Ekipi i fortë si kështjella: ylli i gjashtë që duhet kuptuar nga nëntë yjet e suksesit

474

YLLI NUMËR GJASHTË: EKIPI I FORTË SI KËSHTJELLA

Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin Fisnik ka thënë:
“Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar”.
(Saf, 4).

Vërtet, duhet të dimë se njeriu nuk do të arrijë sukses afatgjatë po qe se ai është vetëm një individ, po qe se vepron vetëm dhe individualisht, po qe se nuk është anëtar i ndonjë ekipi. Sintagma ‘ekipi si një kështjellë e fuqishme’ mund të përshkruhet ne mënyrë të shkurtër si: ekipi kompakt është më i fuqishëm se një grup individualistësh. Me të vërtetë, puna ime dhe puna jote së bashku do të sjellin rezultate më të mëdha dhe më të mira se sa puna e një numri të madh njerëzish të cilët veprojnë individualisht.

Ky është akumulim, kjo është mbështetje dhe ndihmë reciproke. Dije mirë se një + një vlejnë sa tetë njësi jo të ndërlidhura; ose edhe më tepër se tetë. Vërtet, kjo është një provë e saktë që të thërret t’i bashkëngitësh ekipit, t’i mësosh shkathtësisë e suksesit dhe të ndërtosh sukses të vërtetë.

FTESË NË BASHKËPUNIM TË FUQISHËM:

Ja, unë ju ftoj që të bashkohemi në aspektin shpirëror dhe fizik. Ju ftoj në shoqërinë dhe në rrethin ku ekziston kënaqësia për të gjithë. Ju ftoj në shoqërinë e cila ushqehet me respekt të ndërsjellë dhe me moral të mirë. Ju ftoj në shoqërinëe cila ka për qëllim ngritjen e gjeneratës e cila do te arrijë sukses në shekullin e njëzetenjëtë. Problemi ynë qëndron në atë se deri më tash kemi humbur mjaft energji, ndërsa intelektualët eminentë e konsiderojnë unitetin tonë të deritanishëm vetëm si formal dhe sipërfaqësor. Shkaku i kësaj është dëshira për sundim, si dhe dëshira për persekutimin dhe poshtërimin e të tjerëve. Si pasojë ne e kemi humbur domethënien e vërtetë të nocionit unitet dhe unifikim. Duhet ta dimë se njeriu i cili e ka humbur shpirtin e bashkimit dhe unitetit me të tjerët, është njeriu i cili nuk do të arrijë sukses në shtigjete largëta.

Gjithashtu, një nga problemet tona është ekzistimi i individëve të cilët kanë karakter frikacaku dhe i individëve të cilët dëshirojnë të arrijnë sukses përmes ndihmës reciproke. Mirëpo, të atillët në praktikë ose mbështeten vetëm në vetvete dhe në aftësitë e tyre, dhe në atë rast janë ithtarë të parimit: “Unë kam përfituar më shumë, e ti ke përfituar më pak”, ose mbështeten në popullaritetin e tyre dhe aty kërkojnë fuqi dhe dobi, andaj edhe janë ithtarë të parimit: “Unë kam përfituar më pak, e ndonjë tjetër ka përfituar më shumë”. Pra, parimet dhe principet e tyre janë mashtrimi, e më pas edhe kërkojnë punë nën ombrellën e frymës ekipore, sikur që t’iu kishte mbetur puna vetëm në ekip. Interesi i tyre është pikërisht ai individual dhe atë dëshirojnë ta realizojnë në cilëndo mënyrë, duke mos iu interesuar se çfarë do të bëhet me anëtarët e tjerë të ekipit të tyre.

Duhet theksuar fakti se ne i vlerësojmë dallimet në qëndrimet e njerëzve, madje ne e vlerësojmë të vërtetën se njerëzit janë të kategorive të ndryshme, dhe se mënyra e jetesës së tyre është e ndryshme. Prandaj, i ftojmë edhe njerëzit e tjerë që t’i vlerësojnë dhe t’i parapëlqejnë këto karakteristika; i ftojmë ashtu siç i ka hije shpirtit të ekipit që është i fuqishëm sikurse kështjella. I ftojmë me qëllim që të ngremë së bashku gjeneratën e cila është plotësisht e gatshme dhe e vendosur që të shërbejë dhe të marrë pjesë në ndërtimin e suksesit, i ftojmë që të ngremë një gjeneratë e cila anon më pak nga gabimet dhe
egoizmi. Ejani së bashku të ngremë gjeneratën e cila është më tepër e hapur, më tepër e gatshme për bashkëpunim, gjeneratën e cila ka vetëbesim, gjeneratën e cila është e gatshme të sakrifikojë, të japë dhe të dashurojë më tepër,  gjeneratën e cila është e gatshme më tepër për bashkim dhe unitet, gjeneratën e cila ka qëndrimin e saj ndaj pjesëmarrjes në ndërtimin e suksesit.

THEMELI I NDËRTIMIT TË EKIPIT

Ekipi është një grup njerëzish të cilët janë mbledhur së bashku, një grup njerëzish të cilët kanë pretendime të njëjta, një grup njerëzish te cilët luftojnë dhe sakrifikojnë për vlera më të larta dhe për rezultate më të larta. Ekipi është sikurse stacioni që prodhon dhe liron energji të madhe, për shkak se çdo individ që është pjesëtar i ekipit ofron pjesën e tij dhe merr pjesë me aftësitë dhe shkathtësitë e tij.

Arsyet e fuqishme për formimin e ekipit

Ekipi duhet të formohet me qëllim që të zgjidhen problemet në menyrë sa më efikase dhe sa më të mirë, dhe me qëllim që t’i shfrytëzojmë talentet dhe resurset e përbashkëta njerëzore.
Ekipi duhet themeluar dhe formuar me qëllim që të zhvillohet ndjenja e unitetit, e sinqeritetit dhe e dashurisë gjatë realizimit të qëllimeve të përbashkëta.
Ekipi duhet themeluar dhe formuar me qëllim që të përmisohen rezultatet, ashtu që ta nxisim njëri-tjetrin, ta ndihmojmë dhe të ndërtojnë një ambient dhe atmosferë të këndshme.
Ekipi duhet themeluar dhe formuar me qëllim që të ofrojmë raste për përmisimin e raporteve ndërmjet anëtarëve të ekipit dhe njerëzve udhëheqës të ekipit, ashtu që ata me fuqinë e përbashkët t’i realizojnë projektet e caktuara.
Ekipi duhet themeluar dhe formuar me qëllim që t’i zgjidhim disa probleme me të cilat një numër i vogël i ekipit nuk dëshiron të merret, ndërsa numri më i madh i anëtarëve të ekipit dëshiron t’i zgjidhë.

Arsye më pak të fuqishme për formimin e ekipit

Ekipi duhet themeluar dhe formuar me qëllim që t’i zvogëlojmë punët dhe ta lehtësojmë punën e menaxhuesve dhe drejtorëve, sepse në të kundërtën, njerëzit janë vetëm makina dhe vegla të rëndomta.
Ekipi duhet themeluar dhe formuar me qëllim që t’iu ndihmojmë anëtarëve të ekipit që të përparojnë dhe t’i këmbejnë dituritë dhe aftësitë, e kështu të kursejmë kohën dhe mundin.
Ekipi duhet themeluar dhe formuar vetëm që të tregohen dhe të theksohen rezultatet më të mira, që të tjerët të na lavdërojnë neve dhe që unë ta ndiej se unë jam si faktor i rëndësishëm dhe anëtar i ekipit.
Ekipi duhet themeluar dhe formuar me qëllim që t’u tregojmë të tjerëve shembullim efikas se si duhet të punohet, që udhëheqësi i ekipit ta dijë se atë e ka bërë ekipi, që udhëheqësi ta dijë se ekipi është formalisht i bashkuar dhe unik…
Të gjitha këto janë arsye formale për themelimin dhe formimin e një ekipi, arsye përmes së cilave do të dëshironim t’i mashtronin dhe gënjenim njerëzit e tjerë.

Duhet të dish se në raportet me njerëzit e tjerë prej teje kërkohet që të qëndrosh mjaft i shkathët dhe të kesh raporte të shkëlqyeshme.

Gjithashtu, prej teje kërkohet që t’i përvetësosh dhe t’i njohësh në mënyrë të shkëlqyer dallimet e caktuara tek njerëzit, si dhe duhet të dish se si mund të ndërtohet një ekip i fuqishëm si kështjella, pavarësisht nga fakti se anëtarët e atij ekipi janë me karakteristika të ndryshme, Qendra e suksesit të ekipit, që është i fuqishëm si kështjella, është ndërtimi i pikave të fuqishme dhe zbutja e atyre që janë të dobëta.

UDHËHEQËSI I PROJEKTIT TË NDËRITIMI

Pikërisht nga ky vend, nga vetë maja, zgjidhet udhëheqësi i cili do ta udhëheqë ekipin si kështjellë e fuqishme, e që shumë më herët
është thënë: “Ushtria e lepujve të cilën e udhëheq luani është më e mirë se ushtria e luanëve të cilen e udhëheq lepuri”.
Ndërsa udhëheqësi i vërtetë është personalitet i cili i shfrytëzon aftësitë dhe fuqitë e tij me qëllim që t’i këshillojë dhe të ndikojë në sjelljen e anëtarëve të ekipit të tij, ashtu që të arrijnë rezultatet të cilat i kanë planifikuar më parë.
Formimi i ekipit do të të ofrojë një rast të shkëlqyer që t’i theksosh dhe t’i nxjerrësh në dukje veçoritë ekzistuese tek njerëzit e tjerë dhe, në atë mënyrë, do t’i zgjidhësh problemet shumë lehtë.

Misioni i udhëheqësit të ekipit fillon me përsosjen e alfabetit të njëzetenjë veçorive, me qëllim që ai të bëhet udhëheqësi i cili do të ndërtojë një ekip.

Veçoria numër një: udhëheqësi psikolog, kjo është veçoria që udheheqësi të marrë pjesë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me anëtarët e ekipit, që udhëheqësi të posedojë shkathtësi që të ndikojnë në zemrat e anëtarëve të ekipit, që të jetë në gjendje që të mbjellë farën e dashurisë dhe vëllazërisë në zemrat e anëtarëve të ekipit, të marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve të disa anëtarëve të ekipit, të qëndrojë me ta dhe të ketë durim.

Veçoria numër dy: është ajo që udhëheqësi të jetë i dashur për anëtarët e ekipit, të jetë i mëshirshëm dhe t’i pranojë faljet. Zemra e tij duhet të jetë e gjerë, ai duhet të jetë me karakter të butë, të flasë fjalë të këndshme, të jetë i aftë që t’ju japë edhe të tjerëve nga vetja e tij, e që më pas të mos presë asgjë si kundërvlerë, të jetë udhëheqës i cili dashuron pa kurrfarë kushtesh dhe interesash.

Veçoria numër tre: udhëheqësi i cili do t’i përcjellë dhe mbikëqyrë. Nga ky udhëheqës pritet që ta përcjellë dhe ta mbikëqyrë zhvillimin shpirtëror dhe përparimin ndërmjet anëtarëve të ekipit, të jetë sentimental me anëtarët e tij, të bartë llogarinë dhe brengën për anëtarët e tij, t’i vizitojë ata, e veçanërisht ata të cilët janë pak më të dobët se ai. Udhëheqësi (menaxhuesi) duhet te ketë kujdes dhe të bartë llogari për anëtarët e tij dhe për problemet e tyre, kështu që motoja e tij të jetë ajeti kuranor:
“Dhe vështroi shpendët e tha: “Ç’është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu”!
(en-Neml, 20).)

Veçoria numër katër: udhëheqës i cili shërben, pyetja e të cilit vazhdimisht duhet të jetë: “Në çfarë mënyre mund t’ju ndihmoj”? Ai duhet ta harxhojë kohën e tij me anëtarët e ekipit të tij dhe ndërmjet tij dhe anëtarëve të ekipit nuk duhet të ekzistojë ndonjë pengesë, ndërsa motoja e tij duhet të jetë: “Unë jam vëllai juaj, ju ndihmoj për shkak të dashurisë, durimit, ai është vullneti im unë ju dua aq shumë saqë nuk mund t’ju lejoj të veproni dobët por veçse shkëlqyeshëm, megjithatë, unë nuk ju detyroj të punoni, por vetëm ju ftoj në punë”.

Veçoria numër pesë: udhëheqës i cili pushton. Ky është ai udhëheqës i cili pushton gjithçka përreth vetes së tij me aftësitë që posedon. Udhëheqësi duhet të jetë sikurse Omer ibn Hattabi (radijAllahuanhu), kur në një rast iu tha shokëve të tij: “A dëshironi diçka?”, e pasi çdo njëri prej tyre shprehu dëshirën për diçka, Omer ibn
el-Hatabi (r.a.) tha: “Unë dëshiroj një shtëpi që do të ishte përplot (me burra) sikurse Ebu Ubejdi dhe Salim ebu Hudhejife.

Veçoria numër gjashtë: udhëheqësi që është i qëndrueshëm.
Udhëheqësi medoemos duhet të jetë durimtar gjatë realizimit të ëndrrës së tij. Udhëheqësi duhet të jetë i shkathët, të ketë një strategji dhe vizion të qartë. Po ashtu, udhëheqësi duhet të dijë se puna mundimplote e cila nuk bëhet me vizion, shndërrohet në skllavëri, ndërsa vetë vizioni pa një punë mundimplote mbetet vetëm një ëndërr e parealizuar. Vizioni im karakterizohet me punën praktike që ngadalë do të realizohet për arsye se vizioni im është fryt i entuziazmit tim që e lëviz dhe e liron energjinë time.

Pyetje: Cili baba është më i miri?
Babai numër një: është babai i cili i bërtet të birit të tij dhe i thotë: “Kryeje detyrën tënde”, e më pas largohet nga i biri. (Ky është shembulli i robërimit ose mënyra ku nuk ekziston vizioni).

Babai numër dy: i bërtet të birit të tij: “Ngrihu dhe realizo qëllimin tënd”. (Ky është shembulli për ëndrrën e shkretë, për vizionin i cili nuk përmban ndonjë plan praktik).

Babai numër tre: i thotë të birit të tij: “Detyra jote është që ta kryesh obligimin, sepse mësimi dhe përsëritja është rruga e drejtë për t’i realizuar planet dhe qëllimet e tua”. (Ky është shembulli i vizionit të cilin e përcjell plani praktik i punës dhe realizimit).

Veçoria numër shtatë: udhëheqës i cili stimulon. Për çfarë arsye dhjetëra e qindra kompani nuk arrijnë që t’i realizojnë planet e tyre të parapara? Vallë, a nuk ke dëgjuar për kompanitë të cilat nuk iu ndihmojnë të punësuarve të tyre?! Udhëheqësi i cili nxit është ai i cili i ndihmon anëtarët e vet ekipit të tij në kreativitet dhe në inovacione, i ndihmon në lindjen dhe në lirimin e energjisë së re tek ata. Kështu pra, ai i orienton drejt rezultateve të suksesshnme.

Shembulli më i mirë i sotëm se si duhet t’i nxisim dhe t’i japim kurajë ekipit tonë të punës vjen pikërisht nga themelet e ekonomisë
Megjithatë, në ekonominë e sotme nuk ka vend për miqësi të ngushtë ose për mëshirë; në bazë të këtyre rregullave ndoshta do të mundesh të blesh fjalët dhe intelektin e disa individëve, mirëpo dije mirë se në atë menyrë asnjëherë nuk do të mund t’i blesh zemrat dhe miqësinë e tyre.

Këtu do t’u paraqesim nxitjet më të rëndësishme për njeriun, sipas teorisë së njërit prej psikologëve më eminentë, të quajtur Maslow.

Këto forma të stimulimeve, ai i ka ndarë në pesë nevoja njerëzore:
Nevoja e njeriut për t’u respektuar;
Nevoja e njeriut për besim;
Nevoja e njeriut për t’u ndier pjesë e diqkaje;
Nevoja e njeriut për plotësimin e dëshirave;
Nevoja fiziologjike.

Atëherë kur të arrish në mënyrë të drejtë dhe korrekte plotësimin e këtyre nevojave në shpirtrat e njerëzve të tjerë, atëherë ata do të mahniten në mënyrë të papërshkruar.
Veçoria numër tetë: udhëheqësi i vlefshëm. Udhëheqësi duhet të ndikojë që të punohet në mënyrën më të vlefshme dhe më të mirë.

Po ashtu, ai duhet të ndikojë që të gjithë anëtarët e ekipit të kënaqen me punën dhe frymën ekipore e harmonike. Gjithashtu, udhëheqësi duhet të kërkojë mendimin e atyre që janë përreth tij.

Veçoria numër nëntë: udhëheqësi i lë të tjerët të kenë duar të lira. Ai duhet t’iu ofrojë të tjerëve që të marrin pjesë në sukses.
Ai duhet t’iu ofrojë atyre hapësirë që vetë ata të logjikojnë dhe të sjellin vendime. Udhëheqësi duhet të bëjë që ata të cilët i udhëheq ta ndiejnë dhe ta marrin përgjegjësinë për atë që bëjnë, si dhe duhet t’u mundësojë anëtarëve të tij kushte të volitshme për punë, e assesi t’iu ofrojë punë të sigurt dhe pa kokëçarje.

Veqoria numër dhjetë: udhëheqësi zemërgjerë. Ai duhet t’iu sigurojë atyre të cilët i udhëheq mbështetje sa më të vogël. Ai duhet t’ua bëjë me dije atyre të cilët i udhëheq që të presin sa më pak ndihmë për punët e mëdha, por edhe për punët e vogla. Udhëheqësi duhet të sigurojë logjistikë të domosdoshme për një punë të caktuar, duhet t’i stimulojë anëtarët e tij që të ndërmarrin iniciativë dhe përgjegjësi individuale. Gjithashtu, udhëheqësi i ekipit duhet t’iu sigurojë anëtarëve të tij të ekipit kushte të atilla që ata vetë të mund ta ndiejnë rolin e udhëheqësit dhe ta ndiejnë dashurinë dhe ndihmën reciproke.

PUSHIM PËR TË MOS BESUAR

Në revistën USA TODAY është publikuar studimi i një ankete të realizuar me disa biznesmenë, për atë se çfarë mendojnë ata për kërkesat dhe nevojat e të punësuarve të tyre. Rezultati i kësaj ankete ishte kjo që vijon:

Numër një: të punësuarve iu nevojiten paga të larta;
Numër dy: të punësuarve iu nevojitet punë e sigurt; dhe
Numër tre: të punësuarve iu nevojiten raste dhe kushte për progresin dhe përparimin e tyre.

Mirëpo, pasi që të punësuarve iu është parashtruar e njëjta pyetje, përgjigjja ishte kjo që vijon:
pagat e larta ishin në vendin e shtatë;
rastet dhe kushtet për progres dhe përparim ishin në vendin e dymbëdhjetë;
puna e sigurt ishte në vendin e trembëdhjetë.

Nevoja primare për ta kishte qenë puna ku do të kënaqeshin;
nevoja numër dy për të punësuarit ishte ajo që t’iu vlerësohej dhe merrej parasysh rezultati dhe të arriturat e tyre në punë;
nevoja numër tre për të punësuarit ishte ajo që ata të ndiheshin se ishin bashkëpunëtorë të vërtetë në sjelljen e vendimeve.

E drejta e çdo punëtori në kompaninë Toledo është që të përfitohet shuma deri më 500 dollarë amerikanë në cilindo projekt eksperimental për të cilin ai konsideron se mund ta përmirësojë prodhimin, e pastaj të mos e ketë të domosdoshme të marrë leje nga drejtoria për atë projekt.

Veçoria numër njëmbëdhjetë: udhëheqësi i cili e obligon veten që do të jetë anëtari ekipit. Ai duhet të ofrojë kontributin e tij në punën e përbashkët së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit të cilin ai e udheheq: Gjithashtu, udhëheqësi i ekipit duhet që t’i bindë anëtarët e tij për parullën: “Së bashku jemi dhe në vështirësi, edhe në gëzime, së bashku fitojmë dhe së bashku humbim”.

Veçoria numër dymbëdhjetë: udhëheqësi i cili gëzon mirëkuptim. Ai duhet t’iu ofrojë anëtarëve të ekipit të tij raste për të mësuar dhe duhet t’i anashkalojë gabimet e tyre, mirëpo nuk duhet të lejojë që të përsëriten të njëjtat gabime. Po ashtu, ai duhet t’ua lejojë anëtarëve të tij shprehjen e ambicieve dhe qëllimeve të tyre.

Veçoria numër trembëdhjetë: udhëheqësi që nxit përparimin.
Ai duhet t’i stimulojë anëtarët e ekipit të tij për progres dhe përparim.
Ai duhet t’iu lejojë atyre që vetë ata ta dominojnë vetveten e tyre. Të arriturat e tij flasin për të dhe ai duhet medoemos të jetë i dashur tek të gjithë anëtarët.

Veçoria numër katërmbëdhjetë: udhëheqësi i cili i respekton bashkëpunëtorët e tij. Ai duhet që anëtarëve të ekipit të tij t’iu shprehë sinqerisht falënderime, respekt, si dhe lëvdata për vlerat e tyre. Ata duhen respektuar, madje duhen respektuar edhe detyrimet e tyre dhe takimet e realizuara.

Veçoria numër pesëmbëdhjetë: udhëheqësi i cili shpjegon në mënyrë precize. Ai duhet që anëtarëve të ekipit te tij të punës t’ua tregojë vlerat e vërteta, si dhe t’iu tregojë se çka është e rëndësishme, per çfarë luftojnë dhe pse angazhohen ata. Detyrë e tij është që ta shpjegojë në mënyrë të saktë dhe të plotë vizionin, strategjinë, qëllimet dhe planet e tij. Kështu që ai do ta informojë në mënyrë mjaft efikase dhe korrekte ekipin e tij dhe do t’ua parashtrojë atyre dituritë dhe informacionet e duhura.

PUSHIM PRANË REKLAMAVE

Disa nga kompanitë publikojnë konkurs për vendin e punës së drejtorit, gjë që paraqet një rast të ri në sferën e politikës redaktuese.
Si kusht për drejtor të ri kërkohet:
përmirësimi i parullës dyert janë të hapura. Nga drejtori i ri kërkojmë që t’i hapë dyert, t’i mbyllë veshët e tij në mënyrë efikase dhe të plotë, si dhe t’i presë të gjitha rrugët të cilët shpien deri te zemra e tij; të përmirësohet parulla kulla e lartë e mendjemadhësisë. Nga drejtori i ri kërkojmë që t’i dijë të gjitha gjërat dhe ta përcjellë në mënyrë konsekuente politikën ‘unë dhe askush me’. Dëshirojmë drejtor i cili e ka shlyer nga fjalori i tij fjalën: ‘Unë nuk e di’. Dëshirojmë një drejtor i cili do të ndjekë pikërisht politikën e mënjanimit dhe eliminimit të të gjithë individëve të cilët do t’i dalin në rrugë.

Kjo kompani, në princip kërkon atë që nuk dashuron askënd dhe që nuk dashurohet nga askush; pra kërkohet ai të cilit nuk i bëhet asnjëherë e tepërt zhurma, shtypja dhe keqtrajtimi i të punësuarve.
Ja, një i këtillë do të mund të gjendet vetëm në klubin e të urryerve.

Veçoria numër gjashtëmbëdhjetë: udhëheqësi i cili mendon.
Ai duhet të mbajë llogari për mbledhjen e të gjitha informacioneve, ashtu që te logjikojë dhe mendojë hollësisht për to. Udheheqësi i ekipit duhet të planifikojë dhe ndërtojë imazhin dhe shenjën njohëse të ekipit të tij; ai duhet të jetë novator dhe duhet të ofrojë vazhdimisht inovacione, duher të jetë kreativ dhe ambicioz, ashtu që t’i përmirësojë rezultatet e ekipit të tij. Udhëheqësi i ekipit medoemos duhet të jetë personalitet i cili planifikon dhe i çon përpara teoritë e mira, teoritë të cilat posedojë dimensionin e tyre strategjik dhe që sigurojnë sukses për ta. Gjithashtu, udhëheqësi i një ekipi duhet ta dashurojë të menduarit që ka të bëjë me ndryshimin aktual të gjendjes drejt më të mirës dhe më efikases.

Veçoria numër shtatëmbëdhjetë: udhëheqësi i cili lëviz. Udhëheqësi ka për obligim të kujdeset për ndërtimin e personalitetit dhe karakterit të anëtarëve të ekipit të tij dhe ai duhet t’iu ndihmojë individëve me qëllim që të përparojnë drejt zhvillimit, e kështu të gëzojnë mundësi për përsosje. Udhëheqësi i një ekipi orvatet që të sillet ndaj anëtarëve të tij sikurse me individët të cilët posedojnë energji dhe potenciale shumë të fuqishme që duhet të lirohen në mënyrë të drejtë. Detyra e vërtetë e udhëheqësit të një ekipi është edhe që ai ta njohë energjinë dhe potencialin e fshehur (tek anëtarët e ekipit të tij) e kështu t’i orientojë ato drejt rezultateve më të mira. Veprat e tij janë më të zëshme dhe më prezente se sa fjalët e tij. Udhëheqësi i një ekipi duhet të jetë shembull i cili duhet të ndiqet nga të tjerët.

Veçoria numër tetëmbëdhjetë: udhëheqësi i cili lë gjurmë. Udhëheqësi i një ekipi duhet rë përsoset në shkathtësitë e dëgjimit të anëtarëve të ekipit të tij. Ai duhet ta përsosë të kuptuarit e gjuhës së
ndjenjave dhe duhet t’i kuptojë të tjerët para se ata ta kërkojnë një gjë të tillë prej tij. Udhëheqësi duhet të besojë se suksesi i individit është edhe sukses i ekipit; udhëheqësi duhet të flasë për vlerat dhe parimet e vërteta. Ai duhet të jetë personalitet i cili do të posedojë aftësi dhe
shkathtësi të mëdha shpirtërore, siç janë vetëpërmbajtja, durimi, të kuptuarit e të tjerëve, bashkëpunimi me të tjerët krahas gabimeve të
tyre, etj. Dhe udhëheqësi i suksesshëm i një ekipi, thjesht, duhet të mendojë mirë dhe në mënyrë pozitive për anëtarët e ekipit të tij.
Veçoria numër nëntëmbëdhjetë: udhëheqësi i cili është i qartë. Ai duhet t’ua tregojë të tjerëve vlerat dhe parimet e tij të vërteta dhe ata duhet t’iu përmbahen dhe t’i praktikojnë ato. Assesi nuk guxojmë ta rrënojmë atë që është ndërtuar. Udhëheqësi duhet ta publikojë planin e tij; vizioni dhe udhëzimet e tij duhet të jenë të qarta edhe
për të tjerët. Zakonisht, udhëheqësi korrekt i një ekipi duhet të jetë i qartë dhe preciz, e assesi i komplikuar dhe i paqartë. Asgjë nuk duhet të mbetet e fshehur për ekipin e tij. Udhëheqësi i vërtetë duhet të ndjekë politikën e hapur dhe politikën e gatishmërisë së vërtetë për
marrëveshje; ai duhet medoemos t’i dëgjojë anëtarët e ekipit të tij. Udhëheqësi i suksesshëm duhet medoemos të ketë raporte të qarta dhe komunikim të qartë me anëtarët e tij, ashtu që vërtet të ndikojë tek ata dhe të lërë gjurmë pozitive pas vetes së tij.
Veçoria numër njëzet: udhëheqësi i guximshëm. Ai duhet të pranojë në mënyrë të guximshme se edhe ai posedon dobësitë e tij. Thjesht, duhet medoemos ta mësojë dhe ta përsërisë vazhdimisht fjalën: “Unë jam i paditur”, e assesi nuk guxon të jetë njëri nga ata që i fsheh mangësitë e tij, e as nga ata që zemërohet nga gabimet e tij. Udheheqësi i suksesshëm i ekipit të tij duhet të jetë i guximshëm, ashtu që anëtarëve të ekipit të tij t’ua lejojë lirinë për t’u orvatur dhe për të gabuar ai medoemos duhet të jetë i gatshëm të mësojë nga ekipi i tij ai medoemos duhet të jetë vazhdimisht i disponuar dhe i buzëqeshur, e nëse ndonjëri e hidhëron, atëherë ai duhet t’ia kthejë me falët: “Ju faleminderit”. Udhëheqësi i vërtetë duhet të sjellë iniciativa. Ai duhet të jetë i ndjeshëm ndaj përgjegjësisë, e assesi t’i kritikojë vetëm të tjerët. Udhëheqësi i vërtetë duhet të dijë se kur ai e ngre gishtin e tij tregues me qëllim që ti qortojë të tjerët, atëherë le ta dijë se gishtat e tjerë të tij qëndrojnë kundër tij. Udhëheqësi i vërtetë i ekipit të tij duhet të jetë i guximshëm që të mos u shkaktojë fatkeqësi dhe dhembje të tjerëve, përkundrazi, udhëheqësi i vërtetë i ekipit duhet të jetë ai i cili do të mund ta mbajë dhe durojë edhe goditjen.

PAUZË PËR PUSHIM

Proklamatë: Nëse të thuhet se gjithçka rrjedh shumë lehtë sipas planit, atëherë ji i sigurt se je duke dëgjuar ose ndonjë tepër të marrë, ose ndonjë tepër gënjeshtar.
Mbytja e lejuar: Ajo që është më vrasëse ndaj moralit dhe mentalitetit të njerëzve të tjerë, si dhe fatkeqësia më e madhe që mund të ndodhë, është që njerëzit të futen në një mision të rëndësishëm pa ndonjë përgatitje paraprake, si dhe pa diturinë dhe njohurinë e nevojshme për atë se si duhet të realizohet ai mision.
A mund të besosh se kompania hotelierike Ritz Carlton përgjegjësinë në sjellen e vendimeve për shpenzimet në shumë deri më 2000 dollarë ia besoi një të punësuari të ri, e që të mos kërkojë
pajtueshmëri për të, e as që do të kërkojë përgjegjësi po qe se ai plan ose projekt nuk realizohet me sukses.
Veçoria numër njëzetenjë: udhëheqësi optimist. Ai duhet të ketë dijeni për teorinë e kallamit kinez, duhet të dijë vlerën e vërtetë të tokës dhe mjeshtërinë e mbjelljes së farërave. Udheheqësi optimist i ekipit duhet të dijë se si hidhet plehu dhe uji dhe se si mbrohen të mbjellat nga ndonjë sëmundje eventuale. Udhëheqësi korrekt i ekipit
duhet të jetë durimtar dhe optimist, e jo të vërsulet drejt rezultateve dhe fryteve, sepse udhëheqësi është ai i cili e di vlerën e vërtetë të
optimizmit të tij dhe është ai që duhet ta dijë se suksesi përfundimtar dhe fryti i vërtetë do të vijë në fund. Ky është ligji i mbjelljes me optimizëm i cili shkëlqen sikurse dielli.

SHTATË KARAKTERISTIKA TË EKIPIT I CILI ËSHTË I FUQISHËM SI KËSHTJELLA

Karakteristika numër një: punë me qëllim

Domethënie
Së pari duhet të përcaktohet qëllimi, e më pas secilit anëtar duhet t’i përcaktohet roli i tij në mënyrë mjaft të qartë dhe precize, e kështu në fund së bashku të arrihet deri në cakun e planifikuar. Shembulli me i mirë për kërë është ekipi i futbollit. Lojtarët e ekipit të futbollit janë kompaktë, të përgatitur dhe synojnë vetëm drejt një qellimi, e ajo është fitorja.

Karakteristika numër dy: mosekzistimi i egoizmit

Domethënie
Rezultatet të cilat i realizon një ekip, në të vërtetë, janë rezultate të çdo pjesëtari të ekipit dhe ata e përdorin parullën dhe e përcjellin moton NE… e assesi atë UNË.

Karakteristika numër tre: çdo anëtari ekipit e plotëson tjetrin, e nuk është oponent i tij

Domethënie
Ekziston një proverb i njohur amerikan i cili thotë: “Nëse pajtohesh çdoherë dhe pa kurrfarë kushti me kryetarin tënd, atëherë ji i sigurt se njëri prej jush nuk ka ilaç”. Është e domosdoshme që
secili anëtar i ekipit të posedojë vlerën e tij të qartë. Sërish shembulli më i mirë është ekipi i futbollit: gjatë ndeshjes futbollistike në një portë nuk mbrojnë dy portierë.

Karakteristika numër katër: motivi kryesor është suksesi

Domethënie
Karakteristikë e ekipit që është i fuqishëm sikurse një kështjelli është se anëtarët e tij flasin pak. Madje është e kundërta, karakteristikë e tyre është se ata idetë dhe teoritë e tyre i zbatojnë në vepra, në realitet, që të arrijnë rezultate të përbashkëta përmes kreativitetit dhe shkathtësive në ekip. Ata nuk ua vënë veshin rezultateve sipërfaqësore dhe rezultateve të përkohshme.

Karakteristika numër pesë:  kënaqësi në ndihmën dhe frymën ekipore

Domethënie
Parulla e ekipit që është i fuqishëm sikurse një kështjellë është besimi.
Besimi është vlera e vërtetë, e assesi ndjenjat dhe simpatia.
Besimi është një karakteristikë e cila nuk posedon formën e saj, përkundrazi, besimi është boshti i veprave tona.

Besimi është krediti themelor në zemrat tona. Suksesi i çdo ekipi është suksesi në shtigje të gjata; anëtarët e tij e ruajnë me fanatizëm frymën e tyre të vërtetë, si dhe ndihmën ndaj të tjerëve. Ata i mbrojnë me vendosmëri anëtarët e ekipit të tyre.
Besimi është burim; besimi nxit dhe stimulon që anëtarët e ekipit të veprojnë dhe punojnë së bashku, madje edhe të bashkëpunojnë përmes ndjenjave dhe simpative reciproke.

Karakteristika numër gjashtë: çdo anëtar i ekipit, krahas roleve të tyre të ndryshme në ekip, gëzon të drejta të barabarta

Domethënie
Të drejtat e barabarta në ekip nuk do të thotë edhe paga të barabarta, por e drejtë e barabartë në respekt, vlerësim.

Karakteristika numër shtatë: qasje e lirë në informacionet dhe në të dhënat të cilat i përkasin ekipit

Domethënie
Të ekzistuarit e ndonjë fshehtësie argumenton mosekzistimin e besimit. Është njëlloj sikur shpirti të durojë diçka që nuk mund ta bartë, sepse shpirti dëshiron që ta njohë të panjohurën. Ndërsa ekipi që është i fuqishëm sikurse një kështjellë nuk ka ndonjë fshehtësi ndermjet anëtarëve të tij; sinqeriteti i tyre dhe lidhjet e drejtpërdrejta ndërmjet tyre nuk kanë kufij.

Pauzë me qëllim që të theksojmë një shembull i cili duhet ndjekur

Njërën nga gratë e fisit Benu Abdi-ddar e kishin informuar se bashkëshorti i saj, vëllai dhe biri i saj kishin renë dëshmorë (shehidë) në një betejë, e ajo pyeste: “Cfarë ndodhi me të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem”?
lu përgjigjën: “Ai është mirë”. Ajo ua ktheu: “Çdo fatkeqësi përveç teje, o i Dërguari i Allahut, është e parëndësishme”.

Çfarë shembulli mahnitës i një gruaje të devotshme dhe besimtare për një ekip pune, ku zemrat do të dridheshin! Në një ekip të këtillë zemrat janë përgatitur dhe të mbjellat janë ujitur me ujë nën udhëheqjen e njeriut dhe edukatorit më të përpiktë – nën udhëheqjen e Muhamedit (salAllahu alejhi ves sel-lem).
Ky është shembulli i vetëm dhe më praktik për ngritjen e gjeneratës e cila do të arrijë sukses në shekullin e njëzetenjëtë.

TAKIMI NUMËR TRE

Suksesi ka të dashuruarit dhe ithtarët e tij… Suksesi e ka skalitur thellë gjurmën e tij në shpirtrat e atyre të cilët flasin për suksesin.
Duhet ditur se ekzistojnë suksese të mëdha, si edhe suksese të përkohshme. Megjithatë, suksesi në shekullin e njëzetenjëtë ngërthen shijen, sharmin, aromën dhe bukurinë e tij të veçantë. Prandaj, për një kohë do të dalim në stacionin me titull “Ata flasin për suksesin”.

Në kapitujt e këtij lloji do të paraqesim alfabetin e suksesit përmes shembullit të njerëzve të cilët kanë pasur role kyçe dhe të individëve të cilët kanë arritur rezultate të konsiderueshme, dituri dhe përvojë, ashtu që të kenë dobi të gjithë ata të cilët dëshirojnë sukses në shekullin e njëzetenjëtë. Do të takohemi me profesorin e nderuar Fejsal ebu el-Hajr, me qëllim që të udhëtojmë me të dhe me vellezërit tanë lexues përmes rrugës së suksesit. Në atë udhëtim bashkudhëtari ynë do të na ofrojë disa këshilla mjaft të dobishme.

DISA NGA FSHEHTËSITË E SUKSESIT NË JETË

“Me të vërtetë, suksesi në jetë vjen vetëm pas ndihmës së Allahut të Lartëmadhëruar. Pikërisht për atë arsye, ne kemi vërejtur se në histori njerëzit e suksesshëm kanë qenë njerëz të cilët posedonin disa veçori dhe karakteristika të përbashkëta, siç janë: dëshira dhe ambiciet për t’i realizuar qëllimet dhe planet e mëdha, të ekzistuarit e vetëbesimit të thellë dhe, në fund, njëra nga karakteristikat e përbashkëta të njerëzve të suksesshëm gjatë historisë ka qenë edhe aftësia dhe shkathtësia për t’i ngritur dhe për t’i ndërtuar virtytet shpirtërore njerëzore.

Po ashtu, është e ditur se ekzistojnë edhe disa faktorë të jashtëm të cilët ndihmojnë në zgjerimin e numrit të njerëzve të suksesshëm në një shoqëri, siç janë p.sh.: rrethi i shëndoshë ku jeton, familja e shëndoshë e cila posedon tradita të bukura dhe të dobishme, prezenca e disa problemeve të caktuara në një shoqëri, të cilat tek disa individë të asaj shoqërie do ta stimulojnë frymën e të mirës, si dhe të ekzistuarit e stabilitetit shpirtëror tek individët e asaj shoqërie, si dhe te mbarë shoqëria në përgjithësi”.

 

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil