Kamata (pj.6) | Arsyet e Islamit për ndalimin e sistemit të kamatës

Arsyet e Islamit për ndalimin e sistemit të kamatës

Urtësia e parë nga i Urti i Madhëruar për të lejuar apo për të ndaluar diçka është bindja dhe zbatimi i urdhërave tij.Allahu xh.sh e ka ndaluar kamatën dhe ai është ai i cili është i Urti dhe i Gjithëdijshmi.Ndalimi i kamatës është  i argumentuar nga tekstet Kuranore dhe të sunetit dhe nuk është e thënë që të gjitha detyrimet duhet të jenë të ditura për krijesat.Për këtë arsye duhet të jemi të prerë në ndalimin e kamatës edhe nëse nuk kemi dijeni rreth urtësisë që fshihet pas kësaj ndalese!!

Është vërtetuar tashmë prej aktiviteteve ekonomike se sistemi i interesave(kamatës)është një problem i vërtetë për njerëzimin në të gjitha aspektet e jetës së tij ekonomike,sociale dhe edukative.Kamata është egërsira e cila prish ç’do vlerë të vlevshme të një shoqërie dhe do të mundohemi shkurtimisht të sqarojmë disa prej efekteve negative vrasëse nga të gjitha anët:

 

1- Ana etike dhe edukative

Praktikimi i kamatës sjell prishjen e ndjesisë së njeriut,edukatën dhe ndjenjat e tij përkundrejt muslimanëve për shkak të mbizotërimit të shpirtit të zhvatjes,pangopësisë dhe aventurës në të menduar dhe në të punuar,sepse e gjithë përkudesja është përqëndruar mbi orentimin e kapitalit për të realizuar fitimin edhe sikur këtë kapital ta investojë në ato invesitime më fimprurëse duke kërkuar kështu vetëm fitim e garantuar.Ai shpejton hapat drejt atij investimi pa lodhje dhe pa mund,gjë qe e bën të kërkoje rehatinë duke parapëlqyer largimin nga përgjegjësia e humbjes,një barrë kjo që i mbetet vetëm debitorit(boxhmarrësit).

Nuk ka dyshim se në Islam pasuria e njeriut është e garantuar ashtu siç ruhet e mbrohet gjaku i tij,kështu që askujt nuk i lejohet të marrë pasurinë e dikujt pa asnjë kompesim apo kundërvlerë.Ai përson që shet një derhem me dy derhemë[1]të tjerë  në në çast apo pas një afati kohor ka përfitur një derhem më tepër pa asnjë lloj kompesimi duke shkelur kështu paprekshmërinë e pasurisë së të tjerëve.Shfrytëzimi i të varfërit nga  i pasuri është një vepër që nuk e pranon edukata e lartë dhe shpirti venitet duke parë këtë fatkeqësi dhe këtë shfrytëzim të situatës së të dobëtit në nevojë për para duke i imponuar atij fitimet qe ai dëshiron dhe duke i kërkuar në një farë mënyre të përulet dhe të verë në pah dobësinë e tij.Ky veprim bie në kundërshtim me bazat e sjelljes dhe të edukatës së lartë për të cilën bën thirrje Islami.

Për këtë arsye vemë re se direktivat e Islamit e ngrenë lart vendin që zë borxhi pa interes,borxh i cili nuk përmban kamatë,madje ai zë një vend më të lartë se ai i lëmoshës.Transmetohet në Hadith se i dërguari i Allahut a.s pa të shkruajtur në portën e xhenetit natën e Israsë se lëmosha shpërblehet me dhjetë të tilla dhe borxhi me tetëdhjetë të tilla dhe iu drejtuar xhibrilit:“Përse borxhi është më i mirë se lëmosha?Ai i tha:Sepse lypësi lyp edhe kur ka,kurse borxhliu nuk kërkon vetëm se kur është në nevojë“[2]

 

2- Ana sociale

Kamata është një akt që mbjell urretje dhe dëshpërime në shpirtra,sepse  i varfëri i cili ka marrë borxh ndjen dhimbje dhe e urren njerëzimin kur shikon të pasurinë dhe frytet e mundit të tij të shkojnë tek i pasuri padrejtësisht dhe si rrezultat i natyrshëm do të jetë prerja e punëve të mira mes njerëzve,sepse borxhi nuk do të jipet vëtëm se me kamatë dhe kjo bie ndesh me me mësimet e Islamit të cilat bëjnë thirrje për të afruar shpirtrat drejt mirësisë,lëmoshës,borxhit dhe bashkëpunimit për të bërë vepra të mira dhe për tu teguar të devotshëm para Allahut.

Ashtu siç është kamata një padrejtësi,gjithashtu edhe moskthimi kapitalit(borxhit)është padrejtësi.Qëllimi i ndalimit të kamatës është ndalimi i padrejrësisë“ juve ju përket vetëm kapitali juaj,kështu nuk bëni dhe nuk ju bëhet padrejtësi”(El-bekare 279)dhe padrejtësia këtu është mëse e qartë,sepse kamata e detyron borxhmarrësin të kthejë borxhin në situata të vështira për të,gjë që e bën atë të pranojë të shtojë vlerën borxhit në kompesim të afatit së shtyrë dhe kjo shtesë është e madhe nëse krahasohet me kapitalin fillestar.

 

3- Ana ekonomike

Dhënia borxh me kamatë paralizon kapitalin për të kërkuar rrugën e tij drejt sipërmarrjeve të dobishme të cilat i shërbejnë shoqërisë qoftë këto buqësore,tregëtare apo industiriale,për shkak se nëse kreditori(borxhdhënësi)siguron një fitim të lëhtë nuk do të ketë nevojë të investojë pasurinë e tij në sipërmarrje të cilat njohin edhe fitim edhe humbjen,kështu që kamata i ndalon njerëzit me të vërtetë për të shfrytëqzuar fitimet dhe kjo do të shkaktojë përhapjen e papunësisë,sepse interesat e njerëzëve nuk mund të sistemohen vetëm se me realizimin e fititmeve dhe punës tek sipërmarrjet tregëtare,buqësore apo industriale të cilat kamata i paralizon.Kjo është njëra anë,kurse nga ana tjetër kreditori gjithmon fiton,kurse debitori(borxhmarrësi)është i ekspozuar ndaj humbjes dhe fititmit njëkohësisht,gjë që do të thotë se pasuria në fund të fundit do të përfundojë në xhepat e kreditorit,si pasojë kamata ndihmon që pasuritë të kanalizohen dhe të drejtohen drejt një drejtimi të vetëm që janë kreditorët ose posejduesit e kapitaleve duke u përqëndruar kjo pasuri tek të pasurit,gjë që sjell diferencën madhore midis të pasurëve dhe të varfëreve.Si rrezultat llogjik e të gjithë kësaj mund të konkludojmë se kush posejdon kapitalin posejdon gjithashtu realisht edhe ekonominë e një shoqërie,duke i kthyer prodhuesit në çirakë që punojnë në llogari të posejduesëve të kapitaleve,gjë e cila është mjaft e qartë tek bankat dhe kompanitë me kapital.

Duhet shtuar gjithashtu se përqindja e interesit (kamatës)paralizon rritjen ekonomike sepse ajo paralizon lëvizjen e kapitalit drejt investimeve në liri të plotë,e nëse kjo pengesë do të eleminohej kapitali do të lëviste dhe do të rritej shpejt.

Ajo që është më e ulet dhe e hidhur është fakti se shoqëria me gjithë pjestarët e saj do të përballonte peshën e interesave te kamatës në mënyrë indirekte,gjë e cila bëhet e qartë tek çmimet e mallrave të ndryshëm,sepse prodhuesi do ti shtojë çmimet si pasojë e kamatës e cila duhet ti paguhet kreditorit,gjë që sjell si rrezultat që nevojtarët dhe të varfërit të përballojnë edhe peshën e interesit.Gjithashtu shoqeria përballon edhe peshën e borxheve të shtetit me kamatë në formën e shtimit të taksave.

Pra,me një fjalë kamata prish sistemin natyral dhe bën punën vegël të kapitalit,sepse borxhliu i garanton bordhënësit kapitalin e tij,plus pjesën  e tij të fitimit pa qënë ky i fundit pjesëmarrës në humbje.Borxhdhënësi (kreditori)shton kapitalin e tij pa u përballur me rrezikun ose punën,për këtë qëllim ndalimi i kamatës do të korrigjonte pozicionin e kapitalit dhe punës si rrugë e lejuar për të fituar.

Në këtë fushë,disa i atribojnë kamatës atë që ka realizuar sot qytetërimi bashkohar prej civilizimit dhe shpirtit i cili ngrihet mbi materien dhe sakrificën për hir të saj.Kjo bëri që shumë prej vendeve të tërhiqeshin drejt luftave,përleshjeve dhe fatkeqësive për të shfrytëzuar punëtorët dhe biznesmenët,si rrezultat i një superprodhimi i cili solli akumulimin e pasurive dhe kursimeve të vogla njera mbi tjetrën duke i vënë në punë nëpërmjet kamatës,gjë që solli që kapitalistët te ndienin veten zot dhe punëtorët të ktheheshin në një gradë më të vogël se dheu i tokës[3] ,i bëri pasuritë e popullit plaçkë për shtetet kapitaliste të cilat i përdorën për prodhimine armëve,shkarërrimin dhe zhdukjen.Nuk do të ketë shpëtim nga kjo gjëndje vetëm duke  iu kthyer sistemit tolerant të Islamit i cili ngrihet mbi bazën e mëshirës dhe bashkëpunimit dhe ndalimit të kamatës rreptësisht,gjë që sjell inkurajim për punën dhe investimin e pasurive,transformim e tyre pa akumulim dhe realizimin e rishpërndarjes së drejtë të tyre nëpërmjet trashëgimisë,zekatit,lëmoshave dhe dëmshpërblimeve në mënyrë që të mos jenë të përqëndruara por të shpërndara mes njerëzëve e që të mos mbizotërojë mbi këto pasuri një grup i vogël njerëzish nëpërmjet saj(kamatës).[4]

 

Marrë nga libri “Kamata, lufta me Allahun”

Përkthyer nga Genc Plumbi, Shtëpia botuese “JEHONA” – Tiranë


[1] -Derhem quhet monedha e argjëndit e përdorur në periudhën e të dërguarit të Alahut a.s e më pas.

[2] -Transmeton Ibnu Maxheh.

[3] -Bankat dhe veprimet bankare D.Garib El-Xhemal.

[4] -Sh.p:rishpërndarja e pasurisë ose i të ardhurave është një operacion  mëse i nevojshem ne ç’do ekonomi të botës,pasi kështu realizohet ngritja e nivelit të jetësë së atyre që nuk kanë pasur mundësinë të fitojnë aq sai mjafton për të bërë nje jetë normale.Për të realizuar këtë rishpëdarje të pasurisë që do të thotë marrja e një pjese të pasurisë nga të pasurit për tia dhënë njerëzëve në nevojë Islami ka përdorur shumë mekanizma siç është zekari,sadekatë etj.Për fat të keq kamata luan një rroj negativ në këtë aspekt sepse ajo realizon mbledhjen e pasurisë në kah të kundërt nga të varfërit drejt të pasurëve,pra prish këtë mekanizmin të rishpërndarjes së të ardhurave që është mëse i domozdoshëm.Në ekonomitë kapitaliste rishpëndarja e të ardhurave realizohet me forma të tjera jo të përshtatshme siç janë taksat e shumë llojshme,ndihma sociale,sigurimet etj.

Artikulli paraprakVazhdimësia e betejave
Artikulli tjetërFMN: Nëse nuk jemi në gjendje të mbrojmë ndjenjën e mbijetesës dhe të solidaritetit do të mbeten “njerëz në rrugë”