Njohja e ndjenjave të njerëzve dhe empatia: ylli i pestë që duhet kuptuar nga nëntë yjet e suksesit

YLLI NUMËR PESË:
GJUHA E NDJENJËS

Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin Fisnik ka thënë:
“Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai tu shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E Allahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i Fuqishmi, i Urti”. (Ibrahim, 4).

Gjuha e ndjenjës është të dëgjuarit e zërit të
brendshëm dhe fletushkat e fshehura që dalin ;
nga thellësitë e shpirtit. Ajo është gjuha që hesht, gjuha e cila iu sijell të tjerëve ndjenjën e butësisë, ndjenjën e ngrohtësisë krahas errësirës së jetës dhe konflikteve të vazhdueshme të cilat ndodhin në thellësitë e shpirtrave njerëzorë. Gjuha e ndjenjës është njeriu në rrugën ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes.

Gjuha e ndjenjës është njeriu i cili tregon se ku ka qenë dhe si ka qenë. Ajo gjuhë është e uni i brendshëm që trondit karakterin, natyrën, dhe ekzistencen duke thënë: “O njerëz, na kuptoni”!
Thërret duke bërtitur: “Ju lutem mos më injoroni”. Ato janë zëra të ankesës dhe zëra të cilat janë të dhembshëm.
Gjuha e ndjenjës është gjuhë e butësisë, ajo është gjuhë botërore të cilën ne nuk dimë ta përdorim kur jemi në konfilikte dhe në polemika; ajo është guha botërore të cilen e harrojmë në kohën kur e kemi më të nevojshme për ta përdorur, sepse ajo gjuhë paraqet thellësinë e frymës njerëzore dhe të asaj që është më e vlefshme te njeriu.

TRE SHKATHTËSI PËR NJOHJEN E NDJENJAVE TË NJERIUT

Njohja e gjuhës së ndjenjave do ta lehtësojë së tepërmi punën e vendosjes dhe përmirësimit të raporteve ndërmjet njerëzve, si dhe do të sjellë me vete edhe përgjigje ndaj problemeve të paraqitura. Duhet ta dimë se ndjenjat e një fëmije ndryshojnë nga ndjenjat e një djaloshi të ri; ato janë ndryshe edhe në krahasim me ndjenjat e një nevojtari; gjithashtu, ndjenjat e një mashkulli janë të ndryshme në raport me ndjenjat e një gruaje. Gjatë përsosmërisë së shkathtësisë dhe diturisë së gjuhës së ndjenjës, arrijmë raporte të shkëlqyera dhe të begata ndërmjet njerëzve. Me të vërtetë, hyrja në botën e ndjenjave sjell me vete afërsi të vërtetë, përforcim të vërtetë të lidhjeve dhe gëzon përkrahje edhe nga shumë njerëz të tjerë. Atëherë njerëzit e tjerë do ta vërejnë dhe do ta ndiejnë se atyre iu është dhuruar dashuri e vërtetë, dashuri e cila është esencë e ekzistimit, dashuri e cila i pushton zemrat dhe që sjell siguri dhe besim për të gjithë njerëzit. Bëhu i sigurt se tre shkathtësitë dhe dituritë vijuese, që kanë të bëjnë me ndjenjat njerëzore, do të të ndihmojnë në përsosmëri, si dhe me ndihmën e tyre do ta përvetësosh më lehtë gjuhën e ndjenjave, e ato janë:

  • kupto, ashtu që edhe të tjerët të të kuptojnë;
  • heshtja e thellë;
  • dialogu efektiv.

Këtu do të flasim më hollësisht për shkathtësinë e parë dhe të dytë, si dhe për diturinë, ndërsa shkathtësia e tretë është shenjë për yje, atë medoemos duhet ta bësh vetë. Nuk ke zgjidhje tjetër.

KUPTO, ASHTU QË EDHE TË TJERËT TË TË KUPTOJNË!

Me të vërtetë, raportet e mira ndër-njerëzore janë hallka më e rëndësishme në zinxhirin e sukseseve. Ne, me të vërtetë, pjesën më të madhe të kohës e kalojmë duke pasur raporte me njerëzit e tjerë, megjithatë në numrin më të madh të atyre raporteve mund të qëndrojë titulli:
Jo, nuk më ke kuptuar”. Shumica e njerëzve kërkojnë nga të tjerët që t’i kuptojnë, ndërsa vetë ata nuk dëshirojnë të bëjnë asnjë hap në atë drejtim, ndërkohë që dëshirojnë të kuptohen nga njerëzit e tjerë.

Me të vërtetë, kjo maksimë është themel i artë: “Kupto, që edhe të tjerët të të kuptojnë.” Të kuptuarit e njerëzve të tjerë – para se gjithash është një njohje e cila gjendet para nesh. Më pas duhet të thellohemi në thellësi dhe të kuptojmë pse ai sillet pikërisht në atë mënyrë.

Ti mund të jesh në gjendje ta ngresh zërin tënd dhe ta tregosh fuqinë tënde dhe, në atë mënyrë, të mendosh se ia ke kaluar dhe ke fituar mbi palën tjetër, se ke qenë më i besueshëm në paraqitjen e fakteve dhe argumenteve, mirëpo pyetja e vërtetë është: A e ke kuptuar në përgjithësi atë? A i ke ndihmuar atij njeriu që të arrijë deri te e vërteta e duhur? T’i paraqitesh sikur problemi qëndron tek unë, sikur më respekton, megjithatë, pyetja e vërtetë është: “Pse ti nuk më kupton mua assesi?” Gjithçka që vjen prej teje është dërdëllisje e vërtetë, e unë nuk kam besim në aso gjërash. Te kuptuarit e vërtetë është pjesë e rëndësishme e çdo njeriu. Pasi të gjendet ajo pjesë, atëherë pason përsosja e raporteve të shkëlqyera me të tjerët. Ajo është pjesa për të cilën na ka mësuar Allahu i Lartëmadhëruar se për çfarë arsye na e dërgoi Muhamedin salallahu alejhi ue selem. Allahu në Kuranin Fisnik ka thënë: “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajijet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.” (et-Tevbe, 128).

Shih se si në ajetin e sipërshënuar thuhet nga lloji i juaj, që është pjesë nga ju. Në këtë ajet të Kur’anit Fisnik nuk është thënë i juaj, por që është nga lloji i juaj, ndonjëri që është pjesë e juaja. Problemi i rëndë dhe problem nga i cili vuajmë të gjithë së bashku, është injoranca jonë pas së cilës anojnë njerëzit e tjerë. Kjo padituri dhe kjo
prepotencë janë shkaqet e vërteta që njerëzit i drejtohen njëri-tjetrit me fjalët: “Jo, nuk më ke kuptuar”.

PASI QË T’I KUPTOJMË TË TJERËT

Do te jemi më të aftit për të ndikuar dhe për t’i bindur

Pasi të futemi në portat e shpirtit, pasi të fillojmë t’i kuptojmë sjelljet e të tjerëve dhe të fillojmë t’i lexojmë ata ndërmjet rreshtave, pikërisht atëherë mund t’i kuptojmë të tjerët në mënyrë korrekte dhe të vërtetë dhe mund të ndikojmë tek ata. Atëherë ti do ta shtrish autoritetin tënd tek të tjerët për shkak se je futur në thellësi dhe nuk
ke mashtruar duke hyrë në problemet e të tjerëve vetëm në mënyrë formale dhe sipërfaqësore. Vetëm atëherë do të arrihen ndjenjat reciproke dhe vetëm atëherë të tjerët do ta kuptojnë se ne, me të vërterë, i duam seriozisht ata.

Do të jemi më sentimentalë me ata

Të kuptuarit e vërtetë të njerëzve të tjerë kërkon edhe që të jemi të ndjeshëm ndaj tyre. Pasi të besosh tek bashkëpunimi me deshirat, prirjet dhe shpirtrat e njerëzve, ateherë të qenët i ndjeshëm ndaj shpirtrave njerëzorë të obligon që të mos i shohësh të tjerët si një numër të rëndomtë dhe si një mjet përmes së cilëve ti do të përfitosh të mira materiale dhe çfarëdo rezultatesh. Përkundrazi, ajo ndjeshmëri ndaj të tjerëve të rekomandon qe të të sillesh ndaj tyre në mënyrë të shkëlqyer, në mënyrë korrekte, pa kurrfarë interesash dhe në mënyrë mjaft të logjikshme. Pra, ky është shpirti njerëzor. Kjo është esenca.
Pasi që të mundësh t’i njohësh zërat – sepse zëri i brendshëmi një gruaje nuk është i njëjtë sikurse zëri i brendshëm i një burri – pra, ato janë zëra të cilat nuk flasin.
Nëse je në afërsi, po qe se pala tjetër me barra dhe brenga është në një situatë të vështirë apo nën një trysni shpirtërore, atëherë ti do të mund ta kuptosh atë, sepse ajo reflektohet edhe në fytyrat e tyre.
Transmetohet se Malik ibn el-Huvejrisi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Shkova tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem me një grup të rinjsh, pothuajse të të njëjtës moshë dhe qëndruam tek ai njëzet ditë e njëzet net. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ishte përplot mëshirë, butësi dhe sjellje të mirë. Pasi e kuptoi se ne ishim nostalgjikë, pra se ne e ndienim mungesën e anëtarëve të familjeve tona, na pyeti se cilët kemi lënë pas nesh. Ne i treguam, e ai na tha: “Kthehuni tek tuajit, qëndroni me ata, mësojini ata…” (Buhariu, 631 dhe Muslimi, 674).

Të qeshim me sinqeritet nga thellësia e shpirtit

Njëri nga eseistët më të mëdhenj anglezë, Xhozef Edison, ka thenë:
“Të qeshurit për njeriun është sikurse dielli për lulen. Me të vërtetë, të qeshurit është dukuri e rrallë. Edhe pse të qeshurit nuk na kushton asgjë, megjithatë atëherë kur të qeshurit është dukuri e rregullt gjatë jetës, të qeshurit sjell me vete edhe ndjenja të bukura dhe gjurmë të shkëlqyeshme në jetën tonë. Shpejt dhe papritmas të qeshurit bëhet pjesë e jotja dhe, thjesht, futet në shpirtin tënd dhe të bën që të ndihesh i bukur dhe i gëzuar. Për atë shkak, në emisionet e radiove që kanë karakter edukativ, nga studentët kërkohet që të jenë vazhdimisht të buzëqeshur në rastin kur e përdorin mikrofonin, edhe pse organizatorët e emisionit janë të vetëdijshëm se dëgjuesit e emisionit nuk mund t’i shohin ata, e as buzëqeshjen e tyre. Arsyeja qëndron në atë se kur ndonjëri flet i buzëqeshur, njëkohësisht edhe zëri i tij deri tek dëgjuesit do të arrijë i këndshëm dhe i ngrohtë.”

Kjo buzëqeshje nuk do të zgjasë më shumë se një shikim, mirëpo ajo do të mbetet në kujtesë deri në fund të jetës. Ndoshta ti mund të blesh ndonjë buzëqeshje të rremë dhe të devijuar, mirëpo ji i sigurt se asnjëherë nuk do të mund ta blesh buzëqeshjen e sinqertë që vjen nga thellesitë e shpirtit dhe thellësitë e zemrës. Ajo është buzëqeshja që buron nga zemra, dhe që vjen si rezultat i të kuptuarit të të tjerëve, që vjen si rezultat i dashurisë reciproke ndërmjet njerëzve. Me të vërtetë, mashtrimi dhe gënjeshtra nuk do të ndikojnë tek njerëzit e tjerë, përkundrazi, vetëm ndjenja e sinqertë ndaj tyre mund të ketë ndikim tek ta. Xhozef E. Kenedi në një libër të tij ka thënë: “Mësohu që të qeshësh me sinqeritet, të qeshësh nga thellësitë e shpirtit tënd, sepse të qeshurit është ndjenjë e brendshme, e nuk është diç e jashtme, diç që shihet në fytyrën tënde.”

T’IU JAPIM RAST QË TË SHPREHEN

Të kuptuarit e vërtetë të njerëzve të tjerë sjell një përgatitje dhe frymë të shkëlqyer, si dhe aftësinë për tua mënjanuar barrën e rëndë të cilën e bartin. Pikërisht kjo frymë ndihmon që të tejkalohen pengesat, që gjërat sekrete të mbeten sekrete, që të vendoset komunikim në relacionin shpirt-shpirt, sepse dije mirë se nevoja më e madhe e njeriut të sotëm është pikërisht mbijetesa shpirtërore, që njeriu të mbetet i respektuar, që ai të vlerësohet dhe të gëzojë besim në vete. A e dini këtë, ju vëllezërit e mi në fe?
Dijeni mirë se sot njerëzit vuajnë nga ngufatja shpirtërore, nga ngufatja e brendshme… Njerëzit e sotëm kanë nevojë se kush do t’ua hapë zemrat, veshët dhe kush do t’iu kushtojë kujdes dhe kohë.
Pikërisht kjo çështje është ajo që e nxori Halid Ibn Velidin nga injoranca dhe mosbesimi dhe e solli në besimin islam. Është pikërisht ajo pyetje e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, që doli nga të kuptuarit e thellë dhe të sinqertë, kur ai tha: “Ku është Halidi? Nuk është askush si Halidi, e që nuk e ka pranuar Islamin“.
Me të vërtetë ky është shembulli i një pyetjeje të vërtetë, që del nga të kuptuarit e vërtetë dhe të sinqertë. Kjo është pyetja që e nxiti Halid ibn Velidin për ta pranuar Islamin.

Së pari konstato diagnozën, e më pas shëro

Paramendoje veten se vuan nga të parit e dobët dhe se, më në fund, ke vendosur ta vizitosh mjekun që është specialist për sëmundjet e syve me qëllim që të të ndihmojë. Përderisa ti je duke i shpjeguar mjekut problemet me shikimin e dobët, mjeku i heq syzat e tij dhe t’i ofron ty duke të thënë: “Merri këto syza, sepse unë i kam përdorur dhjetë vite dhe vërtet më kanë ndihmuar. Unë kam syza të tjera në shtëpi dhe ti barti këto”. Ti e ke dëgjuar mjekun, ndërsa problemi vetëm se të është shtuar më shumë. Ndërsa mjeku i habitur e ka pyetur edhe veten: “Ku qëndron problemi këtu”? Këto syza mua më
kanë shërbyer për shumë kohë”!
Më pas mjeku të thotë: “Orvatu edhe një herë, pse kundërshton menjëherë: ‘Nuk i dëshiroj këto syza’. Sa jo falënderues je, pas gjithë kësaj që kam bërë për të të ndihmuar”.
Në fund pyete vetveten se: a do ta kishe vizituar më këtë mjek!?
Kjo që theksova më lart tregon një skenë mjaft qesharake. A e di se kjo skenë ka të bëjë me një numër të madh njerëzish që gjenden përreth nesh dhe me të gjithë ata ndaj të cilëve kemi obligime?

Kjo skenë i dedikohet edhe të gjithë profesionalistëve. Dije mirë se po qe se nuk posedon në vete një të kuptuar të sinqertë për njerëzit e tjerë, nuk do të jesh në gjendje që t’ua përcaktosh diagnozën e saktë dhe të duhur, e as që do të mund t’ua ofrosh ilaçin e duhur dhe adekuat. Në atë rast do të bëhesh sikurse mjeku i revistës, sikurse mjeku mashtrues të cilin lexuesit e pyesin, ndërsa ai iu përgjigjet vetëm
përmes shkrimit, e nga ana tjetër assesi nuk i ka parë ata pacientë e as që i ka kontrolluar ata. Megjithatë, njerëzit të cilët dëshirojnë shkathtsinë e suksesit janë mjekë të vërtetë dhe ata nuk iu rekomandojnë njerëzve me diabet ilaçet që janë për mushkëri, që do të thotë se nuk iu japin ilaçe që nuk do tju bëjnë dobi.

Me të vërtetë, dhënia e ilaçeve para se të konstatohet diagnoza është sikurse detyrimi i njerëzve që të dashurojnë me dhunë diçka, detyrimi i ndonjë mendimi apo qëndrimi të caktuar pa kurrfarë ndjenjash.
Të kuptuarit e vërtetë të tjetrit ka për rezultat vetëm atë që është
e mirë dhe e drejtë dhe vetëm në atë mënyrë mund ta zgjerosh dhe ta përforcosh besimin tënd tek njerëzit e tjerë.

ÇKA DUHET TË BËJMË QË TI KUPTOJMË TË TJERËT?

Orvatu që të tjerët ta ndiejnë se ti i respekton dhe i vlerëson

Orvatu me sjelljet e tua që njerëzit ta ndiejnë se janë të barabartë, se vërtet të gjithë janë bijtë e Ademit (alejhisselam). Le të dinë se të gjithë janë nga e njëjta rrënja, se nuk janë mjete dhe vegla të rëndomta. Mosrespektimi dhe mosvlerësimi i qenieve të tjera njerëzore është një gabim shumë i madh të cilin njerëzit nuk e falin, ndërsa pasojat reflektohen në vështirësitë dhe brengat shpirtërore.
Le të shohim se çfarë ka thënë Omeri r.a.: “Kur ju po i robëroni njerëzit, pasi që nënat e tyre i kanë lindur të lirë?”

Njerëzve duhet t’ua japim të drejtat e tyre, por edhe detyrimet e tyre. Njerëzve duhet t’ia kthejmë karakteristikën e humbur shpirtërore, që është besimi. Mos i lejo vetvetes tënde që ata të ndihen sikur keqpërdoren, apo sikur ti i shtrydh aftësitë dhe shkathtësitë e tyre.
Shenja e respektit dhe e vlerësimit ndaj të tjerëve është kur ti sillesh ndaj të gjithëve me fisnikëri dhe me një sjellje të moralshme, si ndaj atyre që janë më të rinj se ti, ashtu edhe ndaj atyre që janë me pozitë shumë më të ulët se ti. Sjellja duhet të shfaqet përmes fjalëve të këndshme dhe moralit fisnik. Shembulli më i mirë për këtë është fjala e shërbëtorit të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem i cili ka thënë:
“I kam shërbyer të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem dhjetë vite dhe asnjëherë nuk më ka thënë as “uh’, e as që ndonjëherë më ka thënë diçka për atë që e kam bërë: Pse e ke bërë ate? E as që ndonjëherë më ka thënë për diçka që nuk e kam bërë: Pse nuk e ke bërë atë”?(Muslimi,2309)

Shenjë e respektit ndaj njerëzve është edhe që të pyesësh për njerëzit, për gjendjen dhe për shëndetin e tyre, pra që të mos i margjinalizosh ata. Ja, kjo është ajo karakteristikë e humbur në shoqërinë tonë: të respektuarit e të gjithë njerëzve pa dallim ngjyre, prejardhjeje, pasurie etj. Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin Fisnik ka thënë:
“Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i
vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam?. (el-Isra, 70).

Përcaktoi vetes pozicionin që e meriton

Supozo se ke blerë një veturë të re dhe derisa ke qenë duke e ngarë të ndodh një aksident automobilistik. Me të dalë nga automobili takohesh me shoferin i cili ka qenë pjesëmarrës në aksident. Ai të kërkon falje dhe thotë se pikërisht ishte duke ardhur nga spitali ku kishte marrë lajmin për vdekjen e babait të tij! Si do të ndiheshe ti në një situatë të këtillë? Pse ndjenjat e tua do të ndryshonin menjëherë? Fshehtësia e ndryshimit të këtillë të shpejtë të ndjenjave të tua qëndron në faktin se ti e vendose veten në lëkurën e tij, gjegjësisht në lëkurën e shoferit tjetër që shkaktoi aksidentin ndaj veturës tënde
të re. Natyrisht, ti do të duhet t’i shprehësh ngushëllime, e një gjë të këtillë do të mund ta arrish vetëm nëse largohesh nga kulla e mendjemadhësisë, po qe se bëhesh njeri i ndjeshëm dhe po qe se e ndien atë që e ndien edhe ai. Ibn Hazmi ka thënë: “Kush dëshiron të bëhet i drejtë, duhet ta vendosë vetveten në lëkurën e tjetrit.”

Një detyrë mjaft e rëndësishme për ne është që të mësojmë se si duhet të sillemi në harmoni me natyrën njerëzore, e assesi kundër saj. Per këtë na flet edhe një proverb kinez mjaft dobiprurës i cili thotë: “Nuk do ta kuptosh njeriun pranë teje përderisa nuk ec me këpucët e tij njëmijë hapa”. Me të vërtetë, të kuptuarit e vërtetë buron nga ndjenjat dhe atëherë sinqeriteti njerëzor do ta mënjanojë numrin më të madh të problemeve me të cilat ballafaqohet. Tre të katërtat e vështirësive të kësaj bote do të eliminoheshin po qe se secili prej nesh do ta vinte veten në lëkurën e tjetrit me të cilin kundërshtohet dhe me të cilin nuk pajtohet. Kjo duhet bërë me qëllim që të kuptohet në mënyrë korrekte dhe të vërtetë gjendja dhe qëndrimi i tjetrit.
Kjo është gjurma të cilën e la pas vetes edhe Gandi, gjurmë të cilën e la me qëlim që, para së gjithash, t’i shëronte problemet e njerëzve.
Muhamedi salallahu alejhi ue selem që ka thënë: “.. e ai i cili dëshiron të shpëtojë nga zjarri i xhehenemit dhe të futet në xhenet, le ta presë momentin e vdekjes si besimtar, duke i besuar Allahut dhe Ditës së Gjykimit dhe le ti vizitojë ata njerëz për të cilët gëzohet kur ata vijnë tek ai.”
(Muslimi, 1844).
Që ta kuptosh tjetrin medoemos duhet ta paramendosh veten të vendosur në lëkurëne tij, e një gjë të atillë do të mund ta arrish vetëm nëse shikon në sytë e tij. Ky është ai shikimi i asaj gruaje mëkatare dhe të shfrenuar e cila e kishte vërejtur dhe e kishte shikuar qenin tepër të etshëm në sy dhe kishte thënë: “Ky ka mbërritur atje ku kam mbërritur edhe unë”, e më pas i dha ujë për të pirë, e kështu e fitoi xhenetin.
(Buhariu, 3321 dhe Muslimi, 2245).

Modestia

Modestia e vërtetë është ajo modesti që buron nga dhembshuria ndaj të tjerëve dhe shprehet nëpërmjet këshillave të drejta. Modestia e shlyen prepotencën dhe mendjemadhësinë dhe, kështu, ti do të arrish t’i kuptosh dhe t’i vlerësosh karakteristikat dhe karakteret e të tjerëve, si dhe synimet e tyre. Në këtë mënyrë do të mund t’i respektosh të arriturat e të tjerëve, gjë të cilën ti nuk ke qenë në gjendje ta realizosh.
Kështu që modestia të nxit që ta mësosh në mënyrë të sinqertë atë që nuk e ke ditur deri atëherë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të bëhesh prej atyre që edhe janë përmendur në një hadith: “Nuk ka njeri që është modest dhe i devotshëm para Allahut, e që Ai të mos
e lartesojë”. (Muslimi, 2287).

Që ti t’i kuptosh të tjerët :

Me qëllim që t’i kuptoni të tjerët, ju nevojiten këto:
duhet të silleni në mënyrë të urtë dhe të logjikshme, si dhe t’i analizoni sjelljet me mjaft precizitet dhe në mënyrë të hollësishme;
duhet të ekzistojë guxim në thënien e shprehjes: “Më falni’, fjalë e cila tanimë nuk ekziston prej një kohe shumë të gjatë në fjalorët tanë;
duhet të dimë të bëjmë dallimin ndërmjet individëve; duhet të dimë se cilën gjuhë duhet të përdorim ndaj personit përkatës.
Prandaj, paramendoje veten tënde në shkallët e suksesit dhe përsosu në gjuhën e dhembshurisë dhe në gjuhën e të kuptuarit të sinqertë të të tjerëve. Pas kësaj, lejo të tjerët që edhe ata të të kuptojnë ty. Bëhu i qartë në shprehje, bëhu i sinqertë në sjelljet ndaj tyre, bëhu i besueshëm në bashkëpunim, bëhu njëri prej atyre që i këshillon të tjerët në mënyrë korrekte dhe të sinqertë, bëhu i kujdesshëm dhe i dhembshur me të tjerët, e këtu do të mund ti t’i ndiesh edhe ndjenjat reciproke nga të tjerët.

Dëgjimi i kujdesshëm

Ai i cili nuk di se si duhet të flasë, ai nuk di edhe se si duhet të dëgjojë. Ndërsa ai i cili nuk di se si të dëgjojë, ai asnjëherë nuk do të mund t’i kuptojë të tjerët. Në revistën Readers Digest thuhet kjo që vijon: “Me të vërtetë, shumë njerëz shkojnë për vizitë tek mjekët jo që të kontrollohen nga ata, por me qëllim që t’i dëgjojnë ata”.
Me të vërtetë, një numër i madh i njerëzve e di mjeshtërinë se si duhet të dëgjohen të tjerët, megjithatë ata e dinë atë vetëm si një karakteristikë, e jo si një veçori praktike e cila duhet zbatuar. Të dëgjuarit e të tjerëve që del nga thellësia e shpirtit, të dëgjuarit që shoqërohet me praktikë është vërtet një dëgjim i dobishëm dhe ai është rezultat i diturisë së vërtetë.

Kur dëgjojmë

Duhet të marrim parasysh shpjegimet dhe argumentet e vërteta, që do të thotë shpjegimet precize. Përmes atyre shpjegimeve bashkëpunojmë me realitetin aktual dhe me individët që gjenden në rrugën tonë.

Shpirti pushon, më saktë, gjatë vërejtjes së ndonjë gjëje të pakëndshme, ose në momentin kur ndien se mendimi i tjetrit është më i mirë dhe më i drejtë, atëherë je i gatshëm ta dëgjosh tjetrin dhe të heqësh dorë nga qëndrimi yt me qëllim që të arrish deri te e vërteta e duhur atëherë shpirti do të qetësohet dhe do të pushojë;
Ta mësojmë parimin: “Ai (Sulejmani) tha: “Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarëť”! (en-Neml, 27).

Kjo është shkathtësia e dëgjimit dhe bindjes reciproke. Duhet ta dish se individi që është para teje është njeri i cili gabon dhe duhet të bindesh për vërtetësinë e informacioneve të cilat arrijnë deri tek ti, me qëllim që në bazë të atyre informatave të ndërtosh qëndrimin tënd të drejtë;
-të kemi kujdes për natyrën njerëzore, e ajo është këshilla e Ebu Derdase (radijAllahu anhu) i cili ka thënë: “Jepu më shumë të drejtë veshëve të tu karshi buzëve të tua, sepse ty të janë dhuruar dy veshë dhe një gojë, me qëllim që më tepër të dëgjosh se sa të flasësh”;
-të mësohemi të jemi të guximshëm, sepse kjo është vlera e vërtetë e fjalës: “Më fal, kam gabuar ndaj teje”. Neve na duhet ta pranojmë gabimin sinqerisht, e jo vetëm në mënyrë formale dhe të rrejshme. Duhet ta pranojmë se në disa situata të caktuara ne mund të bëjmë edhe gabime, vetëm atëherë do të jemi të sinqertë në dëshirën tonë që të ndryshojmë në mënyrën më të mirë dhe vetëm atëherë do të shtohet dashuria e të tjerëve ndaj nesh;
-dhuroja kohën dhe punën tjetrit dhe kështu do të mund ta kuptosh gjendjen dhe fatkeqësinë e tjetrit, Kështu do të mund të konstatosh diagnozën e vërtetë dhe t’i ofrosh ilaçet dhe terapinë e duhur. Disa njerëz refuzojnë të dëgjojnë duke u arsyetuar se dëgjimi iu merr shumë kohë. Mirëpo, prapëseprapë ai dëgjim do të zgjasë shumë më më pak kohë, se sa vite e vite të cilat mund t’i kalojmë duke mos i kuptuar të tjerët në raportet e vështira me ta, sepse duhet ditur se të kuptuarit jo të saktë është pasojë e dëgjimit të keq dhe jokorrekt të individëve të tjerë.

Shembull
Befas fryu një erë e fuqishme dhe i shpërndau fletët e tua nëpër dhomë, e ti i inatosur fillon t’i mbledhësh ato nëpër qoshet e dhomës. Më në fund ti e kuptove se do të kishte qenë shumë më mirë për ty që ti kishe harxhuar disa sekonda të kohës tënde, sa për t’i mbyllur dritaret e dhomës tënde.

Kjo kohë do të të kursente vite e vite të tëra pune që do ti harxhoje për arsyetime të ndryshme dhe për vetëmbrojtje dhe, më në fund, ndoshta përfundimi do të ishte ndërprerja e raporteve me njerëzit.
-Duhet ta lexoj dhe ta dëgjoj porosinë e humbur: ajo është të lexuarit ndërmjet rreshtave. Çdo njeri, përderisa fet ose merr frymë, posedon në brendinë e tij porosinë e humbur;
-Vepro ashtu siç ka këshilluar i Dërguari i Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ue selem atëherë kur gjatë haxhit të lamtumirës i ka thënë Xheririt: “Dëgjoi njerëzit çfarë flasin” (Buhariu, 121 dhe Muslimi, 65).

Kjo është këshilla e vlefshme e të Dërguarit të Allahut salallahualejhi ue selem që na tregon për shkathtësinë e komunikimit dhe vendosjes së raporteve të mira me të tjerët.
-Që të arrihet deri te e vërteta: unë dëgjoj me qëllim që jo vetëm t’i realizoj planet dhe qëllimet e mia, përkundrazi, që të arrij deri te e vërteta. Dije mirë se ndjenjat e tua dhe të drejtat e tua nuk janë aspak më të vlefshme se të drejtat dhe ndjenjat e të tjerëve. Përkundrazi, ata gëzojnë të njëjtat vlera. Megjithatë, e vëreta është ajo që është më e rëndësishme dhe më e nevojshme. Ne synojmë parimin e Omer bin el-Hattabit (radijAllahu anhu) i cili ka thënë: “Asnjëherë nuk jam zënë me ndonjërin, e që nuk kam dëshiruar të flas dhe ta kërkoj vetëm të vërtetën”.
Këtë princip dhe parim e dëshirojmë për të gjurmuar të vërtetën, e jo për ti kënaqur ëndjet tona.

ÇFARË DUHET TË DIMË QË T’I DËGJOJMË TË TJERËT NË MËNYRË KORREKTE?

Duhet ditur se fjala, “Qëllimi im është i sinqertë, nuk e kam për qëllim që..tanimë është një orvatje e harxhuar. Nëse përdor fraza dhe shprehje stereotipe, asnjëherë nuk do të arrish sukses, sepse njerëzit nuk pranojnë kurrfarë orvatjeje mashtrimi dhe falsifikimi: “E sa ishin ata të cilët dëshironin të arrinin ndonjë të mirë, e nuk e arritën atë”.

Ne e dëgjojmë deri në: “…a përfundove?”

Ndoshta mund të dëgjojmë gjithçka që është e mundur, edhe fjalën e shëmtuar dhe të paskrupullt dhe nuk e ndërpresim asnjëherë, e as që e analizojmë, e as që i dallojmë faktet nga ndjenjat. Në një rast, Ata ibn Rebia ia kishte vënë veshin një djaloshi të ri i cili tregonte diçka, të cilin e dëgjonte me vëmendje mjaft të veçantë, madje sikur t’i dëgjonte ato fjalë për herë të parë. Pasi që djaloshi e përfundoi rrëfimin e tij dhe shkoi në punë, ata që ishin prezent aty afër u habitën me sjelljen e Ibn Rebias, i cili iu tha atyre:
“Vallahi, unë me të vërtetë e dija shumë mirë këtë që tha ai, madje shumë kohë para se ai të lindej”.

Heshtje, por e vërtetë

Kjo nënkupton përdorimin e të gjitha organeve, edhe të veshëve, edhe të zemrës, sepse ti dëgjon për shkak të ndjenjës dhe të vërtetës dhe ti e bën atë me durim me qëllim që të arrish deri tek e vërteta e kërkuar. Ti dëgjon me qëllim që vërtet ta kuptoshe më pas ta përdorësh shkathtësinë dhe aftësinë tënde për çështjen në fjalë. Prandaj,
mos u bëj si ata për të cilët Allahu ka thënë:
“Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehenem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët. (el-Araf, 179).
Shihni, veshët e tyre nuk dëgjojnë siç duhet, e ky është shkaku që ata nuk kuptojnë. Fjalët kalojnë nëpër veshë, mirëpo nuk arrijnë në zemër.

Të praktikojmë të dëgjuarit në mënyra të ndryshme

Njerëzit nuk duhen dëgjuar të gjithë në të njëjtën mënyrë. Çdo individ kërkon mënyrën përkatëse të qasjes. Këtë do të mund ta arrish vetëm nëse i percepton dhe i kupton vërtet shpirtrat e njerëzve, sepse disa njerëz dëshirojnë të pyesësh, ndërsa disa të tjerë dëshirojnë që ta
lekundësh kokën… mirëpo nëse qasja dhe mënyra jote ndaj tyre janë çdoherë të njëjta, atëherë edhe rezultati do të jetë çdoherë i njëjti.

Dëgjo me qëllim që ta kuptosh, e jo që të përgatitesh për përgjigje

Keni kujdes këtë: disa dëgjojnë me qëllim që ata të kuptohen nga të tjerët (pasi që të t’iu jepet rasti për të folur), e më pas, natyrisht, assesi nuk orvaten që t’i kuptojnë bashkëbiseduesit e tyre. Ose, ekzistojnë njerëz të cilët dëgjojnë vetëm me qëllim që të përgatiten për t’iu përgjigjur bashkëbiseduesve të tyre.

KËSHILLË E DOBISHME
Atëherë kur njerëzit e tjerë ju kritikojnë ose flasin kundër jush, e më pas mbarojnë, ti përmbaju që të mos përgigjesh dhe të replikosh. Duhet të mësohesh që t’i falënderosh nga zemra, pikërisht atëherë kur njerëzit e tjerë dhe bashkëbiseduesit e tu nuk e presin assesi. Më pas, mos u ngut në marrjen e vendimeve, por jepi vetes edhe më tepër kohë me qëllim të mendosh mirë.
-Pasi që nuk pajtohesh me bashkëbiseduesin tënd, atëherë mos përçmo dhe mos i hidh poshtë qëndrimet e tij dhe assesi mos i trego dhe mos i thekso mangësitë dhe dobësitë e tij.
Respektoje mentalitetin e bashkëbiseduesit tënd, respektoje logjikën dhe qëndrimet e tij.
I Lavdëruar qoftë Allahu i Cili publikoi në Kur’anin Fisnik qëndrimet e atyre që nuk pajtohen me ta, madje publikoi edhe qëndrimet e atyre që shprehën ashpërsi dhe armiqësi ndaj Kur’anit:
“Ata edhe thanë: “Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në xhenet, përveç atij që është jehudi ose i krishterë! Ato janë fantazi të tyre”! Thuaju: “Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë”? (el-Bekare, 111).

Kjo është aftësia e vërtetë dhe shkathtësia e vërtetë e të kuptuarit të mendimeve dhe qëndrimeve të huaja. Këtu shihet gatishmëria për ballafaqimin me qëndrimet e tilla, si dhe gatishmëria për të ofruar argumente dhe fakte vetëm nëse bashkëbiseduesit janë të gatshëm për një gjë të atillë.

Thuaj: “Sikur Mëshiruesi (Allahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër! (Zuhuruf, 81).

Këto janë këshilla nga Zoti i botëve. Ai na mëson neve përmes ajeteve të Tij se si ne duhet të mësohemi në moral të pastër dhe të vërtetë dhe se si duhet ta dëgjojmë ashtu siç duhet palën tjetër. Baza e mendimit perëndimor kur është fjala për dëgjimin dhe heshtjen
– është dobia ime dhe dobia e tij. Megjithatë, kur është fjala për Islamin, bazë dhe themel e këtyre karakteristikave është të kërkuarit dhe arritja deri tek e vërteta. Prandaj, edhe tek ti le të ekzistojë gatishmëria e plotë për të hequr dorë nga qëndrimet e tua, natyrisht, vetëm po që se konstaton se e ke gabim.

Dy themelet e gjuhës së ndjenjës

Cili është qëllimi yt? Pse ti dëgjon? Pse ti kupton? A është shkaku i kësaj që ata duhet t’i realizojnë planet dhe qëllimet e tyre apo diçka tjetër? Pse t’i iu qeshësh të tjerëve… thuaj pse?
Bëhu njëri nga ata që kanë qëllime të sinqerta, bëhu prej atyre të cilët kanë qëllime fisnike. Nëse je nga këta njerëz, atëherë sakrifiko për qëllimin tënd, e nëse jo, atëherë medoemos duhet të veprosh dhe të bashkëpunosh me të tjerët.
E nëse ti je në gjendje që ta mashtrosh dhe tradhtosh tjetrin, atëherë ji i sigurt se nuk do të mund ta mashtrosh veten tënde, e as që do të mund ta mashtrosh ndonjëherë Zotin tënd. Dije mirë se problemi nuk është në formën dhe në dimensionin sipërfaqësor, përkundrazi, problemi qëndron në thellësitë e ndjenjës, në thellësitë e
shpirtit e ajo është e ndërlidhur me qielloren.
Duhet të ndërtohet dëshira e vërtetë për të kuptuarit e ndjenjave dhe sentimentalitetit tek njerëzit, duke e zbukuruar më pas me durim…
“O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut. (Ali Imran, 200).
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ekziston ndonjëri që ka dhënë ndonjë të mirë prej vetes, e që durimi i tij të mos rritet.” (Buhariu, 1469 dhe Muslimi, 1053).

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

Artikulli paraprakNjerëzit, ata janë baza: ylli i katërt që duhet kuptuar nga nëntë yjet e suksesit
Artikulli tjetërVarianti i Redmi Note 9 5G mund të filloj së shpejti në Kinë: A do të ketë ai MediaTek chipset?