ka largim dhe shkëputje, që çon deri në zënka, në derdhje të gjakut dhe në lejim të së ndaluarës.”

  • Ndikimi i sadakasë nuk përfundon me kaq, po ajo e përmirëson moralin e individit dhe e pengon të mos bie në atë që nuk pëlqehet, sepse njeriut kur i rritet fukarallëku dhe i shtohen borxhet flet dhe në të folurit e tij gënjen, premton dhe atë nuk e realizon, kurse me dhënien e sadakasë për të, ajo bëhet pengesë mes tij dhe mes rënies në gjëra që nuk pëlqehen.
  • Sadakaja është shkak për t’u ndihmuar e vërteta dhe për t’u përforcuar ajo dhe kjo sepse ka ndikim të dukshëm në përhapjen e fesë, realizimin e shumë aktiviteteve edukativo-shkencore dhe veprave që e luftojnë të keqen dhe e mbrojnë fenë dhe realiteti është dëshmitari më i mirë. Shumica e veprimtarive fetare dhe e asaj humanitare anekënd botës janë ngritur mbi sadaka dhe vepra bamirëse dhe poqë se ndalet sadakaja dhe veprat bamirëse, do të privohet umeti madje njerëzimi nga shumë lloje të mirësisë.                                                                                                     Me këtë edhe qartësohet rëndësia e rolit të sadakadhënësve në përhapjen e fesë dhe mirësisë dhe pengimit të sherrit, madje pasanikët, siç e pamë prej argumenteve, marrin shpërblimin e veprave që vijnë si rezultat i sadakasë së tyre edhe atë duke mos iu pakësuar atyre që i veprojnë ato vepra fare nga shpërblimet e tyre.

 

Artikulli paraprakSADAKAJA SADAKADHËNËSIT IA ZGJERON GJOKSIN
Artikulli tjetërQytetarët e Kosovës brenda një viti shpenzojnë mbi 300 milionë euro për duhan