7 GJËRA QË PUNONJËSVE TUAJ JU DUHEN MË SË SHUMTI

Harroni rritjen e rrogës dhe beneficionett. Ato natyrisht janë shumë të rëndësishme, por jo gjithmonë janë pikërisht gjërat që iu nevojiten stafit tuaj të punës.
Rritja dhe zgjerimi i biznesit është sikur kur e bleni një shtëpi më të madhe se ajo që keni për t’u ndier më komod. Bizneset e suksesshme zakonisht janë më të përkushtuar që t’i paguajnë më mirë punonjësit. Por, pagat më të larta nuk bëjnë që punonjësit që në mënyrë automatike t’i kryejnë punët në një nivel më të avancuar.
Përkushtimi, etika e punës dhe motivimi janë elemente që nuk bazohen në nivelin e pagës. Por në të shumtën e rasteve janë shumë më të vlefshme se sa paga! Andaj duhet pasur kujdes, punonjësit tuaj mund të kenë nevojë më shumë për këtë lloj përkujdesje se sa për nivelin e pagës që ia jepni.
1. Liria! Bazimi në praktikat më të mira mund të krijojnë përsosmëri në menaxhim dhe udhëheqësi të biznesit. Por nuk është e nevojshme që për çdo rast gjithmonë të ndiqet një praktikë e caktuar. Liria është definicioni më i mirë për të shprehur një nevojë të punonjësve të ketij shekulli. Liria për të pasur autonomi mbi krijimin dhe punën që bën është një kënaqësi e llojit të veçantë. Por, liria në këtë koncept nënkupton edhe lirinë  e të punësuarve tuaj për të punuar në ato mënyra që ato ndihen më produktiv.
2. Synimet! Qëllimet krijojnë sensin e përkushtimit. Ndihmoni kolegët apo punonjësit që bashkë të përcaktoni qëllimet apo cakun e përbashkët ku doni të arrini. Pa një qëllim të mirë, puna është vetëm punë. Pa vizion! Dështon!
3. Misioni! Të gjithë ndjehemi si pjesë e diçkaje më të madhe. Secili vuan të jetë një ditë ‘më i miri’ ose ‘më kryesori’ në punën që bën. Kjo ndjenjë poashtu kultivon qëllimin dhe misionin. Bëni punonjësit tuaj ta kuptojnë se çfarë dëshironi të arrini me punën e tyre, për biznesin, klientët apo komunitetin. Dhe nëse është e mundur, lejoni ata që të krijojnë  ‘pak’ mision të vetin. Punonjësit e shtojnë kujdesin ndaj punës  edhe më shumë kur dihet se çfarë ju intereson juve si epror i tyre dhe pse.
4. Pritjet! Secila punë apo çdo biznes ka rritjet e rëniet e tij. Me rëndësi është të definohen pritjet e tij në një afat të caktuar kohor. Mos kritikoni punonjësit tuaj se janë të ngadalshëm, nëse nuk ua keni qartësuar që në fillim pritjet nga puna e tij. Pak gjëra janë më pak stresuese sesa kur e dini që nga minuta në minutë shefi juaj është duke pritur të mbaroni një punë me rëndësi.
5. Lidhja! Relacioni me punonjësit nuk ndërtohet vetëm në takimet e punës. Një fjalë e mirë, një diskutim i shkurtër në lidhje më familjen, miqtë, etj janë këto moment individuale janë shumë më të rëndësishme  se sa takimet formale.
6. Konsistenca! Secili punonjës ka personalitet të ndryshëm nga tjetri. Ju duhet ta trajtoni secilin punonjës ndryshe, por secilin në mënyrë të drejtë dhe njerëzore. Komunikimi i mirë dhe fleksibil është faktor kyç për të ruajtur konsistencën me secilin.
7. E ardhmja! Çdo punonjës shpreson që puna e tij ka potencialin e mjaftueshëm që ta avancojë atë në punën që bën, pavarësisht a do të mbetet gjatë në atë pozitë apo jo. Me rëndësi është e ardhmja e profesionit nga përvoja që keni marrë. E ardhmja juaj si punonjës në një vend pune që nuk i përkisni atij profesioni, mund t’ju sjell një pozitë pikërisht në lidhje me përvojën apo përgatitjen shkollore. Kurrë nuk i dihet!
Artikulli paraprak10 këshilla për ditën e parë të punës
Artikulli tjetërPasurimi përmes tenderëve