Apple thotë që 50% e IPhone-ve janë tashmë në IOS 13

iOS 13 po gjen shfrytëzim në shumë pajisje të Apple

iOS 13 i Apple mund të ketë nisur vetëm muajin e kaluar, por tashmë është duke u përdorur  në një numër të konsiderueshëm të përdoruesve të iPhone-ve.

Në një postim mbështetës të azhurnuar për zhvilluesit në App Store, Apple zbuloi se, nga 15 tetori, programi i tij i fundit mobil është në 55% të të gjitha pajisjeve iPhone të prezantuara në katër vitet e fundit dhe në 50% të të gjithë iPhone-ve në përgjithësi. Afërsisht 40% e iPhone-ve janë ende në iOS 12 (si në katër vitet e fundit ashtu edhe në përgjithësi), ndërsa pak nën 10% në secilën kategori po shfrytëzojnë një version të hershëm të iOS.

Apple thotë këto shifra jipen nga matjet në App Store. Versioni i parë i iOS 13 u lançua me 19 shtator, ndërsa iPadOS dhe iOS 13.1 u lançuan me 24 shtator. Shkalla e adoptimit është e krahasueshme me kalimin e vitit të kaluar në iOS 12, i cili gjithashtu arriti 50% brenda vetëm një muaji.

Nga ana e iPad-ve, 41% e tyre të prezantuar në katër vitet e fundit kanë bërë tashmë kalimin në iPadOS në krahasim me 51% që mbeten në iOS 12 prej vitit të kaluar. Kur shikoni në të gjitha iPad-et, 33% janë në programin më të fundit, 51 % janë në iOS 12 dhe 16% janë në versionet e mëparshëm të iOS.

iPadOS është versioni i përqendruar i iPad iOS 13. Ndërsa i posedon shumë nga përmirësimet sikur iOS 13 i iPhone.

Sipas StatCounter, e cila ndjek aksionet e tregut, Android 9 Pie ishte gati nën  33% e pajisjeve Android në të gjithë botën gati një vit pas lëshimit të tij, i ndjekur nga Android 8.1 Oreo, i cili ishte në pak më shumë se 16% të pajisjeve që nga shtatori i këtij viti.

Është  e paqartë se sa pajisje janë aktualisht në versionin e fundit të Android, Android 10, të cilin Google i lançoi në pajisjet Pixel me 3 shtator. /cnet

Artikulli paraprakMënyra të reja për të raportuar incidente trafiku në Google Maps
Artikulli tjetërMicrosoft informon përdoruesit e Windows 7 Pro për përfundimin e mbështetjes