Ja çfarë bën Malajzia për baballarët e rinj

Banka CIMB e Malajzisë ka vendosur tu jap pushim me pagesë për një muaj të gjithë punonjësve që bëhen baballarë.

Në vendimin e lëshuar së fundmi, thuhet se baballarët që punojnë me bankë kanë nevojë që të kalojnë më shumë kohë me të posalindurin e tyre dhe të ndajnë përgjegjësitë prindërore me nënën e cila ka nevojë për ndihmë.

Pushimi i paguar i atësisë do të rritet nga tre ditët në një muaj (30 ditë kalendarike radhazi), tha banka në një deklaratë.

Zyrtari kryesor i grupit CIMB Datuk Hamidah Naziadin tha se kompania shpreson që me pushimin e atësisë, stafi i kualifikuar do të ketë një lidhje më të fortë me familje dhe të jetë në gjendje të ofrojë një rol mbështetës prindëror.

“Mirëpritja e një fëmije në familje është përvojë e gëzueshme dhe e jashtëzakonshme veçanërisht për prindërit e rinj. CIMB dëshiron që stafi të mos e humbasë këtë rast.”

Malajzia është një prej vendeve aziatike që po shënon ngritje të paparë ekonomike përmes sektorit të ekonomisë, industrisë dhe së fundmi turizmit. Sektori i ushqimeve halal dhe bankave/mikroinstitucioneve pa kamatë është prej më fitimprurësve dhe të sigurtëve. /MESAZHI/

 

Artikulli paraprakErdoğan: Rritja ekonomike e Turqisë disave u ka prishur të gjitha planet
Artikulli tjetërArabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në vitin 2016