Pak gjëra janë më të bezdisshme sesa të keni një vonesë të papritur në trafik.
Fatmirësisht, serviset moderne të hartave janë përgjithësisht mjaft të mira për t’ju
paralajmëruar për pengesat në rrugë, por dikush duhet t’i raportojë ato incidente së
pari. Tani Google po e lehtëson këtë.
Përditësimi prek më së shumti përdoruesit e iOS, pasi disa veçori të raportimit të trafikut ishin tashmë të disponueshëm në Android. Përdoruesit e iPhone tani do të jenë në gjendje të raportojnë incidente,kurthe të shpejtësisë dhe ngadalësime të trafikut nga ekrani i navigimit të hartave. Thjesht shtypni mbi ‘+’ dhe zgjidhni kategorinë e duhur nga disa ikona varësisht prej llojit të incidentit.
E re për të dyja platformat, Google po shton katër lloje të reja të incidenteve në trafik. Përveç atyre më sipër, përdoruesit e Android tani mund të paralajmërojnë edhe drejtuesit e tjerë për ndërtimet në rrugë, mbylljet e korsive, automjetet me aftësi të kufizuara dhe mbeturinat/pengesat në rrugë.
Këto karakteristika do të përfshihen globalisht në Android dhe iOS këtë javë. /thenextweb