Microsoft paketon programet Excel, Word, Powerpoint dhe PDF në një aplikacion të mrekullueshëm

Mbrëmë, Microsoft zbuloi një Office aplikacion të ri që bashkon Excel, Word, Powerpoint dhe PDF në një. Aplikacioni – i disponueshëm tani në Android dhe iOS – është dizajnuar për përdorim celular, me veçori të tilla si nënshkrimi në PDF dhe aftësia për të krijuar një Excel file duke skanuar një tabelë.

Gjithashtu është mjaft impresionuese nga sa mund të bëni me aparatin tuaj të telefonit nga ky aplikacion.Është mjaft e lehtë për të kthyer një ose shumë fotografi në PDF ose në një Word dokument.

Formati Lens gjithashtu ka nën-modele të veçanta për tabelën e bardhë dhe skanimin e dokumenteve. Pra, nëse merrni pjesë në shumë leksione ose takime, ky aplikacion do të mund ta bënte më të lehtë për të marrë shënime pa u munduar shumë.

Poashtu, aplikacioni ju lejon të merrni shënime, një lloj si ato që dëshironi ti mbani në Google Keep.  Ju mund të shënoni tekstin, të krijoni lista dhe të bashkëngjitni imazhe.  Pra, edhe nëse nuk jeni zhytur në botën e Microsoft Office, aplikacioni mund t’ju ndihmojë në shumë situata kur duhet të dërgoni ose nënshkruani shpejt një dokument.

Kompania hapi mundësinë për testim në iOS, por për shkak të kufizimit të Testflight (platformës së provës së Apple) prej 10,000 përdoruesve, hapësirat u zunë shumë shpejt.  Nëse keni një telefon Android, mund të drejtoheni te kjo faqe këtu dhe të ndiqni udhëzimet për të provuar aplikacionin e ri. /thenextweb/

  

Artikulli paraprakArkivi i Internetit po e bën Wikipedia-n më të besueshme
Artikulli tjetërTë alarmuar nga Libra, BE të shikoj në lëshimin e monedhës dixhitale publike: projekti